furkan

 

Besimi dhe jeta

BESIMI DHE JETA

Besimi asnjëherë nuk mund të konsiderohet çështje dytësore, të cilën mund ta neglizhojmë, ta anashkalojmë, apo ta lëmë të mbu¬luar nga pluhuri i harresës, sepse kjo çështje ka të bëjë me vetë qenien e njeriut dhe të ardhmen e tij, aty nis lumturia e përhershme apo mundimi i pafund, aty zë fill rruga për në Xhennet apo për në Xhehennem.
Njeriu pa fé dhe besim nuk është asgjë më shumë se një pupël të cilën e merr era dhe kurrë nuk mund të zë vend. Njeriu pa fé dhe besim është krejt i pavlerë, i parëndësishëm dhe i pakuptimtë. Pa besim njeriu nuk mund ta dijë të vërtetën e qenies së tij dhe as kuptimin e jetës që jeton. Pa besim ai nuk mund ta kuptojë çfarë rrobe i ka veshur jeta dhe përse ia ka veshur atë. Pa fé dhe besim njeriu është thjesht një kafshë e egër që nuk njeh ligj dhe rregull. Bashkësia pa fé dhe besim është bashkësi xhungle, edhe pse sipërfaqësisht në të shfaqen nuanca qytetërimi. Aty jeta i buzëqesh atij që është më i fortë dhe më i ashpër, jo atij që është më i drejtë dhe më i mirë. Kjo është shoqëria e vuajtjeve dhe mundimit, edhe pse në dukje të jep përshtypjen e luksit dhe komo¬ditetit, një shoqëri që e ka çmimin e ulët, sepse qëllimet dhe synimet e anëtarëve të saj janë po kaq të ulëta, pra një shoqëri ku “jetojnë, hanë dhe pinë tamam si bagëtitë.”
Ndonëse shkenca materialiste i mundësoi njeriut të sotëm rrugë dhe mënyra të ndrysh¬me jetese, ajo megjithatë nuk arriti ta orientojë atë drejt qëllimeve të kësaj jete. Në fakt, ajo ka marrë në konsideratë vetëm aspektin sipërfaqë¬sor, pa e çuar njeriun në brendësi të çështjes. Sa e mundimshme është zhytja e njeriut nëpër humbëtirën e rrugëve dhe mënyrave pa arritur dot te qëllimet! Sa e mjerë duket gjendja kur ai merret me çatinë e i lë pas dore themelet! Sa keq që i kushton vëmendje lëvozhgës, ndërsa ka hedhur tej bërthamën!
Në anën tjetër, Ekzistenca e All-llahut, veçimi i Tij në sundim dhe drejtim, adhu-rim dhe përkushtim, bashkë me mesazhet që dërgoi përmes profetëve, me atë që lajmëroi përmes tyre për Jetën e Përtejme dhe për gjithçka që i intereson njeriut, të gjitha këto janë të vërteta të cilat duhen besuar doemos. Aty është e vërteta që sjell dobi dhe përfitime, si sipërfaqësore ashtu edhe të brendshme, si morale ashtu edhe materiale, si të kësaj jete ashtu edhe të jetës tjetër.
Për nevojën e njohjes së All-llahut dhe besimin e fortë e impulsiv bën fjalë në këtë libër autori. Për besimin i cili arrin përmasat e veta, që përcjell ndër zemra dritën e tij dhe bën rrugë në thellësitë e shpirtrave. Për besimin që krijon hapësira edhe për materialen edhe për shpirtëroren, për të vërtetën dhe të fuqishmen, për fenë dhe shkencën, për këtë jetë dhe atë që vjen pas saj. E ky është besi¬mi i Njësimit që rrënjos në shpirtra krenarinë dhe lirinë, që bindjen ndaj All-llahut të Madhërishëm e bën të këndshme dhe të dashur, ndërsa përkuljen dhe nënshtri¬min ndaj të tjerëve, të urryer dhe të mërzitshme.

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Besimi dhe jeta
Autor: Jusuf Kardavi
Përkthyes: Flori Kola
Numri faqeve: 360
Formati: B5
Viti i botimit: 2010
Çmimi: 550 den / 9 €

Globalizimi

GLOBALIZIMI DHE REALITETET E REJA

Globalizimi paraqet një nocion tanimë shumë të përfolur gjithandej dhe një realitet që ka përfshirë pothuajse botën e tërë.
Një tentim të mirëfilltë shkencor për të hedhur dritë mbi të ka bërë edhe autori i këtij libri, Dr. Mahatir Muhamed, përndryshe ish-kryeministër i Malajzisë.
Ky libër në të vërtetë përmban më shumë fjalime të tij të realizuara para auditoriumeve të gjera, në samite e seminare ndërkombëtare, konferenca e forume botërore, kongrese ekonomike, tubime me intelektualë e biznesmenë, ligjërata universitare etj., nëpër qytete të ndryshme të botës, si Kuala Lumpur, Tokio, Nju Jork, Johanesburg, Kajro, Havanë, Shangai, Doha etj.
Sipas autorit, “Globalizimi, ashtu siç sot është formuluar dhe paraqitur, është shpikje e shteteve veri-atlantike, ndërsa e qartë është sikur dita se qëllimi i tyre është pasurimi i mëtejshëm i pikërisht atyre shteteve, si dhe për ta përforcuar dominimin e tyre ndaj botës. Natyrisht, ata tanimë dominojnë me botën. Mirëpo, ata dëshirojnë që ta përforcojnë atë dominim me qëllim që të sigurohen se as shtetet e Azisë Lindore, e lëre më ato shtete të dobëta muslimane, të mos paraqesin ndonjë konkurrencë”.

Libri Globalizimi dhe realitetet e reja paraqet një vepër të mrekullueshme të autorit Mahatir Muhamed, në të cilën ai flet gjerësisht për dëmet dhe dobitë e tij, pengesat dhe sfidat me të cilat ai do të ballafaqohet gjatë tentimit të imponimit të vet si një “religjion i ri”.

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Globalizimi dhe realitetet e reja
Autor: Mahatir Muhamed
Përkthyes: Behxhet Jashari
Numri i faqeve: 272
Formati: A5
Viti i botimit: 2010
Çmimi: 250 den / 4 €

Derisa

DERISA TË NDRYSHOJNË VETEN

All-llahu i Madhërishëm ka vendosur ligje në gjithësi, sipas të cilëve funksionon jeta dhe ruhet ekuilibri. Një ndër këto ligje, i cili ka të bëjë me jetën e njeriut mbi tokë, është edhe ai që përmendet në Kur’anin Fisnik: “Me të vërtetë, All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” (Rad: 11)
Ky është një ndër ligjet më të rëndësishme dhe themeltare të jetës në tokë. Ky ligj ka dimensione të shumta. Duke trajtuar dhe ndryshuar për mirë çdo ditë një nga këto dimensione, padyshim që ne do vëmë në jetë ajetin e mësipërm dhe do të rimëkëmbim Ummetin tonë. Ndryshimi i gjendjes së Ummetit dhe rimëkëmbja e tij, është vetëm në duart tona si besimtarë. Në këtë drejtim, ne duhet të besojmë fuqishëm se kjo nuk kërkon shumë kohë, ndoshta një, dy ose tre dekada.
Ligji “Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë veten e tyre”, është përmendur dy herë në Librin e All-llahut, Kur’anin Fisnik. Herën e parë, përmendet në suren Rad, ajeti 11: “Me të vërtetë, All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.”, kurse herën e dytë në suren Enfal, ajeti 52: “Kjo ndodh se All-llahu nuk ia ndryshon kurrë një mirësi që ia ka dhënë një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në veten e tyre. Vërtet, All-llahu dëgjon dhe di gjithçka.”
Në suren Rad, Zoti u kujton besimtarëve muslimanë në veçanti dhe gjithë njerëzimit në përgjithësi, se nëse u ka rënë ndonjë fatkeqësi dhe sprovë, ajo largohet duke ndryshuar veten e tyre. Kurse në suren Enfal, Zoti na kujton se, nëse Ai na ka dhënë mirësi dhe begati, ato mund të hiqen nëse ndryshojmë sjelljen kah e keqja dhe veprojmë punë të liga.
Në temat e shtjelluara në këtë libër, autori trajton çështje të cilat lidhen direkt me këtë ligj të Zotit, e të cilat po qe se vihen në praktikë nga muslimanët, atëherë padyshim që do të vijëndihma
e Zotit dhe gjendja e Ummetit do të përmirësohet.
Disa nga temat që ka shtjelluar autori në këtë libër, në drejtim të ndryshimit të gjendjes së Ummetit në të mirë, janë:
- Largimi nga gjynahet
- Uniteti i Ummetit
- Besimi dhe siguria në ndihmën e Zotit
- Vëllazëria dhe zemërdëlirësia
- Përkryerja e veprave
- Krenaria dhe fisnikëria
- Vlera e kohës
- Vlera e dijes
- Vlera e punës
- Qëndrueshmëria në të drejtë
- Qëndrueshmëria në sprova
- Morali i mirë

