prej_erresires

DËSHMIA E VAJZËS ME EMRIN JADE

Kjo është storia ime se si unë pranova Islamin. Shpresoj se do t’ju duket interesante

Para se të njoftohem me burrin tim libanez, i cili është musliman, unë kam jetuar një jetë mjaft të strukur, duke shkuar nëpër shkolla katolike, duke u njohtuar më shumë me njerëz të përkatësisë katolike.
Por më kanë edukuar që të kem një mendje të shëndoshë dhe kapëse për gjithçka, dhe që t’i respektoj të gjitha racat dhe religjionet. I kam dëgjuar stereotipet e zakonshme për gratë muslimane, të cilat janë të shtypura, burrat e të cilave i mbajnë të mbyllura, i detyrojnë që të vejnë shami dhe dominojnë me to. Por, falë Zotit, ishte për mua lehtë që t’i injoroj ato stereotipe.
Unë gjithmonë kam pasur një dashuri të madhe ndaj mësimit. Kështu që edhe isha shumë e interesuar kur burri im (shok në atë kohë) do të më tregonte për religjionin dhe kulturën e tij. Ne diskutonim me orë të tëra për religjionin tim dhe të atij. Flisnim për tema të ndryshme, siç janë: Vallë Jezu Krishti është Zot, Bibla kundrejt Kur’anit etj. Për shumë pak kohë fillova të kuptoj kundërthëniet e shumta të religjionit katolik. Gjërat e katolicizmit për mua më nuk kishin kuptim. Edhepse religjioni thotë që ekziston vetëm një Zot, ai akoma në lutje pa ndërprerë i referohet Jezu Krishtit si Zot, dhe si djalë i Zotit poashtu. “Si është e mundur kjo?”, fillova të mendoj dhe të pyes për gjithçka. Si për shembull, pse në Bibël thuhet që mos të hahet mishi i derrit, ndërsa të krishterët e hanë atë. Përfundova se Bibla është përplot kontradikta, dhe më nuk mundesha të vazhdoj të besoj në atë që lexoja aty.
Fillova të lutem për udhëzimin tim dhe për paraqitjen e shenjave se çfarë duhet të bëj. Në këtë mënyrë vendimin ia lash Zotit, duke e ditur se Ai do të vepronte atë që është më mirë për mua. Në moment kur pata vendosur këtë, fillova t’i shoh shenjat në çdo vend! Shikoja ëndrra ku njerëzit më thonin që të pranoj Islamin. Ndonjëherë ulesha afër ndonjërit dhe filloja bisedën me të, vetëm e vetëm që të zbuloj se vallë ai person a është musliman. Ishte kjo sikur All-llahu më dërgonte porosi përmes njerëzve të panjohur. Më kujtohet një nga rradhët e fundit kur shkova në meshë. Isha vetëm, e ulur afër një njeriu të moshuar. Ai u drejtua kah unë dhe më tha: “Kisha nuk është duke bërë asgjë. Nuk është ajo që duhet të jetë”. Më kujtohet që këto fjalë ishin shokante për mua. Isha e sigurtë se All-llahu e kishte dërguar këtë njeri të moshuar për të më treguar se isha në vendin e gabuar.
Shumë afër kohës kur kisha vendosur të konvertoj në Islam, isha e ulur në një tavolinë përplot me muslimanë. U hap tema e religjionit tim (ata nuk e sulmuan atë, muslimanët asnjëherë nuk e sulmuan besimin tim). Përfundimisht kuptova se nuk mund ta mbroj atë më tepër. Unë më nuk i besoja atij religjioni. Dhe fillova të qaj. U lehtësova dukshëm pasi qava. E ktheva vëmendjen time të mësoj gjithçka që mundesha rreth Islamit. Gati një muaj më vonë, ditën e katërt të Ramazanit (para gjashtë viteve) e deklarova shehadetin. Atë natë unë pashë ëndrrën më të bukur që kisha parë deri atëherë. Pash një grup të madh të njerëzve duke ardhur nga larg. Gratë ishin të rrethuara nga burrat sikur duke qenë nën mbrojtje. Kur ata iu afruan shtëpisë sime, burrat shkuan dhe unë e pashë gruan më të bukur deri atëherë. Ajo ishte e mbuluar, dhe një dritë e bardhë shkëlqyese vinte nga fytyra e saj! Përfundova se kjo ishte Fatimja, paqa dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, vajza e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ajo më kërkoi ca bukë për të vazhduar rrugën e tyre. Më tha që mos të brengosem, dhe se unë isha njeri i mirë. Ende më kujtohet se sa e bukur që ishte.
Gjëja që më ndihmoi në konvertimin tim në Islam ishte fakti se burri im asnjëherë nuk më ka bërë presion që unë të konvertoj në të. Ai gjithmonë më thoshte se do të martohet me mua pa marrë parasysh religjionin tim. As familja e tij asnjëherë nuk u mundua të më konvertojë. Jeta e tyre ishte një shembull për mua se si është të jetosh nën rregullat e Islamit. Ata i nënshtroheshin All-llahut të Madhërishëm duke u falur pesë herë në ditë, duke agjëruar, duke e përmendur emrin e All-llahut shpesh etj. Kjo ishte gjëja që dëshiroja të bëj, posaqërisht sepse isha e edukuar që ta dua Zotin.
Sa i përket familjes sime, unë jam edukuar vetëm nga nëna ime. Ne të dyja ishim shumë religjioze, shkonim në kishë, përziheshim në punët që kryheshin aty. Kur nëna ime kuptoi se çka unë mendoja rreth besimit tim, ajo u gëzua për mua pasi që e kuptoi se unë e bëja këtë për Zotin, elhamdulilah, e jo për burrin tim.
Edhe pse nuk është gjithmonë lehtë! Këtu ka raste kur mënyrat tona të të jetuarit sjellin konflikte. Për shembull, nëna ime jeton tre orë larg prej meje, dhe kur unë e vizitoj atë, nuk mund të falem te shtëpia e saj, pasiqë ajo ka dy qenë që shëtisin nëpër shtëpi brenda, kështu që shtëpia nuk është e pastër për t’u lutur, madje edhe nëse vishem me rrobat e lutjes. Është shumë rëndë për ta vizituar atë, pasi që ajo nuk ka mish hallall, dhe e dij që enët e saj akoma janë duke u shfrytëzuar për përgatitjen e mishit të derrit. E gjithë kjo më ndalon dhe ma humb oreksin. Unë e dua nënën time dhe frikësohem që mos ta ofendoj apo lëndoj me diçka. Këto janë disa nga çështjet të cilat duhet t’i përballojnë të konvertuarit sikur unë kohë pas kohe.
Elhamdulilah, duhet që vetëm një gjë të kemi parasysh, se ne jetojmë për All-llahun, e jo për familjen tonë ose shoqërinë. Dhe që ne do të shpërblehemi në jetën pas vdekjes për dhembjet dhe shqetësimet tona, insha’All-llah. Gjithashtu, nëse familja dhe shoqëria na vështirësojnë neve për atë se jemi bërë musliman, kjo është për shkak të injorancës së tyre. Ata kujdesen për neve, por nuk na kuptojnë. Për mua, disa shoqe ishin të ashpra (ato nuk janë më shoqe të mia), kurse disa ishin të interesuara për rrugën time deri te Islami.
All-llahu i Madhërishëm ju shpërbleftë për të gjitha përpjekjet e juaja për Islamin.

Motra juaj në Islam,
Jade
Shko te faqja: Prej errësirës në dritë>>>>>