prej_erresires

IMANI NGA ITALIA GJEN ISLAMIN

Një person i kthyer në Fenë Islame (i konvertuar) ka kërkuar që të jetë anonim për shkak të arsyeve të saj. Ajo do ta quajë veten “Iman”.
Edhe pse është muslimane e re, ajo ka një besim të fortë që vjen te shumë njerëz vetëm pas orëve të panumërta të studimit dhe mendimit. Zbulimi i saj i Islamit dhe besimi në të ka ardhur përmes një mënyrë të çuditshme, ashtu që vetë pastërtia dhe pafajshmëria e kësaj mënyre është freskuese.
Imani është e lindur në Itali dhe me prindërit e saj u shpërngul në Kanada kur ajo ishte e vogël. Ajo ishte edukuar në një shkollë Romano Katolike që mbahej nga kisha, shkollë kjo e murgeshave ku vijoheshin mësime ditore në formë pyetje-përgjigjeve.
Kur ajo diplomoi në universitet, shkoi në Itali për pushime dhe e gjeti atë shumë më të bukur se sa që e kishte imagjinuar. Ajo e kishte gjetur pasionin e saj në jetë dhe pas një shqyrtimi të gjatë, vendosi që të jetojë aty për 6 vjet.
Ajo asnjëherë nuk ishte tip materialist, por më tepër anonte kah ana intelektuale dhe e kaloi gjithë kohën e lirë nëpër muzeume, në galeri të arteve dhe në operat italiane. Ajo thotë me gjallëri, se nëse ndokush dëshiron të kënaqet në jetë, atëherë Italia është vendi për të shkuar.
Në Itali ajo u takua me një jordanez dhe u martua me të, duke u shpërngulur menjëherë në Jordani. Fakti se ai ishte arab-folës dhe musliman nuk e dekurajoi atë aspak që të mendojë ndryshe. Megjithatë, asaj nuk i pëlqeu fakti se duhet larguar nga Italia dhe ishte shumë e mërzitur në fillim. Në Jordani ajo u trondit nga mënyra muslimane e veshjes dhe ndiente keqardhje për gratë e mbuluara. E pa vjehrrën e saj në mëngjes duke e falur namazin e sabahut dhe në vetvete mendoi se definitivisht kjo fé nuk është për të.
Imani çdo herë besonte në Zot, por ajo nuk ishte krishtere në praktikë. Ajo kishte shokë prej të dy besimeve në Jordani, Islamit dhe Krishterizmit, dhe vërejti disa paragjykime tek arabët krishterë ndaj muslimanëve. Fillimisht mendoi se për shkak se të krishterët janë pakicë aty, ata ndjehen të kërcënuar. Ajo ishte e tmerruar kur një shoqe e saj krishtere në Jordani e cila dëshironte të bëhej muslimane ishte e detyruar të largohet nga shtëpia e vet për t’u bërë muslimane. Familja e saj e kishte paralajmëruar atë kundër qëndrimit dhe dëshirës së saj; ajo nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të largohej.
Imani shkoi në Arabinë Saudite me burrin e saj dhe, sikurse ju ndodhë shumë grave, ajo gjeti mjaft kohë të lirë për vetveten, të cilën e kaloi duke menduar për domethënien e jetës dhe për drejtimin e jetës së vet që kishte marrur. Të qëndruarit larg nga përditshmëria e kësaj bote i dha forcë asaj që ta rivlerësojë jetën e vet. Ajo rikujtoi shumë ndodhi prej Jordani dhe filloi të mendojë për fenë Islame.
Imani asnjëherë nuk ka pasur ndërmend të bëhet muslimane, përderisa djali i saj filloi të shkojë në shkollë. Ajo donte të dijë se ç’farë po mëson djali i saj në shkollë, në mënyrë që t’i ndihmojë në mësimet. Ajo mendonte se së paku duhet të dijë se ç’farë djali i saj pret prej saj.
Babai nuk e kishte zakon që ta merr me vete djalin në xhami, por kur ai ishte në klasën e parë e luti për një gjë të tillë. Kjo i bëri një përshtypje të madhe Imanit. Ajo mendoi, mos vallë djali i saj aq i vogël din diçka që ajo nuk e di?
Një shoqe muslimane i dha asaj një libër për fenë Islame me titullin Islami në fokus. Ajo thotë se gati u bind vetëm prej hyrjes së librit. Duke lexuar librin ajo gjeti përgjigjet e pyetjeve që shumë kohë më parë ia kishte parashtruar doktrinës Romano Katolike. Për shembull, si mundet që nëse fëmiu vdes para se të pagëzohet të mos mund të hyjë në parajsë, por të mbetet në limb (vendi i të harruarve sipas fesë krishtere). Ajo poashtu mësoi edhe për pozitën e Jezu Krishtit në Islam. Ky ishte një moment shumë i rëndësishëm për atë para konvertimit; ajo ndihej sikur duhet t’ia kthejë shpinën gjithë asaj që kishte mësuar; edhe atë se ‘ai ishte Zot që ishte mishëruar në trupin e njeriut dhe kishte vdekur për mëkatet tona në kryq’. “Dhe kur u lexohet atyre, thonë: Ne i kemi besuar atij, ajo është e vërtetë prej Zotit tonë, ne edhe para tij kemi qenë muslimanë!” (El Kasas: 53)
Duke përkujtuar të kaluarën, ajo konkludon se sa qesharake ishte ajo. Ajo kupton se Zoti nuk bën gabime. Ai na ka dërguar mijëra Pejgamberë dhe tani ai papritur vjen në tokë në formë të njeriut për ta bindur njerëzimin. Jo. Të gjithë Pejgamberët ishin njerëz, të zgjedhur për qëllim specifik. Ajo kuptoi se njerëzit i kanë futur këto gjëra në fenë dhe se ato nuk janë prej Zotit.
Kur disa prej shokëve të saj të krishterë mësuan për qëllimin e saj që të konvertohet në Islam, ata u humbën nga jeta e saj menjëherë. Ajo e kishte vështirë të kuptojë se si ata nuk janë të interesuar për gjetjen e të vërtetës dhe është e sigurtë se edhe ata i kanë dyshimet e njëjta që ajo i kishte më parë. Njerëz nga mbarë bota që asnjëherë nuk kanë dëgjuar për Fenë Islame më parë janë bërë muslimanë, kurse njerëzit që janë rritur në shtetet muslimane e mohojnë të vërtetën e Fesë Islame. Kjo është e pabesueshme!
Ajo ishte e brengosur se nuk do të mund të falej 5 herë në ditë. Duke rrjedhë prej një mjedisi krishter kjo i dukej shumë e vështirë, por ajo thotë se kjo ishte aq lehtë për ta bërë dhe mezi e priste namazin e ardhshëm. Tani ajo e gjen veten të përulur tërësisht kur fillon të falet dhe është shumë e lumtur që e ka bërë zgjedhjen e drejtë.
Ajo shpesh mendon për gjashtë vitet e kaluara në Itali të harxhuara kot, mbi atë se ka mundur ta kalojë atë duke mësuar mbi Islamin. Çuditet me faktin se atëherë ajo ishte shumë e lumtur atje, duke u kënaqur me gjithë atë që mund të ofrojë jeta. Tani ajo falënderon pandërprerë All-llahun e Madhërishëm për dhuratën shumë të çmueshme – Islamin.
“Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në Xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di.” (Ali Imran: 92)
Shko te faqja: Prej errësirës në dritë>>>>>