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Derisa të ndryshojnë veten
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri faqeve: 310
Formati: A5
Viti i botimit: 2009
Çmimi: 300 den / 5 €

Nga jeta e tabi'ineve

NGA JETA E TABI'INËVE

Tabi’inët janë brezi që erdhën pas sahabëve, shokëve dhe bashkëkohësve të Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Pas vdekjes së Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], shokët e tij u shpërndanë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, duke mbartur dhe përcjellë mesazhin hyjnor dhe njëkohësisht duke hedhur themelet e civilizimit islam.
Vendet dhe rajonet ku u përqendruan sahabët, ishin kryesisht në Gadishullin Arabik, në Egjipt, Sham, Irak dhe rajone të tjera. Ata njerëz që jetuan me sahabët e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], quhen tabi’inë.
Brezi i tabi’inëve janë model dhe shembull i rrallë. Vetë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i kishte vlerësuar që gjatë jetës së tij me fjalët: “Brezat më të mirë janë brezi im, pastaj ata që i pasojnë, pastaj ata që i pasojnë”.
Kështu, kuptojmë që brezi më i mirë është brezi i sahabëve, bashkëkohësve të Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe pas tyre janë brezi i tabi’inëve.
Ashtu siç kishte mes sahabëve të dalluar në fusha të ndryshme, kishte dhe nga tabi’inët të dalluar në fusha të ndryshme, si dijet, xhihadi etj...
Nëse për sahabët njerëzit do të thoshin se ata kanë jetuar dhe e kanë dëgjuar Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], dhe kjo ishte ajo që i bëri të dallohen dhe të kenë sukses, diçka të tillë nuk mund ta thonë për tabi’inët. Me këtë, ata u kthyen në model dhe shembull për brezat që nuk jetuan me Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Meqenëse tabi’inët nuk jetuan me Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe nuk i dëgjuan hadithet direkt prej tij, ata janë njerëzit më të afërt dhe më të përshtatshëm për t’u ndjekur dhe për t’u marrë si model nga ne. Ata i përjetuan historitë dhe thëniet e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nëpërmjet shokëve të tij, sahabëve.
Historitë dhe ndodhitë e brezit të tabi’inëve janë të shumta dhe janë të mbushura me vlera dhe veçori, të cilat duhet të bëhen të ditura për muslimanët e sotëm. Në to rrëfehet mënyra si u rritën dhe u edukuan, duke u bërë shembull për mbarë muslimanët që ndjekin rrugën e tyre.
Ky libër rrëfen jetën dhe veprën e disave prej tyre.

Të dhëna mbi librin: 

Titulli: Nga jeta e tabi'inëve
Autor: Tarik Suvejdan
Përkthyes:  Elmaz Fida
Numri i faqeve: 192
Formati: A5 
Viti i botimit: 2009
Çmimi: 200 den / 3,2 €  

Familjet e profeteve

FAMILJET E PROFETËVE

Profetët janë njerëzit më të dashur dhe më të afërt të All-llahut. Ata janë bartësit e mesazhit hyjnor në mesin e njerëzve, përcjellësit besnik të Shpalljeve të Zotit Fuqiplotë, udhëzues të njerëzimit përmes frymëzimit që u erdhi nga qielli.
Profetët e Zotit janë burrat më besnikë gjatë historisë njerëzore, sepse edhe amaneti i tyre ishte më i rëndë, transmetimi i Fjalëve të Zotit në mesin e njerëzve, duke hasur shumë shpesh në refuzimin e atyre të cilëve u drejtoheshin, e madje edhe në zullumin e bashkëkohësve të tyre të devijuar dhe të humbur.
Profetët janë njerëzit më të devotshëm që ka njohur kjo tokë, sepse, përkundër premtimit të Zotit për shpëtimin e tyre në Ahiret dhe kënaqësitë e Xhennetit, ata për asnjë çast nuk ndërprenë adhurimin ndaj Zotit dhe kërkim faljen prej Tij.
All-llahu i zgjodhi ata për bartjen e mesazhit të Tij hyjnor në mesin e njerëzve, për t’u mësuar atyre të mirën e të keqen, shpërblimin e dënimin, për t’i larguar nga devijimet dhe udhëzuar drejt rrugës së Zotit.
Të Dërguarit e All-llahut duhet të jenë njerëzit më të dashur për neve, shembulli që duhet ndjekur në përkushtimin tonë ndaj Zotit dhe raportet me njerëzit.
Secili prej tyre karakterizohej me ndonjë dhunti të veçantë nga Zoti, muxhize përmes të cilës vërtetohej lidhja e tyre me Zotin dhe misioni i tyre në tokë.
Po ashtu, ata ishin edhe njerëz familjarë, duke u bërë në këtë mënyrë edhe një shembull i yni se si duhet të sillemi me familjet tona. Raportet e tyre me prindërit, vëllezërit, bashkëshortet, fëmijët... të afërmit tjerë dhe pak më të largëtit... duhet të shërbejnë si një model se çfarë nevojitet të jetë sjellja jonë në raport me njerëzit që na rrethojnë.
Në jetën e secilit prej Profetëve të Zotit gjejmë ndonjë mësim të rëndësishëm në këtë drejtim, ndërsa libri “Familjet e Profetëve”, i autorit Xhasim Mutava, jep një kontribut shumë të rëndësishëm në këtë aspekt.

Të dhëna mbi librin: 

Titulli: Familjet e profetëve
Autor: Xhasim Mutava
Përkthyes:  Elmaz Fida
Numri i faqeve: 244
Formati: A5 
Viti i botimit: 2009
Çmimi: 200 den / 3,2 € 

Tek porta e Xhennetit

TE PORTA E XHENNETIT

All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik thotë: “Thuaj: “A t’ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i kujdesshëm për robtë.” (Ali Imran: 15)
Përgjithmonë në Xhennet! Posedues i gjithçkaje që dëshiron; jetë pa brenga, hidhërime, shqetësime... në shoqëri me Pejgamberët e All-llahut, pranë më të Dashurit prej tyre, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], afër sahabëve, shehidëve dhe njerëzve të mirë...
E kush nga ne nuk e dëshiron një gjë të tillë!?
Cili nga besimtarët nuk ia ka bërë qëllim vetes jetën e përhershme dhe kënaqësitë e Xhennetit? Kush nuk ka dëshirë që një Ditë ta shohë veten para Portës së Xhennetit, duke bërë hapin e parë të futjes në të?
Gjithsesi, kjo është dëshira më e madhe e secilit prej nesh.
Por, për të mos mbetur e tërë kjo vetëm një dëshirë e kotë, dhe larg qoftë, që mos të humbasim kënaqësitë e Xhennetit, nevojitet që punët në dunja t’i kemi në përputhje me urdhrat që ka caktuar All-llahu i Madhërishëm. Jeta jonë duhet të jetë larg cytjeve dhe hileve të shejtanit, sepse ai, i dëbuar nga mëshira e Zotit, përpiqet me çdo kusht që të bëjë për vete sa më shumë njerëz. Diçka të tillë e përshkruan vetë All-llahu Fuqiplotë në Kur’anin Famëlartë, ku thotë: (Iblisi) Tha: “Zoti im, për shkak se më përzure (më largove), unë do t’ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t’i largoj nga rruga e drejtë!” (El-Hixhr: 39)
Ty o vëlla dhe oj motër, të mbetet të zgjedhësh se cilën rrugë do t’ia caktosh vetes, atë të Zotit dhe respektimit të urdhrave e ndalesave të Tij, me çka do të fitosh Xhennetin, Insha’Allah, apo atë të shejtanit të mallkuar dhe cytjeve të tij, me çka i ke hapur vetes rrugën për Xhehennem, All-llahu na ruajt.
Libri “Porta e Xhennetit” paraqet një thirrje për të ndjekur rrugën e cila siguron lumturinë e përhershme, duke sqaruar më hollësisht punët dhe veprat e mira të cilat mundësojnë një gjë të tillë, si dhe ato të ligat që, mozomakeq, mund të bëhen barrierë drejt këtij qëllimi.
Pyetja të cilën secili prej nesh duhet t’ia parashtrojë çdo ditë vetes, është: Vallë, si do të arrijë shpirti im deri te Porta e Xhennetit?

