prej_erresires

TË BËRIT MUSLIMANE
(KACI STARBUCK)

Kuptimi im i parë rreth idesë krishtere mbi shpëtimin erdhi pasiqë u pagëzova në kishën Jugore Baptiste në moshën e re. Isha e mësuar në shkollën e të dielës se “nëse nuk je e pagëzuar, atëherë do të shkosh në ferr”.
Pagëzimi im ndodhi sepse unë doja që t’i kënaqi njerëzit. Nëna ime erdhi në dhomën time një mbrëmje dhe unë e pyeta për pagëzimin. Ajo më inkurajoi që ta bëj atë. Kështu që, të dielën e ardhshme, vendosa të shkoj e të ulem në anën e përparme të kishës. Në fund të predikimit të himnit eca përpara për të takuar ministrin e rinisë. Ai kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij, më përshëndeti dhe pastaj u ul pranë meje në karrike. Pyeti: “Pse don që ta bësh këtë?”... Bëra një pauzë të vogël, e pastaj thashë: “Për arsye se e dua Jezu Krishtin dhe e di se ai më do mua”. Pasi e thashë këtë, anëtarët e kishës erdhën tek unë dhe më përqafuan... Pas disa jave u pagëzova.
Gjatë viteve të hershme në kishë, sikurse edhe në klasën e foshnjores, më kujtohet se isha pjesëmarrëse vokale në mësimet e Shkollës së Dielës. Më vonë, në vitet e hershme të adoleshensës, unë isha anëtare e grupit të vajzave të reja të cilat mblidheshin në kishë për aktivitete javore dhe që shkonin në pushime vjetore në kampim. Gjatë rinisë time, mora pjesë në një kampim me anëtarët më të vjetër të grupit rinor. Edhe pse nuk pata kaluar shumë kohë me ta më parë, ata më njihnin mua si “vajza e koordinatorit rinor” ose “vajza që i bie pianos për raste speciale në kishë”. Gjatë një mbrëmje të këtij kampimi një njeri fliste për martesën e tij. Rrëfei tregimin për takimin me gruan e tij. Ai ishte rritur në SHBA, ku takimi me vajza ishte normal, por sipas kulturës së vajzës ai mund të ishte me të vetëm se në prezencë të një kujdestari që do të ishte me ta. Meqë e pëlqente atë, ai vendosi që ende të shihet me të. Kusht tjetër ishte që ata nuk mund të prekin njëri-tjetrin përderisa ai nuk i jep unazë premtimi asaj. Një herë ai e propozoi atë, andaj ata ishin të lejuar që të kapen për duar. Kjo gjë më hutoi mua, por më mbajti në frikë (frikë e përzier me nderim). Ishte vërtetë bukuri të mendosh se zbulimi i tillë i një personi tjetër mund të ruhet përderisa të bëhet propozim-premtimi. Edhe pse mendova se u kënaqa nga ky rrëfim, asnjëherë nuk kam menduar se ky incident i njëjtë mund të ndodhë përsëri.
Disa vite më vonë, prindërit e mi u ndanë dhe roli i fesë ndryshoi në jetën time. Çdo herë e kam shikuar familjen time përmes syve të fëmijës - ata ishin perfekt. Babai im ishte dhjak në kishë, i respektuar dhe i njohur nga të gjithë. Nëna ime ishte aktive me grupet rinore. Kur nëna ime shkoi, unë mora rolin e kujdestares së babait dhe dy vëllezërve të mi. Vazhduam të shkojmë në kishë, por kur e vizitonim nënën time gjatë fundjavëve, vizitat në kishë u bënë më të rralla. Ndërsa në shtëpinë e babait mblidheshim për çdo natë për të lexuar Corinthians 1:23 (që flet për dashuri/bamirësi). Vëllezërit, babai im dhe unë e përsëritnim këtë aq shpesh, sa që e mbajta në mend. Ky ishte burim i ndihmës për babain tim, edhe pse unë nuk e kuptoja pse.
Për një periudhë prej 3 vitesh rresht, vëllau im i madh, vëllau im i vogël dhe unë u shpërngulëm në shtëpinë e nënës. Prej atëherë nëna ime nuk shkoi më në kishë, ashtuqë vëllezërit e mi e kuptuan kishën si diçka jo të rëndësishme. Me shpërnguljen në shtëpinë e nënës sime gjatë vitit të parë të shkollës së lartë më duhej që të njoftoj shoqëri të re dhe të marr rrugë tjetër të jetës. Në ditën e parë të shkollës u takova me një vajzë e cila ishte shumë miqësore. Në ditën e dytë ajo më ftoi në shtëpinë e saj gjatë fundjavës - për t’u takuar me familjen e saj dhe për të vizituar kishën e saj. Shumë shpejt u “pranova” në familjen e saj si “fëmijë i mirë” dhe “më influencë të mirë” për vajzën e tyre. Poashtu, u habita për të mirë nga pritja që mu bë në atë kishë. Edhe pse isha e huaj, të gjithë njerëzit më përshëndetën me përqafime dhe puthje dhe bënë që të ndihem e mirëseardhur.
