fetva

RRETH DORËZIMIT TË MENJËHERSHËM NË NDËRRIMIN E PARAVE

PYETJA: Ju lutem që, sipas mundësisë, të na sqaroni dispozitën e sheriatit në transaksionin vijues të cilin e praktikojnë disa banka islame përkitazi me shitjen dhe blerjen e disa valutave të huaja.
Lus All-llahun e Madhërishëm që t’ju ndihmojë dhe t’ju përforcojë në të vërtetën nga e cila përfiton Islami dhe muslimanët.   
Përshkrimi i transaksionit:
1. Banka islame e përcakton valutën të cilën don ta blejë përmes ekraneve televizive të cilët janë të lidhur drejpërdrejt me berzat e vendeve të ndryshme, fjala vjen Nju Jorkut, Londrës, Tokios etj. (Të themi si shembull banka e përcaktuar për valutë - dollarin).
2. Të supozojmë se banka islame ka patur për qëllim të blejë dollarë amerikanë nga një bankë britaneze. Në këtë rast banka islame patjetër duhet t’i shet bankës bitaneze valutë tjetër, fjala vjen markën gjermane. Supozojmë se dollari amerikan është i barabartë me tre marka gjermane. Kështu, banka islame blen një milion dollarë duke i shitur bankës britaneze tre milion marka.
3. Pas përcaktimit të valutës së blerë dhe valutës së shitur nga ana e bankës islame dhe bankës britaneze, banka islame e përcakton bankën që do ta përfaqësojë në Amerikë, fjala vjen “Banc of America”. Kjo, ngase banka britaneze e porosit bankën e vet që e përfaqëson në Amerikë që ta paguaj sasinë e përcaktuar, gjegjësisht një milion dollarë t’i paguajë në llogari të bankës islame. Të njejtin veprim e bën edhe banka britaneze, gjegjësisht e përcakton bankën që e përfaqëson në Gjermani, fjala vjen “Frankfurt Banc”. Kjo në mënyrë që banka islame të mund ta porosit bankën që e përfaqëson në Gjermani t’i paguajë tre milion marka në llogari të bankës britaneze.
4. Pas përcaktimit të valutave transaksionuese dhe bankave të autorizuara, realizohet dorëzim-pranimi i sasisë së përcaktuar - edhe atë duke kaluar në llogaritë e të dy bankave. Realisht pranim-dorëzimi nuk kryhet në të njejtin moment, por kjo procedurë kryhet brenda 48 orë pune - dy ditë pune. Kështu është sistemi i punës së bankave në botë dhe kjo shitje quhet shitja e menjëhershme apo në dorë, e nëse ndodh që kjo procedurë të ndodh gjatë fundjavës, pranim dorëzimi kryhet brenda 96 orë pune.
Me fjalë tjera, nëse kontrata ndërmjet bankës islame dhe bankës britaneze kryhet në ora dhjetë paradite ditën e hënë, pranim-dorëzimi bëhet brenda dy ditësh nga data e kontratës dhe maksimum deri në ditën e mërkurë deri ora dhjetë në mëngjes. Mirëpo nëse kjo bie në fund të javës, gjë që tek ata është dita e shtunë dhe e diel, dorëzim-pranimi do të kryhet brenda katër ditë pune, gjegjësisht për 96 orë.
Me rëndësi është të theksojmë se pranim-dorëzimi mund të bëhet në të njëjtin moment, të bëhen edhe pas një apo dy ore, por ka mundësi të bëhet edhe pas 40 orësh me kusht që mos t’i tejkalojë në asnjë mënyrë 48 orë, sepse pas këtij termini shitja konsiderohet e vonuar e jo e menjëhershme sipas praksës ndëkombëtare në transaksione.
Kërkoj përgjigje, All-llahu ju ndihmoftë.

PËRGJIGJJA: Esselamu Alejkum Ve Rahmetullahi Ve Berekatuhu…
Për sa i përket biznisit të disa bankave islame në ndërrimin e valutave, do të përgjigjem shkurtimisht, me shpresë që përgjigja të jetë e qartë dhe e mjaftueshme:
Në të drejtën islame ekziston një parim i qartë i konfirmuar në hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] përkitazi me transaksionin e gjashtë llojeve të njohura dhe ndërrimin e tyre mes vete, gjegjësisht shitblerja duhet të bëhet dorë në dorë.
Nisur nga ky parim, nuk lejohet vonimi në kontratat e shitjes së valutave, por patjetër dorëzimi të bëhet në vend, sikur që pohon për këtë hadithi i transmentuar prej Ibën Omerit për shitësit: “Të ndahen pasi të kenë kryer çdo gjë”.
Mirëpo, dorëzimi nuk është trajtë konstante, por dorëzimi i sendeve varet nga natyra e vet sendit, ndërkaq sheriati përcaktimin e shumë gjërave jo decide ia ka lënë traditës së njerëzve, siç folën për këtë Ibën Kudame dhe të tjerë, e në këtë fushë bën pjesë edhe dorëzimi i sendeve të shitura.
Për këtë, pasi dorëzimi i menjëhershëm praktikohet sipas mënyrës që përmende dhe me këtë dallon prej shitjes së vonuar, atëherë ky dorëzim juridikisht është i rregullt dhe për këtë vlejnë dispozitat e lidhura për dorëzimin të parapara me sheriat. Realizimi i dorëzimit konform domosdoshmërisë së procedurave bashkëkohore, kjo domosdoshmëri nuk duhet të tejkalohet, andaj banka islame nuk lejohet të t’i shesë valutat e blera pa mos i pronësuar realisht dhe praktikisht.
Suksesi varet prej All-llahut.
Shko te faqja: Fetva bashkëkohore>>>>>