Të dhëna mbi librin: 

Titulli: Te porta e Xhennetit
Autor: Mustafa Husni
Përkthyes:  Elmaz Fida
Numri i faqeve: 174
Formati: A5 
Viti i botimit: 2009 
Çmimi: 180 den / 3 €

Reflektime kur'anore

REFLEKTIME KUR’ANORE

Libri “Reflektime Kur’anore”, i mendimtarit të mirënjohur bashkëkohor Amër Halid, nuk ka për synim të shërbejë si një tefsir i mirëfilltë i Kur’anit famëlartë. Përmes temave të shtjelluara në këtë libër nuk synohet interpretimi i çdo ajeti të Kur’anit Fisnik, sikur që kanë bërë deri tani kolosët e tefsirit në vite.
Por, në faqet e këtij libri autori ka ofruar një përmbledhje të shkurtër të interpretimit të Kur’anit famëlartë, duke u përqendruar me këtë rast kryesisht në boshtin qendror të kapitujve dhe sureve. Kështu, qëllimi i tij kryesor, siç thotë edhe autori vetë, është që përmes temave të shtjelluara t’ua lehtësojë lexuesve kuptimin e Kur’anit dhe të kontribuojë në drejtim të thyerjes së barrierave që na ndajnë me Kur’anin,
Duke vështruar komentimin e Kur’anit sipas kapitujve, lexuesit do të kuptojmë qëllimet dhe objektivat e çdo xhuzi dhe sureje. Në çdo sure të trajtuar përmendet edhe objektivi kryesor i saj. Në këtë mënyrë për lexuesin edhe lehtësohet lidhja e ajeteve mes vete. Dhe ç’është më e rëndësishme, çdo sure ka lidhje me suren dhe tematikën që trajtohet në suren e mëparshme dhe të mëpasshme.
Shpresojmë që temat e trajtuara në këtë libër të jenë të vlefshme për të gjithë të interesuarit, si për njerëzit më të thjeshtë, ashtu edhe për ata që e kanë mësuar Kur’anin përmendësh.

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Reflektime Kur’anore
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri faqeve: 304
Formati: B5
Viti i botimit: 2009
Çmimi: 500 den / 8 €

 

Globalizimi

GLOBALIZIMI DHE BOTA ISLAME

Qëllimi kryesor i këtij libri është, që të nxjerrë në pah disa aspekte të cilat kanë të bëjnë me debatin bashkëkohorë rreth globalizimit dhe ndikimit që ka ai, në përgjithësi, si dhe në botën islame, në veçanti.
Autori është munduar të ndriçojë harmonizimin ekzistues të formacioneve ekonomike, sociale, politike dhe teknologjike të vendeve islamike, përmes vështrimit drejt trendëve globale dhe përmes politikës. Në këtë mënyrë, tema e këtij studimi është identifikimi i disa prej sfidave dhe formave të ndodhive në kontekst të vendeve jo të industrializuara në epokën e globalizimit.
Përndryshe, globalizimi vendos lloje të reja të marrëdhënieve ndërnjerëzore, duke nxitur me to ndryshime në aspekt të perceptimit të grupeve dhe kombeve të ndryshme. Fytyra shumëdimensionale e globalizimit gjeneron ndryshime në disa nga parimet themelore që e drejtojnë baraspeshën socio-ekonomike në vendet jo të industrializuara. Trendet e reja globale janë produkte të procesit të modernizmit, të cilat në vendet perëndimore janë aktive, pothuajse, që prej disa shekujsh më parë. Natyra shekullore e këtyre proceseve mund të shkaktojë efekte të padëshiruara, me atë që i anashkalon sistemet me vlerë, mënyrën tradicionale të jetesës, rolin e fesë dhe strukturën familjare. Këto elemente në vendet islamike, jo vetëm që formojnë bazën e organizatës sociale, por, gjithashtu, paraqesin edhe komponentë të rëndësishëm të këndvështrimit islam ndaj botës. Nëse i lejohet globalizimit që të gjejë rrugën e vet pa verifikim apo kontrollim, atëherë është plotësisht e mundur që muslimanët të vuajnë nga humnerat ndarëse ndërmjet gjeneratave, nga identitetet e rrënuara, nga ndarjet sociale dhe nga fragmentimet kulturore.
Është e rëndësishme të përmendet se aspektet që janë paraqitur në këtë libër kanë për qëllim të kritikojnë pabarazinë ekonomike globale dhe refuzimin e këtij procesi. Preokupimi kryesor del nga fakti se në këtë stad të zhvillimit, numri më i madh i vendeve jo të industrializuara nuk janë të gatshme t’i ndërmarrin detyrimet e ekonomisë së re. Globalizimi kërkon ndryshime strukturale në kuadër të ekonomive të këtyre vendeve në zhvillim, të cilat me siguri nuk janë në gjendje të bëhen në periudhë të shkurtër, duke marrë parasysh përkufizimet financiare, teknologjike, fizike, tregtare, si dhe përkufizime të tjera. E tërë kjo me qëllim që të korrigjohen pabarazitë e jopërkryeshmërisë tregtare, të zbutet varfëria, të përmirësohet qasja në teknologji, të zvogëlohet shuma e borxheve dhe të zmadhohet mundësia e shfrytëzimit të resurseve shumë më tepër se tani në numrin më të madh të këtyre vendeve.
Sipas autorit, inkuadrimi i rregulluar mirë i globalizimit mund të jetë i dobishëm vetëm po qe se përcillet me vizion të qartë dhe dituri të domosdoshme.

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Globalizimi dhe bota islame
Autor: Amër Rubai
Përkthyes: Behxhet Jashari
Numri i faqeve: 166
Formati: A5
Viti i botimit: 2009
Çmimi: 200 den / 3,2 €

Njerez te medhenj

NJERËZ TË MËDHENJ

Të flasësh mbi njerëzit e mëdhenj që erdhën pas të Dërguarit të fundit të Zotit, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është një nder i veçantë. Rreth tyre janë shkruar libra e libra, por kjo asnjëherë nuk mjafton, sepse historia e tyre nuk është rrëfyer asnjëherë pa ndonjë mangësi.
Edhe ky libër i vogël sigurisht nuk ka synim plotësimin e këtij rrëfimi, sepse thjesht është e pamundur që një gjë e tillë të bëhet në kaq pak faqe.
Por e veçanta e këtij libri është mënyra dhe rruga që ka zgjedhur autori për të na ofruar si model para syve tanë këta njerëz të mëdhenj. Një trajtese modeste, por shumë e këndshme dhe kuptimplotë.
Ajo që i transformoi këta njerëz nga beduinë të thjeshtë në njerëz të mëdhenj, ishte Libri i Zotit, Kur’ani Famëlartë. Libri hyjnor dhe mrekullia e përhershme. Me këtë Libër, ata bënë sytë të shohin dhe veshët të dëgjojnë të vërtetën hyjnore dhe ngritën qytetërimin e drejtësisë dhe të paqes në botë.
Ai është një Libër të cilit nuk mund t’i mvishet e kota, pasi është Libër i Krijuesit të Urtë. Ai është Libër udhëzimi, mëshire, përgëzimi, shprese, drite dhe gjykues i drejtë. Ai udhëzon në më të mirën. Ai është lavdia e këtij Ummeti, madhështia dhe udhëzuesi i rrugës së drejtë.
Njerëzit e mëdhenj ishin të ndërgjegjshëm për këto karakteristika të Kur’anit Fisnik, prandaj edhe e bënë atë bashkëshoqëruesin e tyre më të mirë, mikun e tyre më të afërt, duke e lexuar natën dhe ditën. Ata e mësonin përmendësh, i kushtonin rëndësi mësimeve dhe konkluzioneve, kërkonin bereqet nga Zoti nëpërmjet Kur’anit dhe i zbatonin porositë e tij në jetë.
Gjithnjë duke pasur si pikënisje raportin e tyre ndaj Kur’anit Fisnik, autori edhe trajton në këtë libër temat në vijim:

- Devotshmëria tek njerëzit e mëdhenj;
- Deklarimi i parimeve tek njerëzit e mëdhenj;
- Dijet e njerëzve të mëdhenj;
- Durimi tek njerëzit e mëdhenj;
- Forca e personalitetit tek njerëzit e mëdhenj;
- Bujaria tek njerëzit e mëdhenj;
- Modestia tek njerëzit e mëdhenj;
- Vendosmëria tek njerëzit e mëdhenj;
- Përkujtimi i Zotit është jetë.