Pas kalimit të vazhdueshëm të kohës me familjen dhe shkuarjes në kishë gjatë fundjavëve, ata filluan të më flasin mua për besimet e veçanta në kishën e tyre të Jezu Krishtit. Ky grup përdorte Testamentin e Ri (interpretim direkt i shkrimit të Palit). Ata nuk kishin instrumente muzikore në shërbimet e kishës – por vetëm këndim vokal; aty nuk kishte predikues me mëditje, por më të vjetrit mbanin predikime çdo të dielë. Gratë nuk e kishin të lejuar që të flasin në kishë. Krishtlindjen, Pashkët dhe festat tjera nuk i kremtonin, verë dhe bukë të paardhura (brumë) sjellnin bashkërisht çdo të dielë, kurse pagëzimi ishte domosdoshmëri e menjëhershme në atë moment kur mëkatari të vendosë të bëhet besimtar. Edhe pse unë tani më konsiderohesha si krishtere, anëtarët e kësaj bashkësie besonin se unë do të shkoj në ferr nëse nuk pagëzohem sërish - në kishën e tyre, sipas mënyrës së tyre. Kjo ishte goditja e parë e madhe që iu bë sistemit tim të besimit. A mos vallë isha rritur në një kishë ku gjithçka ishte bërë gabimisht? A vërtetë duhet të pagëzohem sërish?
Me një rast pata një diskutim me nënën time lidhur me besimin. Unë i tregova asaj për konfuzionin tim dhe vetëm dëshiroja që dikush të mi kthjellojë gjërat. U bëra kritik për predikimet në të gjitha kishat, sepse predikuesit vetëm rrëfenin tregime dhe nuk përqëndroheshin në Bibël. Nuk mund të kuptoja: Nëse Bibla ishte aq e rëndësishme, pse nuk e lexonin atë në shërbimet e kishës?
Edhepse mendova rreth pagëzimit çdo të dielë për pothuajse dy vjet, nuk mundesha assesi të hapëroj drejt një veprimi të tillë. I lutesha Zotit që të më shtyjë përpara nëse ajo ishte gjëja e drejtë për ta bërë - por kjo nuk ndodhi asnjëherë.
Vitin e ardhshëm shkova në kolegj dhe u bëra e pavarur nga të gjithë kishat, sikur fillestar. Disa të dielave i vizitoja kishat me shoqërinë time - vetëm që të ndihem kritik i predikimeve. U mundova të bëhem anëtare e Shoqatës Studentore Pagëzuese, por ndjeva se edhe aty punët nuk ishin në rregull. Erdha në kolegj duke menduar se do të gjej diçka sikur kisha e Krishtit, por nuk e gjeta.
Ne vitin e dytë të shkollimit i kalova të dielat duke kënduar në korin e kishës Wake Forest, sepse ashtu fitoja të holla të majme. Edhe pse nuk i përkrahja besimet e kishës, i duroja predikimet për të fituar të holla. Në tetor të atij viti e takova një musliman që jetonte në konviktin tim. Ai ishte një djalosh i cili gjithnjë dukej se ishte i thelluar në mendime rreth çështjeve madhore. Një natë e kalova tërë mbrëmjen duke i parashtruar atij pyetje filozofike rreth besimit dhe religjionit. Ai foli për besimet e tij si Shia’ Ismaili. Edhepse mendimet e tij nuk e përfaqësonin tërësisht këtë sekt të Islamit (edhe ai akoma ishte gjithashtu i hutuar dhe ishte duke kërkuar përgjigjet), fjalët e tij të para më bënë që të parashtroj pyetje për besimin tim: A jemi ne të lindur në fé, dhe kjo që e bëjmë a është gjëja e vërtetë? Për çdo ditë pastaj e takoja dhe i parashtroja pyetje - duke dëshiruar që të ngelim në nivelin e njëjtë të komunikimit të cilin e patëm vendosur në takimin tonë të parë - por ai nuk iu përgjigj gjatë pyetjeve e as nevojave të mia shpirtërore që i kisha.
Verën e ardhshme punova në një librari dhe mora çdo libër që gjeta për fenë islame. Pata rastin të takoj një musliman tjetër, të cilin fillova ta pyes për Islamin. Në vend që të pres përgjigjet nga ai, unë iu drejtova Kur’anit. Për çfarë do pyetje të përgjithshme që kisha për fenë Islame, ai më përgjigjej. Shkova në xhaminë e lagjes dy herë gjatë atij viti dhe isha e lumtur që e ndjeja shijen e bashkësisë sërish.
Pasi lexova për fenë islame gjatë verës, u bëra më shumë e ndijshme ndaj deklaratave që bëheshin për muslimanët. Përderisa isha duke ndjekur lëndën fillestare për fenë islame, isha e irrituar ku profesori bënte ndonjë koment që nuk ishte i vërtetë, por nuk dija se si ta korrigjoj atë. Jashtë mësimeve të mia shkollore dhe klasës universitare, unë u bëra punëtore dhe përkrahëse e Organizatës së posaformuar të Vetëdijësimit Islam në qytezën studentore. Si anëtare e vetme femër, isha e identifikuar nga të tjerët si “kishterja në grupin”. Çdo herë kur ndonjë musliman e thoshte këtë, unë e shikoja atë me huti - sepse mendoja se jam duke bërë çdo gjë që ata ishin duke bërë - dhe se edhe unë isha muslimane, poashtu.
