prej_erresires

SI E PRANOI ISLAMIN PRIFTI KATOLIK

Ndoshta dikujt ky rrëfim i duket i pabesueshëm, por është i vërtetë. Kjo ndodhi në vitin 1996. Rrëfen Abdulaziz Ahmed Serhan, drejtor i Institutit për mësues në Mekke. Ai thotë: “U takuam në zyrën e Organizatës Botërore Islame “Rabita” (Në Afrikën e Jugut). Ishte njeri modest, me shikim të butë dhe sjellje të qetë. E pyeta: “Vëlla Sejli, mund të na rrëfesh tregimin tënd për pranimin e Islamit?” Sejli u përgjigj: “Gjith­sesi, me kënaqësi”. Pastaj vazhdoi: “Isha prift aktiv, i shërbeva kishës mе angazhim të plotë, madje isha prej misionarëve më emi­nentë krishterë në Afrikën e Jugut. Për shkak të përpjekjeve të mia dhe suksesit të lartë, Vatikani më zgjodhi që të më ofrojë mbë­shtetje materiale për rolin tim në krishte­rizim. Në atë mënyrë, i ndihmuar nga Vati­kani, shfrytëzova të gjitha potencialet e mun­dshme që të realizojë qëllimin tim. Fillova të shetis nëpër të gjitha provincat, institucionet, shkollat, spitalet dhe t’u jap mbështetje materiale dhe kontribute bamirëse për ekzis­timin dhe funksionimin e tyre. Tërë kjo me qëllim të vetëm që të hyjnë në krishte­rizëm. Gjithashtu edhe perso­nalisht u pasu­rova, kisha shtëpi të bukur, veturë, pagë të majme dhe vend të posaçëm në rrethin klerik. Një ditë shkova në qendrën tregtare të blejë dhurata. Dhe atje ndodhi befasia!! Atje takova një njeri i cili mbante një kapelë në kokë, kurse unë mbaja veshje të bardhë prifti për t’u dalluar nga të tjerët. Duke bërë tregti, kuptova se ai është musliman. Pasi që bleva atë që desha, tregtari musliman më pyeti: “Ju jeni prift, apo jo?” Thashë: “Po”. “Cili është Zoti yt?”, më pyeti. I thashë: “Mesihu (Jezusi) është zoti im”. Tregtari ma ktheu: “Do të të kisha lutur që të më sjellish një citat nga Bibla ku Jezusi personalisht thotë: Unë jam Zot, apo unë jam biri i Zotit. Më adhuroni mua!”
Këto fjalë më erdhën në kokë si bubullima nga qielli. Nuk munda t’i përgjigjem. U mundova që të përkujtohem në të gjitha librat krishtere që të gjej përgjigjen e vërtetë dhe nuk e gjeta! Nuk ekzistonte citat për një gjë të tillë. Ndjeva ngushtim dhe barrë në gjoks. Si është e mundur që të kem lëshuar një çështje aq të madhe dhe të rëndësishme! Prej këtu fillova të hulumtoj, por prapëseprapë pa sukses, pasi që në thelb nuk ekzistonte citat i tillë. Shkova deri te kuvendi kishtar dhe kërkova që të tubohen të gjithë anëtarët, në çka edhe u pajtuan. I lajmërova për atë që më interesonte. Ata u habitën dhe filluan të më sulmojnë. “Të ka magjepsur një musliman! Ai don të të mashtrojë për të hyrë në Islam”, më thanë. U thashë atyre: “Atëherë përgjigjuni!?” Dhe askush nuk mu përgjigj.