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Njerëz të mëdhenj
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri i faqeve: 132
Formati: A5
Viti i botimit: 2009
Çmimi: 150 den / 2,5 €

Nenat e besimtareve

NËNAT E BESIMTARËVE

Kushdo që studion historinë e Ummetit, do të gjejë një rol dhe kontribut shumë të madh nga gratë muslimane në periudha të ndryshme të kësaj historie. Dhe e gjithë kjo në pajtim dhe përputhshmëri me pozitën e lartë dhe nderin që i ka dhënë Islami gruas.
Libri “Nënat e besimtarëve” ka si objekt trajtese gratë të cilat ishin pjesë e familjes dhe e shtëpisë së Pejgamberit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pra, janë vetë bashkëshortet e Pejgamberit.
Autori Amër Halid vetë përgjigjet në pyetjen se përse këtë libër ua ka kushtuar vetëm grave të Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
1. Pasi femrat e sotme muslimane modelin dhe shembullin më të mirë për të ndjekur e kanë tek gratë e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
2. Sepse në këtë mënyrë do të mund të depërtojmë thellë në jetën familjare të Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Nëse dëshirojmë ta studiojmë jetën e Pejgamberit në detaje, duhet të studiojmë edhe jetën e grave të tij. Kjo, pasi në jetën e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk kishte sekrete. Ne dimë se si ai jetonte me to, si i trajtonte gratë brenda në shtëpi, si i trajtonte kur dilte bashkë me to jashtë, si e trajtonte të shoqen gjatë të përmuajshmeve të saj, si ulej me to, si diskutonte, çfarë u thoshte, si flinte etj...
3. Nëse kërkojmë që lumturinë bashkëshortore ta shohim të mishëruar dhe si diçka që mund të bëhet realitet, patjetër duhet të studiojmë jetën e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me bashkëshortet e tij. Nuk ka shtëpi dhe çift bashkëshortor të cilët kanë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, siç kishte mes të Dërguarit të Zotit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe Hadixhes [radijall-llahu anha], gruas së tij.
4. Sepse ato janë nënat e besimtarëve. Këtë titull atyre ua ka dhënë vetë Zoti i Madhërishëm në Kur’an: “I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri-tjetrin; gratë e tij janë nënat e tyre...” (El-Ahzab: 6)
Ndërsa, a nuk duhet të dimë ne shumë më tepër për nënat tona!?
Valle, sa i ndjejmë ne gratë e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se janë nënat tona? A i dimë emrat e tyre? Po ditëlindjet e tyre? Po të arriturat dhe historinë e tyre?
A nuk është turp që dimë shumë pak, ose pothuajse asgjë për to, përderisa dimë shumë e shumë detaje për këngëtare, artiste e sportiste të huaja?
Ndoshta një arsye e mosdijes sonë është se nuk kemi pasur më tepër informacion rreth tyre në gjuhën tonë, andaj edhe shpresojmë që ky libër sadopak të plotësojë këtë zbrazëtirë dhe të na bëjë t’i ndjejmë bashkëshortet e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] si nënat tona, sepse ato vërtet edhe janë të tilla për ne.

Të dhëna mbi librin: 

Titulli: Nënat e besimtarëve
Autor: Amër Halid 
Përkthyes:  Elmaz Fida
Numri i faqeve: 206 
Formati: A5 
Viti i botimit: 2009 
Çmimi: 200 den / 3,2 €

Doktrina

DOKTRINA E SHTETIT NË ISLAM

Temat që kanë të bëjnë me sqarimin dhe të kuptuarit e pozicionit të Shtetit në Islam fatkeqësisht nuk janë sa duhet të shtjelluara. Kjo paraqet një prej fushave ku muslimanët nuk e kanë dhënë kontributin e duhur në kohët e fundit dhe nuk i kanë dhënë hakun e studimit dhe të angazhimit (ixhtihadit), siç u kanë dhënë fushave tjera të së Drejtës Islame.
Në mungesë të një literature të mirëfilltë nga ky lëmi, hasim në mendime dhe pozicione të ndryshme brenda Ummetit ndaj kësaj çështje shumë të rëndësishme.
I hasim ata që e refuzojnë idenë e pluralizmit në kuadër të Shtetit Islam, ata që refuzojnë idenë e zgjedhjeve për ta zgjedhur kryetarin e Shtetit, apo zgjedhjen e përfaqësuesve të popullit në Kuvendin Konsultativ, ose Kuvendin Përfaqësues (Parlament). Ka prej atyre që refuzojnë parimin e shumicës në votim; të tjerë që refuzojnë përcaktimin e mandatit të kryetarit të Shtetit me vite të caktuara. Ka të atillë që mendojnë se gjithçka që ka sjellë demokracia është e keqe, dhe si e tillë ajo duhet të luftohet patjetër. Të tillë që refuzojnë që femra të ketë të drejtë votimi në zgjedhje dhe të drejtë kandidimi për në kuvendet përfaqësuese. Gjithashtu, ka prej tyre që nuk ua japin edhe jomuslimanëve këtë të drejtë, në votim apo kandidim, ose të kenë edhe ata vend për pjesëmarrje në pushtet.
Ndërsa, në anën e kundërt të këtyre njerëzve pasiv, hasim ata që refuzojnë që në Islam të ketë shtet i cili gjykon me atë që ka shpallur All-llahu, duke e ndarë fenë dhe politikën plotësisht. Kështu, gjithnjë sipas mendimit të tyre, nuk ka fe në politikë dhe nuk ka politikë në fe! Këta sekularistë nga liberalët dhe marksistët, pretendojnë se Islami është thjeshtë një thirrje, nuk i nënshtrohen ligjit të tij, nuk i respektojnë urdhrat dhe ndalesat e tij dhe nuk i kthehen Librit të Shenjtë dhe Sunnetit; e nëse kthehen një ditë, atëherë kthehen me qëllim të ndryshimit (mënjanimit) të fjalëve të All-llahut nga vendi i tyre, i komentojnë pjesët e teksteve kur’anore që të jenë në shërbim të tyre dhe jo që ata t’u nënshtrohen atyre.
Ndërmjet këtyre sekularistëve të zhveshur nga petku i Islamit dhe atyre pasivistëve që nuk jetojnë me kohën, qëndron rryma e Mesatares Islame, e cila e merr Islamin prej burimeve të tij të pastërta dhe beson se ai është program i plotë jetësor për individin, familjen, shoqërinë dhe shtetin. Ajo shikon në Islamin dhe në kohën me sy të hapur, bën sintezën mes të vjetrës së dobishme dhe të resë së shëndoshë, i përmbahet traditës së përtërirë, baraspeshon mes gjërave të pandryshueshme dhe gjërave të ndryshueshme, thërret në respektimin e mendjes, në përtëritjen e mendimit, në ixhtihad në fé dhe zbulimin në jetën e kësaj bote. Kjo rrymë shkëput prej sistemeve të kohës atë që është më e vlefshme në to dhe mendon se demokracia është më afër Islamit, pasi të pastrohet prej disa gjërave të dyshimta dhe të ushqehet me atë çfarë duhet prej vlerave të Islamit dhe dispozitave të tij.
Ky libër është shprehje e kuptimit të kësaj rryme në këtë aspekt të rëndësishëm: aspekti i Shtetit në Islam. Cila është pozita e tij? Cila është dispozita e themelimit të tij? Cilat janë karakteristikat dalluese të tij? Cila është qenia (struktura) e tij? A është shtet qytetar ai i cili i përmbahet Islamit, apo është shtet teokratik, fetar, klerikal? Si u përgjigjemi atyre që pretendojnë se ai është shtet fetar, që gjykon me të drejtën hyjnore (autorizimin hyjnor)? Cili është qëndrimi i tij ndaj pluralizmit, demokracisë, femrës dhe jomuslimanëve? A i lejohet cilitdo grupacioni islam që të marrë pjesë në pushtet në shtetin sekularist? Dhe çështje të tjera të ndjeshme dhe të rëndësishme.