Unë ndërpreva të ha mishin e derrit dhe u bëra vegjetariane, asnjëherë nuk konsumova alkohol dhe fillova të agjëroj gjatë muajit Ramazan. Por, akoma kishte dallime...
Në fund të atij viti ndodhën edhe disa ndryshime. Unë vendosa që t’i mbuloj flokët e mia. Mendova rreth kësaj si diçka e bukur dhe kisha idenë se vetëm burri im duhet të shohë flokët e mia. Unë akoma nuk isha e informuar për hixhabin... meqenëse shumë prej motrave në xhami nuk kishin hixhab.
Atë verë isha ulur në shkollë duke kërkuar faqe interneti për fenë islame. Dëshiroja të gjej e-mail adresa të muslimanëve, por nuk gjeta dot. Përfundimisht, hyra në një web faqe që ishte link martesor. Lexova disa njoftime dhe u përpoqa të gjej ndonjë person të moshës sime për të shkruar rreth Islamit. Pastaj shkrova letrën time të parë: “Nuk jam duke kërkuar martesë - unë vetëm dëshiroj të mësoj mbi Islamin”. Brenda disa ditëve pranova përgjigje nga tre muslimanë - një nga Pakistani i cili studjonte në SHBA, një nga India që studjonte në Britani të Madhe dhe një që jetonte në Emiratet e Bashkuara Arabe. Secili prej vëllezërve ishte ndihmues në mënyrë të veçantë - por unë fillova të korrespondoj me atë që ishte në SHBA, më tepër sepse ishim në zonën të njëjtë kohore. I dërgoja atij pyetje dhe ai më përgjigjej në mënyrë logjike. Përmes kësaj unë kuptova se Islami ishte feja e vërtetë - gjithë njerëzit ishin të njëjtë, pavarësisht nga ngjyra, mosha, gjinia, raca etj. Pranova përgjigjet për pyetjet e mia që më mundonin duke lexuar Kur’anin, kisha ndjenjën e bashkësisë me muslimanët dhe kisha nevojë të fuqishme dhe të pakalueshme për të deklaruar shehadetin në xhami. Nuk kisha më “frikën krishtere” për të hedhur poshtë idenë se Jezu Krishti është Zot - besova se Zoti është Një dhe se Ai nuk ka shok. Një natë të enjte të muajit korrik të vitit 1997 bisedova me vëllaun musliman përmes telefonit. I parashtrova shumë pyetje dhe mora përgjigje shumë logjike, të arsyeshme. Vendosa që ditën e ardhshme të shkoj në xhami.
Shkova në xhami me një vëlla musliman nga Wake Forest-i dhe me motrën e tij jomuslimane, por nuk i tregova atij qëllimet e mia. I thashë se dua të bisedoj me imamin pas hutbes. Imami mbajti hutben, muslimanët u falën, e pastaj ai erdhi që të bisedojë me mua. E pyeta se çka është e domosdoshme për t’u bërë musliman. Ai u përgjigj se duhet ditur themelet e Islamit, si dhe për të deklaruar shehadetin (Dëshmia se nuk ka zot tjetër pos All-llahut dhe Muhammedi është i dërguari i Tij). I tregova se kisha mësuar për Islamin më shumë se një vit dhe se jam gati për t’u bërë muslimane. E deklarova shehadetin... dhe u bëra muslimane më 12 korrik të vitit 1997, elhamdulilah (falënderimi i takon vetëm All-llahut).
Ky ishte hapi i parë i madh. Shumë dyer u hapën pas kësaj - dhe vazhdova që t’i hapi për hirë të All-llahut të Madhërishëm. Në fillim mësova se si të falem, pastaj vizitova një xhami tjetër në Winston-Salem dhe fillova të mbaj hixhabin (mbulesën islame) dy javë më vonë.
Gjatë punës time verore kisha probleme me mbajtjen e hixhabit. Pronarët nuk e pëlqenin hixhabin dhe më largonin nga puna. Ata mendonin se hixhabi do të më pengojë në kryerjen e punës. Por unë e gjeta hixhabin si lehtësues. Takoja muslimanë duke shëtitur në qendrën tregtare... për çdo ditë e takoja ndonjë musliman të ri, elhamdulilah.
Në vitin e fundit të kolegjit e mora udhëheqjen e organizatës muslimane në qytezën studentore për shkak se zbulova se vëllezërit nuk ishin shumë aktiv. Për shkak se i shtyja vëllezërit që të kryjnë punë dhe vazhdimisht i përkutoja për ngjarjet, e mora emrin “nëna Kaci”.
Shko te faqja: Prej errësirës në dritë>>>>>