prej_erresires

PRIFTI ME EMRIN MUHAMMED

Rrugët e njerëzve drejt Islamit janë të ndryshme dhe të pazakonshme. E pazakontë është edhe e kaluara e tyre. Filipinezi Muhammed (Estanislao) Soria me siguri hyn në mesin e tyre. Ai është ish-prift katolik dhe i punësuar në Universitetin katolik në Manila, ku ka asistuar në seminarin ku janë përgatitur “kujdestarët” e ardhshëm katolikë. Prej 2 shtatorit të viti 2002 ai është musliman. Internet portali filipinez “inq7.net” solli rrëfimin me titull “Prifti me emrin Muhammed”.
Në Islam kaloi në moshën 62 vjeçare. Fillimi i interesimit të tij rreth Islamit ka qenë deklarata e guvernatorit të Mindanaos, Nur Misuari, se të gjithë banorët e atij ishulli dikur kanë qenë muslimanë. Estanislao, i cili në atë kohë punonte në Universitet, ka dashur që me argumente historike dhe sociologjike ta demanton këtë deklaratë. Dhe gjatë kohës së hulumtimeve të veta është ballafaquar edhe me diçka: “Të gjitha ato gjëra që kishin të bënin me muslimanët, nuk ishin të sakta. Në të vërtetë, kolonialistët i kanë përndjekur dhe shtypur muslimanët”. “Muslimanët i kam konsideruar si të marrë dhe të painformuar, si dhe kam dashur që t’i konvertoj në krishterizëm. Por në fund doli e kundërta”.
Gjatë kohës së këtij hulumtimi i ra në dorë Ungjilli sipas Bernabës, të cilin Kisha e kishte shpallur si apokrif. Në të përmendet se Isai [alejhis-selam] nuk ka vdekur në kryq, por se është ngritur i gjallë në qiell, dhe se në vend të tij është kryqëzuar dikush tjetër - mësim i afërt me atë islam. Gjithashtu ky Ungjill paralajmëron edhe ardhjen e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Soria thotë se dyshimet rreth katolicizmit i janë paraqitur edhe para se të bëhet prift katolik. Por, përkundër kësaj, është shuguruar si prift në vitin 1988. Dyshimet rreth trinisë janë shtuar sidomos kur punonte në kisha, ku i udhëhiqte meshat.
Kalimi në universitetin katolik ia lehtësoi që ta zbatojë vendimit të vet në vepër: të bëhet musliman. Ai thekson se askush nuk ka mundur ta largojë nga vendimi që të kalojë në Islam. “Madje as vetë djalli”, thotë ai. Nuk ishte e thjeshtë ta kumtojë qëllimin e vet, edhe atë në një vend i cili konsiderohet si bartës i katolicizmit në Azinë juglindore. “Familja ime u trondit nga kalimi in në Islam, saqë nuk donin të bisedojnë me mua. Vëllai im më i vjetër më respekton teoritikisht, por në të vërtetë ai vetëm më toleron”.
Është interesant që në vendimin e tij e ka përkrahur Robert Freyes, një teolog tjetër katolik, tek i cili Estanislao-Muhammed ishte asistent në fakultet.
Sot Muhammedi është anëtar i Këshillit filipinez për da’ve. E kreu haxhxhin dhe vitin e kaluar është martuar. Deri atëherë si prift ka jetuar “jetë të sinqertë të celibatit”, por me kalimin në Islam e zëvendësoi këtë asketizëm të shpikur nga njerëzit, me mësimet kur’anore se jeta intime është dhuratë nga All-llahu.
Muhammedi jep mund të madh që të ulen tensionet ndërmjet katolikëve dhe muslimanëve në Filipine. “Shikuar historikisht, terrorizëm gjithnjë kanë bërë pushtetmbajtësit. Kjo ka qenë rast edhe me kolonizuesit spanjollë të Filipineve. Ata i kanë quajtur banorët vendas ‘terroristë’. Për spanjollët, Jose Rizal dhe Andres Bonifacio kanë qenë terroristë. Sot ata janë heronj kombëtar të Filipineve”, thotë ai.
Edhe pse e ka ndërruar emrin në Muhammed, njerëzit edhe më tej e thërrasin “ati Stan”, madje edhe disa muslimanë. “Miqtë e mi arabë më kanë thënë se nuk do të duhej ta ndryshoj emrin, në mënyrë që njerëzit ta dinë se jam prift katolik i cili ka kaluar në Islam”.

Shko te faqja: Prej errësirës në dritë>>>>>