Të dhëna mbi librin: 

Titulli: Doktrina e shtetit në Islam 
Autor: Jusuf Kardavi
Përkthyes: Eljesa Mahmudi
Numri i faqeve: 340 
Formati: A5 
Viti i botimit: 2009 
Çmimi: 300 den / 5 € 

Kamata

KAMATA
DOMETHËNIA, PASOJAT, ALTERNATIVAT

Islami është Fé universale që i përfshin të gjitha fushat e jetës. Ai erdhi mëshirë për njerëzit jo vetëm në fushën e besimit dhe të ritualeve praktike, por edhe në të gjitha fushat e jetës dhe aktivitetit, si: të besimit, të moralit, të politikës, të ekonomisë etj.
Parimet që miratoi Islami, me qëllim mbrojt­jen e të drejtave të njeriut, kredibilitetit të tij dhe pen­gimin e çdo tentative që çon në përligjjen e të drejtave të tij, realizimin e drejtësisë dhe luftimin e të gjitha lëvizje­ve që çojnë në zgjerimin e hende­qe­ve midis shtresave shoqërore, janë shembuj të rrallë të cilët bota bashkëkohore ka shumë nevojë t’i përfillë, për të garan­tuar nderin e njeriut, të drejtat e tij dhe sigurinë e shoqërisë.
Prej normave me rëndësi të veçantë për shoqërinë janë edhe ato të sistemit ekonomik, sepse nuk mund të paramen­dohet jeta e njerëzve pa transaksione, shitblerje, tregti etj. Në bazë të kësaj, All-llahu i Madhërishëm në disa vende në Kur’anin Famëlartë ka përmendur ajete që rregullojnë këto çështje dhe kryesisht në vija të trasha e rregulla të përgjith­sh­me sqaroi se çfarë lejohet e çfarë nuk lejohet nga transaksio­net e njerëzve, ndërkaq i Dërguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i zbatoi urdhëresat hyjnore dhe dispozitat fetare në shoqëri, duke detajuar shumë dispozita që iu referohen këtyre çështjeve, e që në të drejtën Islame njihen me termin “Fikhu-l-mua’melat”- Dispozitat (e drejta) e transaksio­ne­ve.
Ekzistimi i sistemit të drejtë ekono­mik, i cili do të ketë rezultate pozitive në shoqëri, kush­të­zo­het të filtrohet nga faktorët që do ta privojnë nga ndiki­mi pozitiv në shoqëri. E nuk ka dyshim se prej fakto­rëve më të mëdhenj në këtë drejtim është kamata.
Kurse, nisur nga fakti i pamohueshëm se e drejta Islame është sistem i drejtë hyjnor, kamata në të është e ndaluar, haram, dhe për atë që punon me kamatë All-llahu i Madhë­rishëm ka miratuar dënime të ashpra. Ndalimi i kamatës në Islam renditet në planin e Islamit për luftimin e dallimeve klaso­re, kthimin e të drejtave të të shtypur­ve, elimini­min e padrejtësisë nga shoqëria njerëzore dhe lirimin e njerëzve nga tirania e tiranëve, të cilëve u intereson vetëm interesi personal.
Bota e sotme është e fundosur në humnerën e kama­tës, e cila është krim ndaj njerëzimit dhe tragjedi ekono­mi­ke. Madje, në shtresa të caktuara, kamata paraqet resurs theme­lor të të ardhurave të tyre. Po ashtu, sistemet e ndryshme ekonomike përmendin arsyetime të shumta për legjitimimin e këtij krimi - kamatës. Fatkeqësisht, edhe shoqëria shqiptare është përfshirë nga ky kancer i cili po e bren gjithnjë e më shumë atë.
Shkollarët muslimanë e kanë obligim të sqarojnë se kamata është krim dhe padrejtësi ndaj njerëzve, ajo nuk i sjell asnjë dobi njeriut dhe shoqërisë. Kjo do të arrihet me sqarimin e esencës së kamatës, pasoja­ve të saj në rrafshe të ndryshme dhe mundësinë e orga­nizimit të jetës ekonomike pa kamatë. Dhe mu një gjë të tillë është munduar ta bëjë edhe autori përmes këtij libri.

Të dhëna mbi librin: 

Titulli: Kamata - domethënia, pasojat, alternativat 
Autor: Bashkim Aliu 
Numri i faqeve: 300 
Formati: A5 
Viti i botimit: 2009 
Çmimi: 300 den / 5 € 

Mjaft me heshtje

MJAFT ME HESHTJE

Stereotipat e rreme dhe paragjykimet e gabuara pothuajse gjithmonë bëhen pengesë për njohjen e së vërtetës dhe përfitimin e bindjeve dhe imazheve të gabuara për çështje të ndryshme.
Mbi këtë përvojë të hidhur flet edhe autori i këtij libri, kur qysh në moshën gjashtë vjeçare, ndërsa po ndiqte Shkollën Presbiteriane të së Dielës në Xheksonvil të Ilinoisit, u keq­ orien­tua në lidhje me muslimanët dhe fenë e tyre, duke e ruajtur pastaj këtë keqinformim deri në moshën e mesme. Mësuesja, atëbotë, autorit dhe bashkëmoshatarëve të tij u kishte folur se si në zonat e shkre­tëtirës së Tokës së Shenjtë jetonin njerëz të pash­ko­lluar, primitivë dhe të dhunshëm që adhuronin një “Zot të çuditshëm”. Komente këto, siç pranon edhe vetë autori, i kishin mbetur në kokë kohë të gjatë, duke ruajtur në mendje për “muhamedanët” imazhin e njerëzve të huaj, injorantë dhe kërcënues.
Por fati i kongresmenit Paul Findley ishte se në vitin 1974, si zyrtar amerikan, kishte bërë një udhëtim me shkas, i vetmuar, “thellë në botën e panjohur, në Lindjen e Mesme arabe”, në Jemenin e atëhershëm jugor. Dhe ky udhëtim, siç rrëfen ai vetë në librin “Mjaft me heshtje”, ishte pika fillestare e këndelljes së tij ndaj realitetit dhe drejt flakjes së stereotipave dhe paragjykimeve.
Pastaj vijon puna e tij e palodhshme në drejtim të largimit të stereotipave dhe paragjykimeve të gabuara ndaj Islamit dhe muslimanëve para opinionit të gjerë, duke rrezikuar kështu edhe etiketimet e ndryshme që i bëheshin për angazhimin e tij. Në këtë drejtim ai edhe shkroi librin në fjalë, “Mjaft me heshtje”, që paraqet një thirrje të tij për të përmirësuar imazhin e gabuar që ekziston në SHBA rreth Islamit. Me këtë rast, autori, ndër të tjera, thekson: “Qëllimet e mia në shkrimin e këtij libri janë mirëkupti­mi ndërfetar, toleranca dhe bashkëpunimi. Unë nuk jam një misionar që përpiqet t’i kthejë jomuslimanët në besimin islam dhe as nuk jam ndonjë autoritet në Islam. Unë kërkoj vetëm të ofroj kuptimin e saktë të fesë dhe konceptin objek­tiv që do të kërkojë e nxisë ndikimin dhe pjesëmarrjen e muslimanëve në një qeverisje kompetente”.
Përndryshe, Paul Findley është i njohur për përpjekjet e tij për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe për zhdukjen e diskriminimeve raciale apo fetare. Ai është i njohur edhe për përpjekjet e tij për ndërgjegjësimin e opinionit publik amerikan rreth konfliktit arabo-izraelit në Palestinë.
Paul Findley mban pesë doktoratura nderi të dhëna nga Universiteti Linkoln, Fakulteti i Landinudit, Fakulteti i Ilinoisit, Fakulteti i Makmurit dhe Universiteti i San’as.
Shpresojmë që ky libër, i shkruar nga një autor amerikan, i cili për më tepër edhe ishte anëtar i Kongresit Amerikan plot 22 vjet, do të kontribuojë për përmirësimin e imazhit ndaj Islamit edhe te ata politikanë, gazetarë dhe intelektualë shqiptarë, të cilët, për fat të keq, akoma e shohin këtë Fé me syrin e mësueses presbiteriane të autorit, kur ai ishte në moshën gjashtëvjeçare.

