fetva

HEBREJTË DHE GJAKU I ISAIT [ALEJHIS-SELAM]

PYETJA: Koncili i kardinalëve katolik në selinë e shenjtë në Vatikan morri vendim i cili kishte të bëjë me lirimin e hebrejve nga akuza e vrasjes dhe kryqëzimit të Isait, e kjo shkaktoi jehonë të madhe në botën arabe dhe islame, ngase një vendim i tillë ka karakter politik. Andaj, ky vendim a konsiderohet kontradiktor me botëkuptimin islam i cili nuk e pranon kryqëzimin e Isait [alejhis-selam] dhe pohon se atë e ka ngritur All-llahu i Madhërishëm tek vetja? Poashtu, a mund të fajësohen çifutët e sotëm për mëkatin e të parëve të tyre?

PËRGJIGJJA: Muslimanët besojnë se Isai [alejhis-selam] nuk është vrarë, e as që është gozhduar, sikur që theksohet kjo qartë në Kur’anin fisnik, mirëpo kjo nuk e mohon përgjegjësinë historike të hebrejve në përgatitjet dhe kontributin e tyre në orvatjen për vrasje. Ata edhe nëse nuk e kanë vrarë Isain [alejhis-selam] de facto, e kanë vrarë atë me qëllimin e tyre për këtë atentat, e poashtu edhe me bindjen dhe pranimin e tyre këtë gjest. Këtë për ata e shënon Kur’ani fisnik në zinxhirin e gjatë të krimeve të tyre të vazhdueshme ndaj të dërguarve të Zotit, duke filluar që nga shpëtuesi i tyre Musai [alejhis-selam] e deri në kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Dhe për shkak të thyerjes së besës së dhënë, të mohimit të ajeteve (shpalljes) të All-llahut, të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejtë dhe thënies së tyre: ‘Zemrat tona janë të mbuluara (me perde)’. Jo, por për shkak të mohimit të tyre All-llahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm pak kush. Edhe për shkak të mosbesimit dhe të thënies së tyre shpifëse kundër Merjemes. Madje për shkak të thënies së tyre: ‘Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut.’Po ata as nuk e mbytën, as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij janë në dilemë për të (për mbytje), e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.” (En-Nisaë: 155-157)
“Atyre u përngjau” konsiston në atë se ata panë një person të ngjashëm me të, dhe ua morri mendja se është mu ai, andaj edhe e vranë atë person që u përngjau si Isai [alejhis-selam].
Prandaj në këtë krim të vrasjes hisen më të madhe e bartin hebrejt, edhe pse nuk është kryer mbi vetë Isain [alejhis-selam] por është kryer mbi atë person për të cilin supozuan se është Isai [alejhis-selam], sepse veprat vlerësohen sipas qëllimeve, kurse neve na mjafton ajo që ata e pranuan këtë akt të turpshëm dhe u mburrën me këtë, sikur që përmend Kur’ani fisnik.
Nëse hebrejtë nuk e kanë vrarë njëmend Isain [alejhis-selam], ata e kanë vrarë para tij të dërguarin e All-llahut, Zekerijjaun [alejhis-selam], birin e tij Jahjaun [alejhis-selam], si dhe të dërguar e të sinqertë tjerë. Kur’ani iu drejtua atyre duke u thënë: “E saherë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët?” (El-Bekare: 87)
Po ashtu thotë: “Ata që mohojnë argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberët pa farë të drejte, mbysin edhe njerëz që këshillojnë për të drejtën. Ti ata lajmëroj për një ndëshkim të dhëmbshëm e pikëllues.” (Ali Imran: 21)
Përkitazi me Beni Israilët, All-llahu i Madhërishëm thotë: “E mbi ta rëndoi poshtërimi dhe skamja, e ata kundër vetes shkaktuan hidhërimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijt në të keqe.” (El-Bekare: 61)
Hebrejtë e sotëm bartin një pjesë të fajit bashkë me stërgjyshërit e tyre në krimet e mëkatit, kalimit të kufijve në të keqe dhe vrasjen e pejgamberëve pa të drejtë, sepse ata pajtohen me këto krime, i lavdërojnë paraardhësit e vet për këto veprime. Andaj ata janë pjesëmarrës me ta në këto krime derisa nuk distancohen publikisht prej tyre, nuk e proklamojnë hidhërimin e tyre me këtë gjest dhe përbuzjen e tyre ndaj atyre që i kanë bërë këto krime. Për këtë shkak Kur’ani i turpëroi hebrejtë që ishin bashkëkohanikë të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me krimet e etërve të tyre. All-llahu i Madhërishëm thotë: “E kur i premtuam Musait (t’ia japim Tevratin) dyzet netë, pas tij ju (pasi shkoi ai për Tevrat) e adhuruat viçin, ju ishit dëmtues (të vetës suaj).” (El-Bekare: 51); “Dhe kur i thatë:”O Musa, ne nuk të besojmë ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atëherë juve u rrëmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit. Pastaj, që të jeni mirënjohës pas vdekjes suaj juve ju ngjallëm. Dhe Ne bëmë që retë t’u bëjnë juve hije…” (El-Bekare: 55-57)
E dihet mirë se hebrejtë që jetuan në kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk e adhuruan viçin dhe nuk ia thanë Musait [alejhis-selam] atë që ia thanë, por thjesht pajtimi i tyre dhe krenaria me etërit e tyre bëri që të jenë pjesmarrës me ata. Po në këtë kontekst është edhe ajeti: “Thuaj: “Nëse jeni besimtarë, pse pra i mbytnit më parë pejgamberët e All-llahut?” (El-Bekare: 91)
Hebrejtë e sotëm janë të prekur nga krimet e etërve të tyre dhe çështje tjera të ngjashme me to, por ata me kalimin e kohës atyre u shtuan krime e krime që ta dridhin zemrën nga vrazhdësia. Mjafton që të përmendim krimet që po i bëjnë në tokën e shenjtë, si veprimet monstrume me pleqtë, gratë dhe fëmijët.
Shko te faqja: Fetva bashkëkohore>>>>>