prej_erresires

MICHAEL DAVID SHAPIRO: UDHËTIMI IM NË ISLAM

Shikuar nga aspekti etnik, unë kam prejardhje ruso-çifute. Kërkimi im filloi atëherë kur isha në moshën 19 vjeçare. Isha duke u kuruar pas daljes sime nga sekti “Scientology” (po, isha nën ndikimin e asaj propagande). Besimi im në Zotin ishte i paqartë. Qëllimi im jetësor ishte që të bëhem yll i rokut. Jetoja në një apartament në Pasadenë dhe punoja si sekretar. Kjo është qesharake, e di. Një natë iu drejtova kuzhinës dhe takova një çun zeshkan. Më kujtohet se e kam pyetur: “A mundem që këtë vodkë ta lë në frigorifer deri në mëngjes?” U përshëndetëm dhe shkuam të flemë. Prej atij momenti jeta ime u ndryshua në mënyrë drastike. Ai çun zeshkan, musliman, ishte muslimani i parë të cilin e kam takuar ndonjëherë. Sa çudi, me të bisedoja për fenë e tij. Çfarë është kjo fe, në të cilën, siç kam dëgjuar, luten pesë herë në ditë? Dhe lufta e shenjtë? Kush ishte ai, Muhammedi? Në bisedat tona merrte pjesë edhe cimeri ynë, krishteri Wade. Së bashku kemi themeluar “sesionet dialoguese çifuto-krishtere-islame”. Këtu kemi zbuluar shumë dallime, por edhe shumë ngjashmëri. Lashë interesimin tim për seks, drogë dhe argëtim, kurse nisa kërkimin e të vërtetës. Ishte ky kërkim të cilin duhej ta çoj deri në fund. Kërkimi për Zotin. Dhe për udhëzimin se si ta pasoj.
Në atë kërkim i thashë vetvetes: “Mirë, do të filloj nga më e thjeshta, fillimisht të pastrojmë me atë se sa zota ka?” E kuptova se ka vetëm një, se po të kishte më shumë zota, ata bashkërisht do të ishin më të dobët se Zoti i vetëm; e kuptova se do të vinte deri te përleshjet dhe armiqësitë mes tyre nëse njëri rebelohet kundër të tjerëve. Zgjedhja ime ishte një Zot. Kur e pastrova çështjen se është i mundur ekzistimi i Zotit, analizova të dy qëndrimet, atë ateist dhe teist. Ajo që më shtyu të vendosi për këtë të dytin, ishte një citat se “secili disenj ka disenjatorin e vet (çdo kreacion ka kreatorin e vet)”. Duke pasur këtë ndërmend, një mëngjes u zgjova me bindjen se ekziston Zoti. Nuk mund të sqaroj pse, thjeshtë disi e ndjeva atë. Ky shqetësim i sapo zbuluar ishte i përzier me ndjenjën e përgjegjësisë që ta pasoj Krijuesin. Kufiri im i ardhshëm ishte bota e religjioneve. Atëherë shtrova pyetjen: “Nga t’ia filloj?” Thjeshtë janë me mijëra. Duhej të gjejë mënyrën se si ta ngushtoj zgjedhjen vetëm në disa sosh. Si ta kryej këtë detyrë? I thashë vetes: “Gjeji religjionet monoteiste”. Pra, kjo ka kuptim, sepse unë besoj në një Zot. Atëherë mirë. Ashtu nga loja ranë hinduizmi dhe budizmi, sepse të dyja religjionet ishin politeiste. Religjionet më të mëdha monoteiste të cilat vinin në konsideratë ishin judaizmi, krishterimi dhe Islami. Meqë vetë jam çifut, fillova nga judaizmi. Një Zot, disa të dërguar, 10 urdhra. Tora, shpirti çifut... hëm, çka: “shpirti çifut”? Derisa hulumtoja, kjo ide ma tërhiqte vëmendjen. Rrëfimi vazhdon kështu: nëse dikush është i lindur si çifut, atëherë ai ka shpirt çifut dhe duhet të ndjekë judaizmin. Vetëm një sekondë... a s’është kjo diskriminim? Kjo nuk është universale. Sipas kësaj, Zoti krijon shpirtra çifutë, shpirtra krishterë, shpirtra muslimanë, shpirtra hindusë? Kurse unë kam menduar se të gjithë shpirtrat janë të krijuar njësoj. Pse dikush ka lindur në një fe, kjo domethënë se me vendim të Zotit duhet të mbetet në të... madje edhe nëse e konsideron të gabuar? Hëm... nuk pajtohem me këtë. Edhe diçka më ka shqetësuar... në judaizëm nuk ka koncept strikt të ferrit. Atëherë përse dikush të mundohet të jetë i mirë? Përse të mos gabon? Nëse nuk i frikohem dënimit, përse do të isha i moralshëm?
Shkova më tej dhe e zbulova krishterizmin. Në rregull, një Zot, at, bir dhe shpirt i shenjtë... edhe njëherë: një Zot, at, bir dhe shpirt i shenjtë. Uhhh, kërkoj sqarim! Si ashtu që të gjitha ato gjëra të jenë një Zot? 1+1+1=3, apo jo? Atëherë, si të them se besoj në një Zot? Sqarim pas sqarimi, barazim pas barazimi, krahasim pas krahasimi, analogji pas analogjie, këtë koncept nuk kam mundur ta kuptoj. Në rregull, edhe pak të ndalemi këtu: d.m.th. Jezu Krishti duhej të ishte i mbytur, ashtu që të gjithë njerëzit të shpëtojnë nga ferri dhe të pastrohen nga mëkatet të cilat na i la në trashëgim Ademi. Mirë, ju thoni se të gjithë kemi lindur si mëkatarë? Kurse mëkat është kur dikush bën diçka të keqe, apo jo? Atëherë, ju doni të thoni se foshnja një vjeçare është fajtor për mëkatin, apo se bën diç të keqe? Kjo është e çuditshme, që për shkak të gabimit të një njeriu të vuajë mbarë njerëzimi. Cili është mësimi nga ky rrëfim? Dënoji të gjithë nëse njëri gabon? Përse Zoti do të kishte caktuar një rregull të tillë? Thjesht, kjo nuk pajtohet me logjikën time.