Të dhëna mbi librin: 

Titulli: Mjaft me heshtje 
Autor: Paul Fiendly 
Përkthyes: Ornela Ademovi, Oriol Guni
Numri i faqeve: 358 
Formati: A5 
Viti i botimit: 2009 
Çmimi: 300 den / 5 € 

Ftesë për bashkëjetesë

FTESË PËR BASHKËJETË

Fatkeqësisht, problemet, fërkimet, mosmarrëveshjet dhe grindjet sot janë bërë pjesë përbërëse e jetës. Gjuha e butë e komunikimit mes njerëzve është zëvendësuar me atë refuzimit, përbuzjes dhe arrogancës. Kjo gjendje është kudo në botë. Madje e tillë edhe në raportet e muslimanëve njëri me tjetrin. Jo rrallë kjo mosmarrëveshje di të merr përmasa edhe më tragjike. Iraku, Libani, Sudani, Palestina... janë vetëm disa raste për t’i marrë si shembull i konflikteve të brendshme.
Po ashtu, ne jemi dëshmitarë të përditshmërisë sonë, ku pjesëtarë të shumë familjeve muslimane nuk arrijnë dot ta konceptojnë dhe zotërojnë gjuhën e dialogimit dhe mirëkuptimit në jetën e tyre, por jetojnë në botë konflikti dhe ankthi, të hidhëruar apo të ndarë. Divorcet dhe konfliktet mes bashkëshortëve po shtohen. Shohim që çiftet grinden për shkakun më të vogël. Prindërit kanë humbur artin e komunikimit me fëmijët e tyre. Babai thjesht jep urdhra dhe nuk di të dialogojë me fëmijët e tij.
Mungesa e dialogut ndihet qartë dhe nëpër shkollat tona, mes mësues­ve dhe nxënësve, profësorëve dhe studentëve. Njerëzit e arsimit janë bërë objekt talljeje, autoriteti i tyre pothuajse ka arritur nivelin zero.
Aspak më mirë nuk është gjendja edhe në raportet tona shoqërore. Shohim gjykatat të mbushura me padi dhe akuza, për shkak se njerëzit nuk munden të bashkëjetojnë dhe ta mirëkuptojnë njëri-tjetrin. Në mesin e të rinjve është për­hapur konsumi i alkoolit, trajtimi i problemeve me rrugët më eks­treme, ide dhe sjellje perverse. Të gjitha këto sjellje janë rezultat i vetmisë. Duke mos gjetur dikë që ta kuptojë dhe dikë me të cilin të qajë hallet, i riu mbyllet në vetvete dhe kalon në sjellje perverse.
Madje, probleme të tilla i hasim edhe në xhamitë ku adhurojmë Zotin. Ne kemi filluar të mos pajtohemi me njëri-tjetrin edhe në gjërat më elementare. Edhe pse gjëra të vogla dhe të rëndomta, ato kthehen në çështje shumë të nxehta, duke shkaktuar urrejtje dhe debate të forta mes nesh. Kjo, për shkak se ne nuk jemi treguar të gat­shëm ta pranojmë njëri-tjetrin ashtu siç jemi. Edhe pse çështje dytësore, ato po përçajnë pjesëtarët e xhamive. Konfliktet në xhami, të cilat janë simbol i mirëkuptimit dhe tolerancës, arrijnë deri në sharje dhe akuza të ndryshme ndaj njëri-tjetrit.
Pikërisht për këto probleme diskuton autori Amër Halid në këtë libër. Përmes temave të trajtuara ai mundohet ta sqarojë domosdoshmërinë e tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës; pastaj edhe të tregojë mbi nevojën e mësimit të artit të komunikimit me të tjerët.

Të dhëna mbi librin:


Titulli: Ftesë për bashkëjetesë
Autor: Amër Halid
Përkthyes:
Elmaz Fida
Numri i faqeve: 320
Formati:
B5
Viti i botimit:
2008
Çmimi: 500 den / 8 €

Rëndësia e famijles në Islam

RËNDËSIA E FAMILJES NË ISLAM

Familja paraqet bërthamën e një shoqërie. Nga fati i saj, rënia apo ngritja, varet edhe fati i shoqërisë. Ne shohim sot familje që kanë humbur çdo vlerë dhe karakteristikë pozitive. Fatkeqësisht, kjo është bërë realitet edhe në trevat tona. Mosmarrëveshjet brenda familjeve tona janë bërë përditshmëri e zakontë, mjetet e informimit për çdo ditë na shkruajnë e flasin për gjëra të tilla. Dhe nganjëherë njeriu fiton përshtypjen sikur ky është bërë një trend i cili edhe nuk kuptohet si fatkeqësi, përkundrazi, si diç normale dhe në frymën e “zhvillimeve civilizuese”. Statistikat e reja tregojnë për shtim të frikshëm të përqindjes së divorceve, kurse informacioni që një familje shpërbëhet dhe ndahet tanimë nuk përbën më një lajm të kobshëm dhe të rëndë.
Konfliktet në familje janë shtuar, kurse mirëkuptimi dhe harmonia janë pakësuar. Marrëdhëniet e ngrohta që ekzistonin dikur, kanë filluar të ftohen. Shohim gra dhe burra që nuk dinë cili është roli i tyre. Burra të martuar krijojnë lidhje jashtëmar¬te¬sore. Të njëjtën gjë e bëjnë dhe shumë gra. Kurse marrëdhëniet jashtëmartesore, detyrimisht, do të ndikojnë në marrëdhëniet mes çiftit pas martese. Internetit dhe chat-i janë bërë më shumë se një botë virtuale për shumë burra e gra në drejtim të tradhtisë bashkëshortore.
Raportet e prindërve me fëmijët kanë humbur ngrohtësinë dhe butësinë. Përbuzja dhe mosrespektimi janë bërë pjesë përbërëse e familjeve tona. Gjuha e dashurisë dhe komunikimit të ndërsjellë është zëvendësuar me atë të injorimit dhe konflikteve. Të gjitha këto dhe të tjera janë gjëra që duhet të na shqetësojnë të gjithëve. Ato janë kambana alarmi të asaj që po vjen.
Duke pasur tërë këtë parasysh, gjithnjë e më tepër shihet nevoja e kuptimit dhe vlerësimit të familjes nga aspekti islam. Islami i kushton rëndësi të veçantë familjes dhe zhvillimit të saj. Ai e shikon familjen si frontin më të rëndësishëm në ruajtjen e Ummetit. Prandaj secili prej nesh duhet të kapet fort pas këtij fronti dhe të përpiqemi që familjet tona të jenë të konsoliduara.

Disa nga temat e trajtuara në këtë libër janë:
- Rëndësia e familjes në Kur’anin Famëlartë dhe traditën profetike
- Tradhtia bashkëshortore minon familjen
- Roli i vërtetë i gruas dhe burrit në familje dhe shoqëri
- Shoqërimi me vajza
- Martesa e fshehtë
- Zgjedhja e bashkëshortes
- Lumturia bashkëshortore

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Rëndësia e familjes në Islam
Autor:
Amër Halid
Përkthyes:
Elmaz Fida
Numri i faqeve:
132
Formati:
A5
Viti i botimit:
2008
Çmimi: 150 den / 2,5 €

Sqarime te shkelqyeshme

SQARIME TË SHKËLQYESHME TË KOMENTIMIT TË DISPOZITAVE KUR'ANORE

Puna më e mirë të cilën mund ta prezantojë njeriu nga veprat e mira dhe veprimtaria më me vlerë të cilës mund t’i përkushtohet, është shërbimi për Librin e shenjtë, Kur’anin Fisnik, të cilin All-llahu Fuqiplotë ia shpalli Vulës së Pejgamberisë, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi sel-lem], e që e bëri dritë dhe ndriçim për njerëzimin,
Në këtë libër, autori Muhammed Ali Sabuni ka tubuar ajetet fisnike në formë të ligjëratave shkencore që në vete ngërthejnë unifikimin e klasikes (tradicionales) dhe bashkëkohores për nga lehtësia. Në artikulimin e këtyre ligjëratave ai ka ndjekur metodologjinë e insistimit për një sistemim preciz, duke bërë analiza të thella, duke bërë analizimin e ajeteve fisnike nga dhjetë këndvështrime, edhe atë sipas këtij modeli:
- Analizë e fjalëve duke argumentuar me fjalët e tefsirologëve dhe linguistëve;
- Kuptimi i përgjithshëm i ajeteve fisnike në mënyrë koncize;
- Shkaku i shpalljes, nëse ajetet kanë shkakun e shpalljes;
- Mënyra e ndërlidhjes (lidhshmërisë) mes ajeteve dhe atyre paraprake;
- Hulumtim rreth mënyrës së leximeve të përcjella besnikërisht;
- Hulumtim rreth formës së lakimit në mënyrë koncize;
- Urtësitë e komentimit;
- Dispozitat juridike dhe argumentet e juristëve muslimanë duke bërë përzgjedhjen e tyre;
- Çfarë udhëzojnë ajetet fisnike në mënyrë koncize dhe
- Përmbyllja e hulumtimit që përmban urtësinë e ligjshmërisë së ajeteve fisnike të përmendura.