Të dielën, kur duhej të mbahet fjalim dhe ligjëratë në kishë, u ndala që të mbaj ligjëratën, por u stepita pa mundur të flasë asnjë fjalë. U tërhoqa dhe e luta shokun tim që të më zëvendësojë. U drejtova për në shtëpi i tëri i tmerruar, i humbur dhe shumë i pikëlluar. Por kujt t’i lutem? Gjatë lutjes thashë: “O Zot, Krijuesi im, të gjitha dyert i kam të mbyllura përveç derës Tënde. Mos më pengo që ta kuptoj të vërtetën. Mos më le në mëdyshje, më udhëzo në të vërtetën?” Pastaj fjeta. Në gjumë pashë një ëndërr se si jam vetëm në një sallë të madhe. Në mes të kësaj hapësire u paraqit një njeri, atë nuk mund ta shihja nga drita e cila rrezatonte nga ai. Mendova mos është Zoti, të cilit iu drejtova. Por pastaj kuptova se është njeri i ndritshëm, i cili më thirri: “O Ibrahim!” U solla përreth që të shoh se kush është ai Ibrahimi! Nuk pashë askë. Njeriu përsëri më tha: “Ti je Ibrahimi… emri yt është Ibrahim… A nuk kërkoje prej Zotit që ta kuptosh të vërtetën”. Thashë: “Po”. Tha: “Shiko nga ana e djathtë”. Shikova dhe pashë një grup njerëzish si mbajnë valixhe në supe dhe kanë tesha të bardha dhe çallmë të bardhë në kokë. “Ndjeki ata nëse dëshiron ta kuptosh të vërtetën!” U zgjova dhe ndjeva gëzim të madh, por prap nuk isha mjaft i qetë: Ku do ta gjej atë grup të cilin e pashë në ëndërr?
Kështu fillova ta kërkoj grupin sipas cilësive që i pashë në ëndërr. Kuptova se krejt kjo ishte përcaktim i All-llahut. Mora pushimin dhe fillova një udhëtim të gjatë. Arrita në Johanesburg dhe shkova në zyrën e muslimanëve të Afrikës. Në atë ndërtesë e pyeta punëtorin në sallën e pranimit për atë grup. Ku është vendi ku luteni? Me dorë ma tregoi xhaminë e afërt… Kur arrita në derë, u befasova. Në derë qëndronte një njeri me tesha të bardha dhe në kokë mbante një çallmë. U gëzova, sepse ishte njëri prej atij grupi të cilin e pashë në ëndërr. Njeriu papritmas më tha: “Mirëserdhe o Ibrahim!” U habita prej këtyre fjalëve! Njeriu ma dinte emrin ende pa iu prezentuar. Më tha: “Të pashë në ëndërr se si na kërkon neve, don ta kuptosh të vërtetën. E vërteta është në Islamin”. I thashë: “Po, e gjurmoj të vërtetën, më udhëzoi njeriu me dritë të cilin e pashë në ëndërr. A mund të më tregosh kush ishte ai njeri të cilin e pashë në ëndërr”. Njeriu tha: “Ai ishte pejgamberi ynë, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]!!” Nuk munda të besoj se ç’po ndodhë me mua, nxitova dhe e përqafova duke i thënë: “A ishte me të vërtetë ai Pejgamberi juaj?” Tha: “Po”. Filloi të më urojë për udhëzimin e All-llahut. Pastaj kur erdhi koha e namazit të drekës, u ula në në një skaj të xhamisë. Ata filluan të falen dhe përafërsisht të gjithë kishin veshje të njëjtë, dhe binin në sexhde me kokë. Thashë: “Kjo është feja e vërtetë, sepse lexova se të gjithë të dërguarit e Zotit i kanë vënë ballët e tyre në tokë duke iu lutur Zotit”. Pas namazit u qetësova. Pastaj e publikova pranimin e Islamit me deklarimin e shehadetit. Mbeta me ta që ta studjoj Islamin dhe pastaj fillova të shetisim bashkë me ta që të thërras në Islam. I mësova dispozitat islame: namazin, zekatin, haxhxhin, agjërimin, etj. Pas disa muajsh u ktheva në qytetin tim. Kur më panë shokët, miqtë, kolegët, familja ime me veshje islame, më refuzuan. Gjithashtu edhe kuvendi kishtar më thirri dhe tentoi të më bindë, por megjithatë unë fillova që ata t’i thërrasë në Islam. Ata filluan të më ofrojnë pozitë, të holla dhe mjete. Më thanë se Vatikani më thërret që të qëndroj gjashtë muaj atje dhe të më blejë shtëpi dhe veshmbathje të re. Tërë këtë e refuzova dhe u thashë: “Vallë, pasi që më udhëzoi Zoti, ta pranoj të kotën. Betohem në All-llahun, këtë asnjëherë nuk do ta pranoj”. Prap i këshillova edhe dy priftërinj që të pranojnë Islamin.
Shko te faqja: Prej errësirës në dritë>>>>>