prej_erresires

MES’UDE STEINMANN
ANGLI

Nuk kam parë fé tjetër sikur kjo, e pranuar nga një masë e gjërë e popullatës, kaq racionale dhe përplot me stimul shprese dhe guximi. Nuk mund të shihet rrugë më e përsosur se kjo, dhuron qetësi në zemër, garanton kënaqësi shpirtërore dhe premton shpërblime të mëdha në jetën pas vdekjes

Njeriu është një pjesë e tërësisë dhe nuk mund të pretendon të bëhet diç më tepër se një grimcë e gjithësisë së mrekullueshme e të përsosur. Njeriu në çdo rast qëllimin e jetës dhe funksionin e tij mund ta sjell në vend vetëm në raportet e tij personale me gjithësinë dhe me gjallesat tjera. Ky është raporti mes pjesës dhe tërësisë, jetën e bën të vlefshme, e afron afër përsosshmërisë dhe ndihmon për sukses në lumturinë njerëzore dhe ëndjen shpirtërore.
Vallë, cili është roli i fesë në raportin ndërmjet gjithësisë dhe Krijuesit të saj? Ja mendimet e disave në lidhje me fenë:
“Feja e një njeriu sipas tij është e vërteta e vetme, njeriu i beson një ideje në mënyrë praktike, këtë ide praktike e vendos në zemrën e tij, i din raportet jetësore që ka me gjithësinë dhe detyrën e fatin e tij që ka me të... ja kjo është feja”. 
(Thomas Carlyle: Heroes and Heroworship)
“Feja është vetëdija e fundit e vërtetë që njeriu nxjerr nga vetvetja apo nga qeniet tjera”. 
(G.K. Chesterton: Come to think of it)
“Feja është fëmiu vajzë i shpresës dhe frikës, që injorancës i shpjegon karakterin e gjërave që nuk dihen”. 
(Ambrose Bierce: The Bevil’s Dictionary)
“Çelësat e një feje të vërtetë janë të përbëra nga respekti ndaj All-llahut, Sunduesit të gjithësisë, të besuarit e lajmeve që vijnë nga Ai dhe të angazhuarit për të imituar mrekullinë e Tij të pafund”.
(Edmund Burke: Reflexion on the Revolution in France)
“Të gjitha fetë janë të ndërlidhura me jetesën dhe jeta fetare është e përbërë nga të vepruarit mirë”.
(Sevedenberg: Doctrine of Life)
“Çdo njeri, si do që të jetë, posedon pak ndjenjë fetare”.
(James Harrington: Oceanna)
Njeriu gjithmonë ballafaqohet me gjëra që nuk i din dhe nuk mund t’i kupton në qenien e tij. Duke analizuar në vetvete arrin deri në një besim dhe një bindje. Dhe ja, vetëdija më e gjërë e këtij besimi dhe bindjeje është Feja.
E pse unë mendoj se feja më e përsosur është Islami?
E para dhe kryesorja, ajo neve na njofton për gjithësinë dhe Krijuesin:
“Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”.
(El-Ihlas: 1-4)
“Se kthimi i juaj është vetëm te All-llahu, Ai ka fuqi për çdo send.” (Hud: 4)
Në çdo pjesë të Kur’anit Fisnik shpesh herë rikujtohet Njëshmëria, pandashmëria, përhershmëria dhe pafundësia, fuqia absolute dhe dituria e paskajshme, drejtësia dhe mëshira e All-llahut. Kështu, gjithësia vjen në një gjendje të realtë dhe kërkohet nga ne që të formojmë relacion joshës mes neve dhe saj.
“Dijeni se All-llahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet ashtu që të kuptoni.” (Hadid: 17)
“Thuaj: Mbështetem te Zoti i njerëzve.” (Nas:1)
Dikush mund të debatojë për njohjen e All-llahut, besimin, dhe se për të jetuar një jetë të lumtur në shoqëri është i detyruar të besojë (lajmin Hyjnor) revelatën. Por një baba a nuk i orienton dhe qeveris[ fëmijët e vet? A nuk fut rregulla në jetën e familjes së tij për të bashkëjetuar në harmoni?
Ja, Islami po shfaq veten se është feja e vërtetë dhe se plotëson mangësitë e feve të mëparshme, se Kur’ani është udhërrëfyesi ynë, racional, i lehtë për ta kuptuar dhe i përshtatshëm për mendjen.
Islami na orienton në një drejtim për të formuar relacion joshës në mes krijesës dhe Krijuesit, sjell në pah bashkëpunimin në mes forcave tona fizike dhe shpirtërore. Ky bashkëpunim, për të qenë ne në paqe dhe qetësi me botën tonë të brendshme, na aftëson të bëjmë baraspeshën e forcave të brendshme dhe atyre të jashtme. Kjo çështje është kushti kryesor për të formuar një ambient harmonik mes njeriut dhe tjerëve, si dhe është kusht kryesor i përpjekjeve tona për ta bërë atë të përsosur.
Krishterizmi i jep rëndësi anës shpirtërore të jetës dhe e mëson dashurinë, dashuri kjo që ngarkon një përgjegjësi shumë të rëndë mbi supet e çdo krishteri. Poqese kjo nuk është në pajtueshmëri me karakterin e njeriut, ai këtë e kundërshton me mendjen dhe botëkuptimin e vet dhe kështu një dashuri e përsosur jep fund të gabuar.
S.T. Coleridge, në veprën e tij Aids to reflection thotë:
“Kush fillon të dojë krishterizmin më tepër se të vërtetën, merr rrugën e dashurisë më të madhe ndaj drejtimit dhe kishës së vet sesa ndaj krishterizmit; kjo çështje, më në fund, përfundon me dashurinë më të madhe ndaj vetes se sa ndaj tjerëve”.
Islami na urdhëron që ta duam All-llahun, Ta respektojmë dhe nderojmë, t’u dorëzohemi rregullave. All-llahu na dha kompetencë dhe guxim për të përdorur mendjen, ndjenjat e dashurisë dhe mirëkuptimit. Në urdhërat e Kur’anit Fisnik dhe në mesazhin hyjnor që u ka ardhur njerëzve askund nuk i është dhënë rëndësi racës, kombit dhe standardeve sociale.
“Thuaj: “O ju njerëz, juve ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj, e kush merr rrugën e drejtë, ai e ka vetëm për veten e vet, ndërsa kush e merr të shtrembërën, ai e ka humbur veten. Unë nuk jam roje e juaj!” (Junus: 108)
Nuk kam parë fé tjetër sikur kjo, e pranuar nga një masë e gjërë e popullatës, kaq racionale dhe përplot me stimul shprese dhe guximi. Nuk mund të shihet rrugë më e përsosur se kjo, dhuron qetësi në zemër, garanton kënaqësi shpirtërore dhe premton shpërblime të mëdha në jetën pas vdekjes.

Shko te faqja: Prej errësirës në dritë>>>>>