prej_erresires

KUR’ANI MA NDRYSHOI JETËN

Si një grua e Kalifornisë me stilin e saj jetësor “të çthurur dhe të lirë” gradualisht e gjeti rrugën e saj në Islam

Quhem Joanne Richards.
E kaluara ime ishte rritje tipike amerikane kaliforniane e viteve të hershme të gjashtëdhjeta. Prindërit e mi na edukuan neve pesë fëmijëve sikur katolikë, por me shkurorëzimin e prindërve të mi kur unë isha në moshën njëmbëdhjetë vjeçare, ne disi u larguam nga kisha. Në atë të kohë ishte shumë vepër e pahijshme shkurorëzimi, kështu që ndjeheshim si të dëbuar. Unë në të vërtetë asnjëherë nuk kam qenë e lidhur ngushtë me krishterizmin, madje as në kohën e fëmijërisë. Ai asnjëherë nuk më ka bërë ndonjë përshtypje dhe unë hetova paqëndrueshmërinë e tij qysh në moshë të re.
Pra, në stilin tipik të Kalifornisë, ne disi mbetëm në mëshirën e edukimit vetanak pas ndarjes së prindërve tanë. Nuk kishte shumë gjëra në rrugën e udhëheqjes sonë. Edhe pse nëna ime na donte shumë, ajo papritmas u bë vetëpërkujdesëse e pesë fëmijëve. Babain tim pas ndarjes e kam parë vetëm pesë apo gjashtë herë. Të lënë vetëm fatit tonë, në moshën 16 vjeçare ngela me barrë (shtatzënë) dhe pastaj u martova me babain e fëmijës tim.
Qëndruam në martesë për 16 vite të plota dhe kishim dy fëmijë. Isha disi e humbur në trendin “hippi” kur u martova në vitin 1964, kur të gjitha gjërat e lidhura me atë trend ishin të pranishme. Ta them këtë shkurtë, pas 16 viteve martesë e lashë burrin tim dhe mora rrugën sa më larg San Franciskos, për “të kuptuar se kush jam unë” dhe për një jetë sa më të lirë!
E tërë ajo që gjeta ishte alkool, drogë, seks, rock & roll. Aq shumë shpejtoja “për të jetuar”, sa që aspak nuk mendoja për moral apo diç tjetër sikur ai… më udhëhiqte dëshira për të jetuar e lirë.
Për Islamin kuptova përmes një djaloshi të ri i cili sapo kishte ardhur në Amerikë. Ai ishte nga një familje e madhe dhe këtu ishte vetëm. Ndjehej disi i humbur me gjithë ato eksperienca të reja që gjendeshin para tij. Ne gjetëm një komoditet mes vete, pasi që edhe unë isha e vetme, pa familje dhe shoqëri për herë të parë në jetën time. Fillova t’i respektoj disa nga kualitetet që i shikoja në atë njeri. Ai ishte shumë i sinqertë dhe asnjëherë nuk bënte arsyetime për vetveten. Pashë një pranueshmëri dhe besueshmëri të plotë tek ai njeri, gjëra këto që nuk kam pasur rast t’i shohë te askush tjetër deri atëherë. Ai më tregonte gjëra rreth Kur’anit të cilat më interesonin mua. Ai ishte njeri i mirë dhe i butë, dhe në asnjë mënyrë nuk më bënte presion. Më pëlqeu ajo që e pashë tek ai. Vërtetë më impresiononte fakti që ishte shumë i ndershëm. Unë as që kam menduar ndonjë herë që ndonjë person mund të mbijetojë në jetë në mënyrë të pastër dhe të ndershme. Më mahniti me sjelljen e tij dhe më bëri që ta shqiptoj shehadetin - dëshminë e Njëshmërisë së Zotit, edhe pse unë as që kisha idenë se çdo të thoshte ajo. Ndonjëherë mendoj se as që kam ditur se çfarë në realitet kam thënë… Por Zoti e kishte ditur dhe më kishte kuptuar seriozisht!
Në fakt, unë vërtetë isha e frikësuar nga Islami, pasi që frikohesha që Zoti do të më bënte të mërzitshme dhe do të më fuste në kurthë nëse do të bëhesha muslimane. Isha aq naive për Islamin sa që perceptimet e mia ishin me të vërtetë të tërthorta. I kisha përmbledhur në vete të gjitha informatat e gabueshme rreth kësaj feje si shumë amerikanë të tjerë. Ajo që kisha në prapavinë e mendjes sime të sëmurë ishin disa raporte ndaj murgeshave të cilat i kisha parë si fëmijë. Më dukeshin sikur të ishin zënë në burgun e moralit. Më kujtohet që gjithmonë mendoja se si ato janë shumë të vetmuara dhe jo të mprehta, dhe se e tërë ajo që ato mund të bëjnë është që t’i luten Zotit. Jeta e tillë më dukej mua sikur një jetë e zbrazët.
