fetva

BASHKËPUNIMI ME ARMIQTË

PYETJA: Në qoftë se ka mundësi të na tregoni mbi qëndrimin e sheriatit islam ndaj muslimanit i cili bashkëpunon me armiqtë e fesë dhe atdheut të tij, qoftë bashkëpunim në tregti, ekonomi etj., gjë që i sjell dobi armikut, pa marrë parasyshë a realizohet kjo në kohën e paqes apo luftës?

PËRGJIGJJA: Nuk ka dyshim se muslimani obligohet t’i luftojë armiqtë e fesë dhe atdheut të vet me të gjitha format e luftës: me fuqi, fjalë, zemër dhe bojkot... Çdo gjë që e dobëson armikun kërkohet prej muslimanit ta veprojë, edhe atë, çdo person në bazë të mundësive të tij, e muslimanit në asnjë mënyrë nuk i lejohet të jetë ndihmues dhe mbështetës i armikut të fesë dhe atdheut, pa marrë parasysh a është ky armik çifut apo idhujtar, apo ndonjë tjetër. Pra, muslimani çdo herë u reziston armiqve të vet të cilët tentojnë t’i nëpërkëmbin të drejtat e tij dhe ta shkelin dinjitetin dhe integritetin e tij, me çdo gjë që mundet. Çdo një që miqësohet me armiqtë e All-llahut, armiqtë e fesë dhe të atdheut, ai konsiderohet prej tyre, sikur që thotë All-llahu i Madhërishëm: “E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre.” (El-Maide: 51) Gjegjësisht, ai që i miqëson ata me zemër, fjalë, bashkëpunim, pasuri apo ndonjë mënyrë dhe metodë tjetër, ai është prej tyre, bëhet prej shoqërisë së tyre, gjë për të cilën na ka tërhequr vërejtjen Kur’ani në më shumë kaptina dhe në më shumë ajete. Pra, ata që miqësohen me të pa fetë i trajtoi pjesë të pa ndashme të tyre: “Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit.” (El-Enfalë: 73)
Muslimani nuk e merr për mik mosbesimtarin, e as njeriu i mirë nuk miqësohet me të degjeneruarit, e nëse e bën këtë, atëherë kjo është argument i mangësisë së besimit të tij ose për zhveshjen e tij nga Islami, Zoti na ruajt, gjegjësisht kjo është një prej formave të daljes nga feja dhe braktisjes së Islamit. Për këtë, për muslimanin është obligim që, nëse nuk mund t’i luftojë armiqtë e vet ushtarakisht, atëherë më së paku këtë duhet ta bëjë me bojkot, e jo të bëhet shkak që t’u ndihmojë atyre materialisht, ekonomikisht dhe në tregti, sepse çdo dinarë që shkon në xhep të armikut don të thotë se ti u ke dhënë atyre një plumb ose ua ke paguar vlerën e një plumbi i cili pastaj do të gjendet në gjoksin dhe zemrën e muslimanit. Prandaj kur çifutët tubojnë ndihma në Amerikë e gjetiu, motoja e tyre e njohur është: Jep një dinarë të vrasish një arab. Me pasuri blehet armatimi i cili vret…”, e kështu me rradhë. Ti, nëse i ndihmon një idhujtari, mosbesimtari ose plangprishësi që t’i luftojë mulsimanët, ti me këtë vret një musliman, gjë që është prej mëkateve më të mëdha: “...kush e mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit.” (El-Maide: 32); “Kush e mbyt një besimtar me qëllim, dënimi i tij është Xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.” (En-Nisaë, 93)
Pra, për muslimanin është imperativ që asnjëherë mos të jetë me armiqtë e tij, sado që të tregojnë ata disponim dhe vullnet pozitiv, sepse kjo është gënjeshtër. All-llahu i  Madhërishëm thotë: “Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit.” (El-Xhathije: 19); “E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre.” (El-Maide: 51), poashtu thotë: “Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi më të fortë kundër besimtarëve (kundër muslimanëve).” (El-Maide: 82) Këtë patjetër ne ta kuptojmë mirë, dhe çdo musliman duhet të jetë në anën e popullit dhe fesë së vet Islame... Njeriu, kur e lufton tjetrin, nuk e lufton vetëm me armë, por edhe më tepër se kjo, me bojkot. Idhujtarët, kur vendosën ta luftojnë Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në Meke së pari herë, nuk e bënë këtë me armë, por kjo qe luftë ekonomike, me bojkot, e bojkotuan Pejgamberin dhe shokët e tij, familjen e tij që i ndihmuan prej Beni Mutalibëve, Beni Hashimëve... I izoluan dhe i bojkotuan, nuk u shitnin e as që blenin prej tyre, nuk u jepnin femra që të martohen dhe nuk martoheshin me femrat e tyre. Kjo aludonte në luftë ekonomike që nënkupton përgatitje... e kështu me rradhë. Këta ishin idhujtarë, ndërkaq muslimanët janë më të denjë që ta përvetësojnë këtë dhe ta bojkotojnë çdo armik të All-llahut dhe të muslimanëve. Çdo një që nuk e respekton këtë, ai e ka tradhtuar All-llahun, Pejgamberin e Tij dhe bashkësinë e muslimanëve.
Shko te faqja: Fetva bashkëkohore>>>>>