prej_erresires

RRËFIMI I NJË TINEJXHERE SLLOVAKE SE SI KA PËRQAFUAR ISLAMIN

Si ndodhi që një tinejxhere kokëfortë nga Sllovakia të gjejë ngushllim dhe qetësi në Islam

Islamin e kam pranuar në vitin 2001. Jam nga Sllovakia, por kam jetuar dy vite në Angli dhe poashtu edhe në Holandë. Mua në të vërtetë nuk më ka interesuar asnjë religjion. Unë as që kam pasur ndonjëherë ndonjë shok apo shoqe religjioze dhe as që kam ditur diç për ta. Kam qenë një tinejxhere e zakonshme. Pastaj, kur i mbusha 18 vjet e braktisa shtëpinë dhe shkova në Angli për të punuar si ndihmuese shtëpiake. E kam dashur shumë atë punë. Por për një kohë disi u bëra shumë e tërbuar.
Kur i mbusha 21 vjet shkova në Holandë. Nuk isha e lumtur për një kohë të gjatë. U njoftova me bashkëshortin tim të ardhshëm vetëm dy javë pas arritjes sime në Holandë. U dashuruam në njëri-tjetrin dhe ai ishte njeriu i parë që më njoftoi me Islamin. Kisha nevojë për atë. Unë kam një karakter të fortë dhe gjithmonë e them haptazi atë që dua. Dhe kjo më sillte vështirësi ngandonjëherë. Kam diplomë nga Kolegji Komercial, dy diploma të gjuhës angleze (njëra për turizëm dhe tjetra për biznes) dhe shumë mirë e njihja botën e ekonomisë dhe politikës.
Por kisha nevojë për diç shpirtërore. E gjeta atë në Zotin. Ndoshta mund t’ju duket se unë e bëra këtë për shkak të bashkëshortit tim, por kjo nuk është e vërtetë. Ai nuk më ka detyruar në asgjë dhe që në fillim më pat thënë se vendim imi duhet të jetë se çfarë do të bëj në të ardhmen.
Dhe që kur unë e përqafova Islamin, ndjehem shumë e lumtur. Në një farë mënyre dukem e kompletuar dhe e plotësuar. Në fillim ishte vështirë që t’ua sqaroj këtë prindërve të mi dhe shoqërisë sime, por ata u munduan që të më kuptojnë.
E di se kam bërë disa gjëra të këqija në jetën time, por gjithashtu besoj se Krijuesi ynë është Falës dhe Mëshirues i Përgjithshëm. Mundohem që të bëhem sa më e mirë. Islami ma solli lirinë dhe lumturinë. Është shumë vështirë për të sqaruar se si ndihem, por e di se vëllezërit dhe motrat e mia të besimit e kuptojnë këtë gjë. Vendi im i lindjes është shumë jotolerant ndaj muslimanëve, kështuqë do ta kem shumë rëndë kur të shkoj të vizitoj prindërit e mi atje. Por All-llahu do të më ndihmojë ta përballoj gjithë këtë.
Akoma ka shumë gjëra që kam nevojë t’i zbuloj rreth Islamit dhe mezi pres që t’i mësoj të gjitha ato. Kam kuptuar një gjë që prej kohës kur e pranova Islamin dhe fillova të mbaj mbulesën islame - hixhabin. Shoqëria muslimane gjithmonë më buzëqeshin dhe thonë InshaAll-llah apo Elhamdulilah. Kjo me të vërtetë është një ndjenjë e mrekullueshme.
Ky është rrëfimi im në pika të shkurtëra.
Paqa e All-llahut qoftë mbi të gjithë ju.

Motra juaj në Islam,
Marva
Shko te faqja: Prej errësirës në dritë>>>>>