Jezusi ka vdekur sepse e “ka dashur njerëzimin”? Ngadalë, në Bibël shkruan se Jezusi ka thënë: “At, përse më le?” Sipas kësaj, është e qartë se Jezusi nuk e ka kuptuar përse është vrarë brutalisht. Kurse ju thoni se ai është sakrifikuar “vullnetarisht”. Sidoqoftë, unë këtë fe nuk mund ta pranoj.
Në rregull, cila është tjetra? Islami? Islam do të thotë nënshtrim. Në bazë është si vijon: një Zot, lutje pesë herë në ditë, dhënia e lëmoshës një herë në vit nga 2,5 %, agjërimi gjatë Ramazanit (me qëllim të afrimit te Zoti dhe vlerësimit më të mirë të jetës... mes tjerash) dhe udhëtimi përfundimtar në Mekke për të kryer haxhxhin, nëse janë mundësitë për një gjë të tillë. Në rregull, asgjë që do të ishte vështirë të kuptohet. Këtu nuk ka asgjë që do të vinte në konflikt me logjikën time. Kur’ani është libër me çudira interesante dhe urtësi pa kufizime kohore. Shumë fakte shkencore të cilat janë publikuar para ca kohësh, në këtë libër janë shpallur para 1400 viteve.
Islami ka plotësuar parakushtet e mia kryesore të cilat do të duhej t’i plotësojë religjioni të cilin e kërkoj. Por unë dua të parashtroj disa pyetje të thella për këtë. Kjo fe a është universale? Po, secili mund ta kuptojë... nuk duhet as analogji, as barazim. A pajtohet ajo me shkencën? Po, shumë ajete nga Kur’ani pajtohen me shkencën dhe teknologjinë moderne. Derisa kontrolloja fakte të panumërta logjike të cilat i kam lexuar dhe hulumtuar, një gjë më së shumti ma tërhoqi vëmendjen - Islam. Hetova se emri i këtij religjioni është regjistruar në shumë vende në Kur’an. Megjithatë, duke përkujtuar hulumtimet e mia të mëhershme, nuk mundesha të kujtohem se kisha parë njëherë fjalën “judaizëm” në Dhiatën e Vjetër apo “krishterizëm” në Dhiatën e Re. Kjo është shumë me rëndësi. Pse nuk munda të gjej emrat e atyre religjioneve në ato dy libra? Pse në ato libra nuk ka emra! Duke menduar për këtë, hetova se fjala judaizëm mund të ndahet në juda-izëm, gjegjësisht fjala krishterizëm në krishter-izëm.
E, kush është Juda? Apo thënë më mirë Judah. Ai ka qenë prijësi i fisit hebre atëherë kur Zoti ia dërgoi shpalljen njerëzimit. Në këtë mënyrë religjioni është quajtur sipas... njeriut.
Të shohim tani se kush ishte Krishti. Ai ishte njeriu i cili ua dërgoi shpalljen e Zotit çifutëve. Domethënë, edhe ky religjion është quajtur sipas... njeriut. Tani mund të përfundojmë se emrat e këtyre dy religjioneve janë nxjerrë nga emrat personalë të njerëzve të cilëve u është shtuar prapashtesa izëm. Por, pa marrë parasysh këtë, emrat e atyre religjioneve nuk janë përmendur në shkresat e tyre. Këtë e konsideroj si gjë shumë të çuditshme.
Nëse do të nisesha nga dera në derë duke shitur ndonjë prodhim dhe do të thoja: “A doni të blini...” A nuk do të ishte logjike pyetja: “E si quhet...?” Nuk do të mundesha të përfitoj prej një prodhimi që nuk ka emër. Emërtimi është bazë sipas së cilës njerëzit i njohin sendet, edhe ato fizike edhe ato jo fizike. Nëse themi se qëllimi i religjionit është që të zbatohet dhe përhapet ndër të gjithë njerëzit në botë, a nuk do të duhej që ai të ketë edhe emrin e vet? Madje, për më tepër, a nuk do të duhej që atë emër ta bëjë publik Zoti i Gjithëfuqishëm? Po, pikërisht këndvështrimi im.
Emrat “krishterizëm” dhe “judaizëm” nuk janë regjistruar në Librin e Shenjtë, ata emra i kanë vënë njerëzit, e jo Zoti.
Mendimi se Zoti ka caktuar religjion për njerëzimin i cili duhet pasuar, e që nuk ka emër, për mua është i papranueshëm. Këtu krishterizmi dhe judaizmi e humbin kredibilitetin e vet si religjione të pastra, logjike dhe të plota, së paku nga perspektiva ime.
Islami është i vetmi prej këtyre religjioneve i cili përfshinë emrin e religjionit në shkresat e veta. Për mua kjo ka rëndësi të madhe. Atëherë e kuptova se duhet të ndjek Islamin. Dhe atëherë u bëra musliman. E dija të vërtetën. E gjeta rrugën e cila të nxjerr nga errësira. Dhe u nisa drejt dritës...
Shko te faqja: Prej errësirës në dritë>>>>>