prej_erresires

MAVIS  B.  JOLLY

U linda në një ambient krishter, u pagëzova në kishën angleze dhe në moshë shërbimi, ashtu siç shprehet në Inxhil, vazhdova shkollimin kishtarë ku mësoja rrëfime për Jezusin. Kur vizitoja kishën, kurse kjo bëhej shpesh, tepër emocionohesha nga kubet e larta të pajisura me drita, nga zbukurimet, nga priftërinjtë me mantela pedant dhe nga këndimi i të pranishmëve me ton mërzitës të këngëve misterioze fetare. Pastaj, me vazhdimin e studimeve, pasiqë hasa në shumë gjëra të reja nga Inxhili dhe krishterizmi, gjeta kohë për të kujtuar atë që më herët mësova, vëzhgova, zbatova dhe besova, dhe për një kohë të shkurtër për shumë gjëra fillova të mos ndjej kënaqësi.
Kur lashë shkollimin isha një jofetare e plotë. Më pas vendosa t’i analizoj fetë kryesore botërore. Fillova nga Budizmi. Me një kujdes të veçantë analizova Rrugën Tetë Katëshe (Eightfold Path), qëllimi i mirë, por i kuptova dobësitë në orientim dhe detaje. Duke analizuar Hinduizmin, u takova jo me tre, por me qindra zotëra. Rrëfimi i tyre ishte aq i çuditshëm, sa që më detyroi të anashkaloj hinduizmin.
Lexova diç në lidhje edhe me Hebreizmin, por që moti pata parë dhe kuptuar nga Tevrati se edhe Hebreizmi nuk përputhej me idetë e mia në kuptimin se si duhet të jetë një fé e vërtetë. Njëri nga shokët më propozoi të bëj analiza edhe mbi Spiritualizmin. Nuk u thellova tepër në këtë drejtim, ngase kjo sipas mendimit tim ishte vetëm një vetëhipnozë (self hypnosis) dhe u binda se është mjaft i rrezikshëm vazhdimi i provave në këtë drejtim.
U shpërngula në zyren time në Londër, por mendja ime asnjëherë nuk u largua nga aktivitetet për analizën e feve. Në një letër që u botua në gazetën lokale shkruajta kundërshtimin e Inxhilit në besimin e treshit krishter. Kjo letër ishte shkak i kontakteve të mia me një musliman nga redaksia dhe disa të tjerëve nga jashtë. Me mikun tim të ri musliman filluam debatin në lidhje me Islamin. Çdo temë që debatonim thente energjinë time rezistuese ndaj Islamit. Sado që më herët mendoja se është e pamundshme, është fakt se Shpallja e mrekullueshme ka ardhur përmes një njeriu të zakonshëm, pasiqë pushtetet më superiore të shekullit njëzet nuk kanë nxjerrur në pah ndonjë sistem më të ngritur se ajo dhe rregullisht kanë ngelur të detyruar të marrin dhe të përfitojnë nga Islami.
Pastaj u njoftova edhe me disa muslimane të reja dhe vajza angleze që kishin pranuar Islamin. Këto vajza mjaft më ndihmuan, pasiqë vinim nga një e kaluar e njëjtë dhe më mirë i kuptonin vështirësitë në të cilat gjendesha unë.
Lexova disa libra. Në mesin e tyre edhe librat e titulluar The Religion of Islam, Muhammed and Christ dhe The Sources of Christianity. Nga këto libra kuptova ngjashmërinë mes krishterizmit dhe miteve të vjetra idhujtare, kurse libri i fundit me të vërtetë më pati emocionuar shumë. Më me rëndësi nga e gjithë kjo ishte leximi i Kur’anit të shenjtë. Në pamje të parë Kur’ani Fisnik në përgjithësi dukej se është i përbërë vetëm nga disa përsëritje. Nuk isha e sigurt se a e kuptoja atë apo jo, por ai, nga thellësia dhe pa zë, fliste me shpirtin e njeriut. Me netë të tëra atë nuk e largova nga duart e mia. Në të shumtën e rasteve ende po habitem se si ky udhëzues i përsosur ka arritur deri te ne nëpërmjet kanaleve njerëzore përplot me dobësi. Nga Islami mësova se pejgamberët janë njerëz pa mëkate. Edhe revelata nuk është diç e re. Edhe pejgamberëve të vjetër nga beni israilët, siç është Isai [alejhis-selam], u ka ardhur revelatë. Por çështja që mua më trondiste ishte ajo se pse revelata nuk është paraqitur edhe gjatë shekullit njëzet. Për këtë më propozuan të shikoj Kur’anin: Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është i Dërguari dhe Pejgamberi i fundit i All-llahut të Madhërishëm. Natyrisht se ky parim kryesor përputhet me mendjen e shëndoshë të njeriut.