Por Zoti me të vërtetë është i Madh. Disi, Ai më dha litarin që më nevojitej për ta varur veten dhe për t’u ngritur nga vendi ku isha rrëzuar. Sidoqoftë, tani më kisha kaluar disa vite duke bredhur nëpër labirinth.
Pasi që unë dhe djaloshi i ri u ndamë dhe morrëm rrugë të ndryshme, u lajmërova te xhamia dhe i luta nëse mund të më sigurojnë një kopje të Kur’anit. Unë vetëm kisha dëshirë që të di më shumë për të. Asnjëherë nuk e kam pasur qëllimin që të bëhem muslimane.
Pra, kur e lexova hyrjen e edicionit të Kur’anit të përgatitur nga Jusuf Ali, në realitet vetëm përmbajtjen, fillova të qaj. Isha e frikësuar nga bukuria, mëshira dhe madhështia. Më preku në mënyrën sikur asgjë më parë. Kur e lexova kaptinën Fatiha, e kuptova që kjo ishte diç shumë e veçantë, por gjithashtu nuk isha e përgatitur për të pranuar ose kuptuar madje as një fragment prej saj. Bukuria e vargjeve të saj më shtangu. Shumë nga parimet themelore unë as që kam mundur të imagjinoj, e lëre më t’i pranoj apo kuptoj. Ajo që më së shumti më impresionoi ishin falja dhe mëshira. Ajo Madhështi maramendëse e All-llahut. Unë kisha nevojë për shumë nga këto bekime dhe falje për shkak të mënyrës sime të jetesës që kisha bërë dhe që akoma vazhdoja të bëj. Edhe pse e lexoja Kur’anin dhe gradualisht fillova sinqerisht dhe thellë në shpirtin tim të besoj në të si fjalë e Zotit, unë akoma nuk isha e gatshme t’i largohem mënyrës së jetës së çthurur dhe të humbur. Unë sigurisht isha sikur një foshnje që po i ndërmerr hapat e para të foshnjërisë në një botë të panjohur.
Kohët e fundit më është parashtruar pyetja: “Sa ishte vështirë që përnjëherë të ndalohesh dhe t’u largohesh të gjitha atyre gjërave që i ke bërë para se të bëhesh muslimane?” Nuk ishte vështirë, pasi që unë përnjëherë nuk iu largova të gjitha gjërave! M’u deshën pesë vjet prej kur unë së pari fillova të lexoj Kur’anin që të sjell vendimin e vetëdijshëm për të ndërprerë ngrënien e mishit të derrit! Familja ime është italiane, kështu që mishi i derrit ishte gjëja kryesore në kuzhinën tonë. Por kur pas pesë viteve që kisha filluar të lexoj Kur’anin i thashë vetes se ndoshta duhet të largohem nga mishi i derrit, sepse All-llahu ka thënë se mishi i derrit nuk është i pastër, kjo ishte shumë vështirë! M’u nevojit gati një vit nga ngrënia e tij me ndjenjë të fajësisë para se të fillojë të më vjen për tgë vjellë kur e haja atë. Tani, vetëm e shikoj sallamën në supermarket dhe them: “Pra, kjo është një gjë e vogël që All-llahu e kërkon prej neve”.
Kështu diçka ndjeva edhe për muajin e Ramazanit. I pyeta disa se cila është gjëja e parë që ata mendojnë kur kanë parasysh se muaji i Ramazanit është duke ardhur. Ata thanë se gjëja e parë është “Oh, Ah!”, e pastaj mënjëherë pas kësaj është “Oh, Po!” Dhe kjo është gjëja që e mendoj edhe unë poashtu. Ajo ndjenja e shqetësimit, e që mendoj se vije për shkak se ne e dimë se jemi duke u ballafaquar me rrezikun dhe frikën se ndoshta do të dështojmë. Dhe pastaj mednojmë mbi atë ndjenjë të mrekullueshme gjatë agjërimit në kohën e duhur dhe duke e ditur se iu kemi afruar All-llahut edhe për një ditë në shkallën e devotshmërisë suaj kah Ai... sepse kjo është një gjë e vogël që Ai e kërkon nga ne. Të agjërojmë vetëm një muaj. Që me seriozitet të mundohemi që për një muaj ta ndjekim rrugën e Tij në mënyrë shumë të koncentruar dhe të përqëndruar. Kur ndonjëherë ndjej lëkundje gjatë muajit të Ramazanit, i them vetvetes: “Kjo është një gjë e vogël që Ai e kërkon prej nesh”... dhe Ai na shpërblen neve me shumë mëshirë dhe me falje të gabimeve.