Po ashtu, autori në këtë vepër ka bërë edhe një përmbledhje të mendimeve të tefsirologëve të spikatur në të kaluarën dhe të periudhës së mëvonshme, të cilët kanë kaluar net të tëra në shërbim të Librit fisnik vetëm për hir të All-llahut Fuqiplotë, duke prezantuar në mënyrë koncize atë që kanë thënë dijetarët klasikë dhe të mëvonshmit, duke tubuar mes klasikes dhe bashkëkohores, si dhe duke shënuar edhe burimet prej të cilave ka nxjerrë të dhënat, edhe atë me precizitetin dhe besnikërinë më të madhe.
Libri “Sqarime të shkëlqyeshme të dispozitave kur’anore”, i autorit Muhammed Ali Sabuni, përmban dy vëllime. I përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe është vetëm vëllimi parë. Insha’llah së shpejti do të përkthehet dhe botohet edhe vëllimi i dytë.

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Sqarime të shkëlqyeshme të komentimit të dispozitave kur'anore
Autor: Muhammed Ali Sabuni
Përkthyes: Nehat Ismaili, Eljesa Mahmudi, Shaban Sulejmani, Reshat Ibishi
Numri i faqeve: 664
Formati: B5
Viti i botimit: 2008
Çmimi: 900 den / 15  €

Rregullat e arta

RREGULLAT E ARTA TË TË PARËVE PËR VËLLAZËRINË E BESIMIT

Vëllazëria për hir të All-llahut të Madhërishëm është binjaku i besimit. Siç na ka njoftuar edhe Pejgamberi i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], nuk konsiderohet se ka besuar plotësisht dhe se është besimtar i plotë ai i cili nuk e do për vëllanë e tij atë që do për vetveten.
Vëllazëria për hir të All-llahut Fuqiplotë është mesazh madhor i Islamit për zemrat e gjalla dhe të mbushura me besim. Përmes këtij mesazhi u vëllazëruan muslimanët e parë të Ummetit,  muhaxhirët me ensarët, Bilali etiopian e Selmani persian me mekasit e medinasit. U vëllazëruan, edhe pse nuk kishin lidhje gjaku mes tyre. Me anë të vëllazërisë, bota i hapi zemrën Islamit pa armë, duke bërë që njerëzit të futen në fenë e Zotit grupe-grupe.
Vëllazëria është një ndjenje që të bën ta duash të mirën për të gjithë njerëzit. Ajo që e vë në lëvizje atë, është pastërtia e zemrës. Mbi këtë pastërti ngrihen të gjitha kauzat e drejta, të cilat nuk lëkunden as nga stuhitë dhe as nga furtunat.
Vëllazëria e vërtetë është peshorja e drejtësisë që qëndron gjithmonë e vendosur, edhe atëherë kur fillojnë grindjet dhe debatet mes vëllezërve, duke bërë që ndjenjat e dashurisë të marrin rrugën e tyre dhe vëllai ta falë vëllanë e tij, duke lënë mënjanë gabimet dhe rrëshqitjet e momentit, madje edhe ato të rënda, duke i kërkuar falje All-llahut të Madhërishëm për veten dhe për vëllezërit e tij.
Vëllazëria është këshillim dhe qëndrim pranë njëri-tjetrit në një dynja, litarët e së cilës janë të shkurtër dhe kanë nevojë për litarin e All-llahut të Madhërishëm. Prandaj, vëllazëria mund të ekzistojë vetëm nëse kapemi fort pas litarit të All-llahut të Madhërishëm, drejt së mirës dhe në rrugë të All-llahut, ashtu siç ka thënë Omer ibnul Abdul Azizi [radijall-llahu anhu]: “O njerëz! Kush do që të rrijë pranë nesh, duhet të ketë pesë gjëra, ose përndryshe më mirë të mos na afrohet:
- Të na tregojë për nevojat e atyre që nuk munden të na i tregojnë vetë. 
- Të na ndihmojë me sa mundësi të ketë.
- Të na udhëzojë drejt atyre punëve dhe veprave të mira që ne nuk i dimë.
- Të mos përgojojë para nesh vartësit e vet.
- Të mos përzihet në gjërat që nuk i takojnë.”
Libri në fjalë paraqet një vepër rreth vëllazërisë në Islam nga Dr. Abdull-llah Ferexhull-llah, All-llahu e shpërbleftë me shpërblimet më të mira të Tij.

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Rregullat e arta të të parëve për vëllazërinë e besimit
Autor: Dr. Abdullah Ferexhullah
Përkthyes: Nasuf Hoxha
Numri i faqeve: 152
Formati: A5
Viti i botimit: 2008
Çmimi: 150 den / 2,5  €

Me emrin Tend jetojme

ME EMRIN TËND JETOJMË

Libri “Me Emrin Tënd jetojmë”, i autorit të mirënjohur Amër Halid, është përmbledhje e ligjëratave dhe temave që autori i ka shtjelluar gjatë muajit të bekuar të Ramazanit në Meken e nderuar, mu në afërsi të Qabesë së bekuar. Kjo e bën edhe më të veçantë këtë botim.
Numri i emrave të All-llahut që janë trajtuar në këtë libër është tridhjetë. Në çdo temë është trajtuar një nga emrat e All-llahut të Madhëri­shëm. Të gjithë em­rat, janë emra të përmendur në Kur’an. Në seci­lën temë autori flet rreth një emri, ndikimin e tij në jetën e muslimanit, ndiki­min e tij në shoqëri dhe si manifestohet ai në jetën tonë në përgjithësi. Përmend, gjithash­tu, si t’i përjetojmë emrat e tillë, si: Furnizuesi, Pranuesi i pendimit, i Drejti, Krenari… Sqaron si t’i lidhim këta emra me jetën dhe aktualitetin tonë.
Pyetjes pse pikërisht është zgjedhur të flitet mbi emrat e bukur të Zotit të Madhërishëm, autori Amër Halid i përgjigjet kështu: “Qëllimin tonë me këta tema, do e përmbledhim në dy fjalë: ”Njohjen e Zotit”. Qëllimi ynë është që ta njohim më mirë Zotin tonë. Nëse do e njohësh Zotin, do e duash Atë. Është e pamundur që ta njohësh Zotin dhe të mos e duash. Nëse do e njohësh, do t’i bindesh. Nëse do e njohësh, do të kërkosh kënaqësinë e Tij. Nëse do e njohësh, do të ndjesh mall për Xhennetin e Tij. Nëse do e njohësh, do të rrjedhin lotë nga malli për ta takuar. Shumë njerëz kanë frikë nga vdekja, ndërsa ti e dëshiron, pasi të takon me Zotin e Madhërishëm. Nëse do e njihje, do të shkriheshe nga malli për Të. Nëse do e njihje, ëmbëlsia që të fal adhurimi dhe bindja e Tij, do të dukej më e ëmbël se mjalti. Nëse do e njihje, nuk do të pranoje të veproje asgjë që e zemë­ron Atë”.
Tridhjetë temat e këtij libri autori i ka përmbledhur në një fjalë: ”Njohja e Zotit”. Nuk ka gjë më të madhe dhe më madhështore se kaq që të thuhet. Besimtari i vërtetë dhe i sinqertë nuk do të kërkon të fiton Xhennetin, veçse pasi ta ketë njohur Zotin e Madhërishëm; nuk do të frikësohet nga ndëshkimi i Tij, veçse pasi ta ketë njohur Atë; nuk do të kër­kon të arrinë kënaqësinë e Tij, veçse pasi ta njohë Madhështinë e Tij; nuk do të mund të falet, agjërojë, kryejë Haxhxhin, japë lëmo­shë…, veçse pasi ta ketë njohur...
Të githa këto autori i përmbledh në një fjali: “Nëse e njeh Urdhë­ruesin, i pranon lehtë urdhërat”.