Kur’ani i shenjtë, ky libër që sqaron çdo çështje, deri ditët e sodit ka ngelur i pa ndryshuar, i mbrojtur nga devijimi i njerëzve, ngase këtë e ka garantuar vetë All-llahu i Madhërishëm. E pasiqë është i përjetshëm, atëherë pse të ketë nevojë për dërgimin e pejgamberëve tjerë? All-llahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “Ne, me të vërtetë, e kemi shpallur Kur’anin dhe pa dyshim ne jemi mbrojtësit e tij.” Në bazë të kësaj nuk paska nevojë për Pejgamber dhe libra të reja.
Por edhe më tutje kjo temë vazhdoi ta preokupojë kokën time. Përsëri mësova nga Kur’ani se versetet qenkan udhëzuesit e vetëm për njerëzit që mendojnë dhe dyshojnë kështu. (Kaptina Nahl, Verseti 65). Kur’ani ftonte njerëzit që, nëse munden, të sjellin një libër me të njëjtën vlerë. (Kaptina Bekare, verseti 23). Natyrisht, në vitet e ardhshme shkova aq larg, sa që fillova të mendoj se mund të bëhet një plan jetësor më i përsosur se sa ai që ka qenë në vitet 570 miladij kur ka lindur Pejgamberi. Në punën që u futa nuk isha e suksesshme.
E emocionuar nga mllefi krishter ndaj Islamit, e zgjodha poligaminë (martesën me shumë gra) si çështje për të diskutuar rreth kësaj feje. Më në fund kujtova se posedoj diç kundër Islamit. Monogamia perëndimore është vetëm formë e evoluimit të poligamisë së vjetër. Këtë temë ia hapa shokut tim musliman. Ai me ndihmën e gazetave dhe artikujve të ndryshëm shumë bukur më shpjegoi se në çfarë gjendje është monogamia e vërtetë në Angli. Më bindi se poligamia e kufizuar solli në Perëndim si rrugëdalje të vetme lidhjet e fshehta ndërmjet meshkujve e femrave, lidhje këto që janë të rrezikshme dhe shqetësuese. Unë edhe vet e shihja se pas luftërave numri i grave të një moshe të caktuar është më i madh se i meshkujve dhe një pjesë e tyre janë të detyruara të vazhdojnë jetën të pamartuara. Vallë, All-llahu i krijoi këto që jetën ta jetojnë kështu? Në një program të një radioje dëgjoja një vajzë të pamartuar angleze se si thoshte: “Më parë do të zgjedhja të jetoj si bashkëshorte e dytë e një burri, pra në poligami, sesa ta jetoj jetën e gjykuar në vetmi”. Në Islam askush nuk të detyron në martesë me më shumë gra, por ky lejim i tij mund të shfrytëzohet në raste kur njeriu është i detyruar për një gjë të tillë.
Dhe kështu dalngadalë u binda në vërtetësinë e Islamit. Pastaj, menjëherë e pranova këtë fé. Nuk kishte këtu ndonjë emocion që ndikoi tek unë për një moment, por ishte një çështje që zgjati dy vite të plota. Edhe pse ndjenjat e mia ishin sikur të përziera, unë me këmbëngulje shkoja në rrugën e racios dhe gjykimit, dhe kur gjithë këtë e kuptova, me pëlqimin e zemrës e përqafova Islamin.
Shko te faqja: Prej errësirës në dritë>>>>>