Alkooli, amoraliteti, vjedhja, gënjeshtra, mashtrimi, etj… të gjitha këto ngadalë i kam larguar nga jeta ime gjatë këtyre trembëdhjetë viteve. Kur tani mendoj për të kaluarën time, as që mund të imagjinoj që njeriu mund të ndjek atë rrugë që ndiqja unë. Ajo është shumë e ndryshme nga kjo që unë jam sot. Alkooli më uli në gjunjë, kurse All-llahu i Madhërishëm ishte aty që të më ndihmojë të kthehem prapë. I kam zhgënjyer fëmijët e mi dhe sigurisht kam qenë shembull i keq për ta. Por, falënderoj All-llahun, ata të dy e kanë Kur’anin e Shenjtë në shtëpitë e tyre dhe shohin ndryshimin që ka ndodhur në mua për shkak të besimin tim të thellë dhe të sinqertë në të. Mbesat e mia besojnë në All-llahun dhe gjithmonë kanë dëshirë të dëgjojnë rrëfime mbi Zotin.
Babai im ka vdekur, kurse nëna ime për befasi është tolerante ndaj besimin tim në Islam. Por ndonjëherë mendoj që ajo mendon se kjo është “vetëm një fazë”. Vëllezërit dhe motrat e mia poashtu e respektojnë besimin tim, edhe pse edhe kanë shumë ide të gabuara dhe stereotipe, sikur shumica e amerikanëve.
Një gjë me të cilën kam pasur problem të madh kur unë përfundimisht pranova Islamin si fé, ishte sjellja e disa muslimanëve që i takoja. Unë kisha dëshirë të madhe që të shkoj në xhami, por isha zakonisht e dëshpruar nga pyetjet apo instruksionet që i pranoja nga vëllezërit dhe motrat atje. Zakonisht pyetja e parë ishte: “Cili është burri juaj?” Nëse u thoja që nuk kam, më shikonin me dyshim dhe zakonisht askush nuk dëshironte të bisedojë me mua pas kësaj. Më thonin se All-llahu nuk i pranon lutjet e mia nëse unë kam ngjyrë në thonjtë e mi. Kjo do të ishte shumë dekurajuese për dikend që kërkon dituri dhe kontakt me All-llahun dhe komunitetin musliman. Më thonin për të bërë disa gjëra shumë të pazakonshme, të cilat më dukeshin të tepërta së paku. M’u deshën rreth shtatë vite që të bëj dallimin në mes të “traditës kulturore” dhe praktikës islame. Kam dëgjuar se edhe të konvertuarit tjerë në Islam kanë pasur përvoja të njëjta. Por, këtu janë edhe kujtimet e bukura të faljes bashkë me motrat muslimane në xhami gjatë muajit të Ramazanit apo gjatë ditëve të xhuma, kur ndjehesha aq afër Zotit sa që më bënte të qaj dhe t’i falënderohem All-llahut për dhuratën që më dha mua, Kur’anin dhe Islamin.
Nganjëherë e vështroj këtë udhëtim timin që All-llahu ka zgjedhur për mua, dhe lutem që Ai mos të lejojë të largohem nga kjo! Gjithsesi, unë i jam shumë falënderuese Atij për durimin dhe tolerancën e Tij ndaj të metave të mia. All-llahu asnjëherë nuk i lë anash premtimet që i ka dhënë në Kur’an. Kjo është mënyra se si unë i shoh gjërat. Nëse kjo për dikë duket si mosrespektuese për dikë tjetër, kërkoj falje, por besimi im në All-llahun është në thellësinë e qenies sime dhe sot ai udhëheq me jetën time.
Unë akoma kam disa qëllime të cilat dua t’i arrijë me besimin tim. E kam pranuar besim tim në Islam si një progres, një udhëtim, një farë që është mbjellur dhe që është rritur në një prezencë të fortë dhe të gjallë në shpirtin tim. Nuk jam e përsosur, por besoj se jam muslimane më e mirë këtë vit se sa që isha vitin e kaluar. Shumë gjëra të liga kam lënë pas vetes pasi i jam përkushtuar All-llahut sinqerisht. E di se All-llahu do të më ndihmojë që t’i përballoj gjithnjë e më lehtë gjërat që janë para meje, se ai do të jetë pranë meje në çastet e dobësisë eventuale. Fëmijët e mi më respektojnë. E nderoj nënën time ashtu siç kërkon All-llahu prej neve. Kam filluar t’i pranoj vështirësitë në jetën time si mundësi për t’u forcuar edhe më shumë në rrugën e Zotit… apo të “zhvillohem” në njëfarë mënyre.
Për mua, përqafimi i Islamit ishte dhurata më e mirë që më është dhuruar. Akoma jam mirënjohëse dhe falënderuese ndaj All-llahut për këtë.
Shko te faqja: Prej errësirës në dritë>>>>>