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Me Emrin Tënd jetojmë
Autor:
Amër Halid
Përkthyes:
Elmaz Fida
Numri i faqeve:
296
Formati:
B5
Viti i botimit:
2007
Çmimi: 400 den / 6.5 €

Prezantimi

PREZANTIM ME NJERËZIT E DASHUR

Libri “Prezantim me njerëzit e dashur” nga autori Amër Halid është një përshkrim i veçantë i jetës dhe veprës së katër njerëzve më të mirë që kanë shkelur mbi sipërfaqen e tokës pas lajmëtarëve dhe pejgamberëve të All-llahut. Ummeti islam i njeh ata si Hulefai Rashidin. Ata i lavdëroi edhe All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik, duke dëshmuar për gradat e tyre të larta, udhëheqjen e urtë dhe pozitën e shkëlqyer në shoqëri.
Ata janë Ebu Bekr Es-Sidiku, Omer El-Faruku, Othman Dhun-Nurejni dhe Aliu [radijallahu anhu].
Konsiderojmë se çdo pjesëtar i Islamit në kohën tonë duhet të dijë më tepër mbi jetën e këtyre njerëzve të mëdhenj, për të kuptuar më mirë se si lundronte anija e Ummetit islam nën udhëheqjen e këtyre katër Halifeve të drejtë, si ata përfituan nga shoqërimi i tyre me të Dërguarin e All-llahut, Muhammedin, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe çfarë duhet të jetë sjellja jonë e përditshme dhe kontributi ynë për të mirën e kësaj feje dhe njerëzimit në përgjithësi.
Edhe në këtë libër lexuesi do të takohet me mënyrën shumë tërheqëse të ligjërimit dhe shkrimit që përdor autori i mirënjohur i kohëve të fundit, Amër Halid.

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Prezantim me njerëzit e dashur
Autor:
Amër Halid
Përkthyes:
Elmaz Fida
Numri i faqeve:
244
Formati:
B5
Viti i botimit:
2007
Çmimi: 350 den / 6 € 

 

Arti

ARTI I EDUKIMIT TË FËMIJËVE

Fëmijët janë zbukurimi i kësaj bote, janë gëzimi i prindërit dhe familjes në përgjithësi. Ata janë edhe përgjegjësia dhe amaneti për të cilin prindërit do të japin llogari. Për kujdesin e treguar ndaj tyre dhe edukatën e dhënë. Për orientimin e tyre në jetë, kah e mira dhe e lavdëruara. Neglizhenca në edukimin e fëmijës dhe lënia e tyre pas dore, mund të ketë pasoja të rënda në të ardhmen edhe për fëmijën edhe për prindin.
Etapa e fëmijërisë konsiderohet etapa më e rëndësishme në jetën e nje­riut, aty është nisma e formimit dhe zhvillimit, dhe i tillë do të jetë njeriu pas saj: i shëndoshë apo i sëmurë. Pothuajse të gjitha sëmundjet shpirtërore lindin si rezultat i keqkuptimit të kësaj etape dhe të nevojave të saj. Frika, izolimi, konflikti, rrena, hajnia dhe defekte të tjera lindin në fillim të kësaj periudhe nëse veprohet gabimisht me fëmijën dhe nëse nuk bashkëveprohet me të me sjellje të shëndoshë etike.
Gatishmëria për nevojat e fëmijës, mënyra e realizimit dhe e për­mbu­shjes së tyre, është çështje e rëndësishme për t’u zhvilluar fëmija dhe për t’u formësuar në mënyrë të plotë e të ekuilibruar në aspektet e perso­nalitetit të tij të ndryshëm, duke filluar nga aspekti fizik, psikik, shoqëror, mendor dhe shpirtëror.
Lexuesi i këtij libri do të hasë në metodën e elementeve dhe në mos ren­dit­jen, që është tipar kryesor gjatë prezantimit të lëndës, e që, sipas kënd­vë­sh­trimit të autorit, është një ftesë për njoftim me temën dhe për­fshir­jen e lëndës së saj. Lënda aty u drejtohet prindërve (baballarëve dhe nënave), pedagogëve dhe të gjithë edukatorëve.
Po kështu, lënda - në të shumtën e rasteve - aplikohet për djemtë dhe vajzat duke filluar nga mosha dyvjeçare e deri në moshën trembë­dhjetë vjeçare.
Autori është përpjekur që secilën temë t’ia referojë çdo grup­mo­she të veçantë. Madje, temat - në të shumtën e rasteve - u janë lënë për shtjellim prindërve dhe edukatorëve tjerë, për faktin që ata duhet të jenë më të infor­muar për fëmijët me të cilët punojnë dhe çfarë u duhet dhënë atyre e çfarë jo.
Në fillim të çdo teme autori ka prezantuar çelësat e temës, për të qenë në dijeni lexuesi me temën e cila do të lexohet në vazhdim.

Të dhëna mbi librin:

Titulli:   Arti i edukimit të fëmijëve
Autor:   Muhamed Mursi
Përkthyes:  Nehat Ismaili, Eljasa Mahmudi, Reshat Ibishi
Numri faqeve:  360
Formati:  B5
Viti i botimit:  2007  
Çmimi:
500 den / 8 €     

Historite

HISTORITË E PROFETËVE

Historitë e profetëve janë një realitet që përsëritet çdo ditë në jetën tonë. Ato janë ngjarje të njëllojta, por me personazhe të ndryshëm. Teksa flasim mbi historitë e tyre, sikur ne flasim mbi jetën tonë, por para mijëra viteve.
Vetë Kur’ani Famëlartë, mrekullia e përjetshme deri në Ditën e Kijametit, një e treta e tij, përbëhet nga histori të profetëve. A nuk tregon diçka e tillë mbi rëndësinë e këtyre historive! Zoti i Madhërishëm e ka ditur që njerë­zimi do të përjetonte këtë zhvillim të jashtëzakonshëm, megjithatë e ka mbushur Kur’anin me histori të tilla rreth profetëve.
Historitë e profetëve në këtë libër janë trajtuar sipas një këndvësh­tri­mi të ri, sikur asnjëherë më parë deri tani.
Autori në parathënien e tij na bën me dije qëllimet e këtij libri:
Qëllimi i parë, t’i forcojë besimtarët dhe t’i bëjë të qëndrueshëm. Thotë Zoti në Kur’an rreth kësaj: “Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pro­fetëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde. Në to të ka ardhur e vërteta dhe këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.” (Hud: 120)
Qëllimi i dytë, që të nxjerrim mësim prej tyre. Thotë Zoti në Kur’an: ”Në historitë e tyre ka shembuj për nje­rëzit me mendje. Ato nuk janë histori të trilluara, por janë vër­tetuese të asaj që të është shpallur ty dhe sqarim për çdo gjë, udhëzim dhe mëshirë për ata që besojnë.” (Jusuf: 111)
Nëse dëshiron ta pastrosh zemrën nga sëmundjet shpirtërore, mëny­rën se si ta bësh këtë e gjen tek historitë e profetëve. Kërkon të për­sosësh moralin? Atë e gjen tek historitë e profetëve. Nëse kërkon të mësosh si t’i edukosh fëmijët e tu, atë e gjen tek historitë e profetëve. Nëse kërkon të mësosh se si të reagosh në fatkeqësi dhe kur përba­llesh me vështirësi, atë e gjen tek historitë e profetëve.
Qëllimi i tretë është që t’i kemi si shembull në jetën tonë. Ata janë me qëllim që ne të ndjekim rrugën dhe të ecim në gjurmët e tyre. Problemi më i madh i rinisë së sotme, është se nuk kanë një shembull model që ta ndjekin. Nëse do të dëgjosh apo lexosh historitë e profetëve, do të ndjesh se do të fillosh ta duash secilin prej tyre dhe do të duash që secilin ta kesh model për ta ndjekur.
Qëllimi i katërt është që të forcojnë besimin në zemrat e besimtarëve.
Qëllimi i pestë, të na mësojnë si t’i ftojmë të tjerët në Islam.
Qëllimi i gjashtë, që të lehtësohet kup­timi i Kur’anit. Shpeshherë, teksa lexojmë Kur’an, hasim vështirësi me kuptimin e tij. Pasi të njohim historitë e profetëve, do ta kemi më të lehtë ta kuptojmë Kur’anin.
Qëllimi i shtatë është që të rregullohen familjet.

Të dhëna mbi librin:

Titulli:   Historitë e Profetëve
Autor:    Amër Halid
Përkthyes:  Elmaz Fida
Numri faqeve:  600
Formati:  B5
Viti i botimit:  2007
Çmimi:
800 den / 13,5 €  

Fetva 2

FETVA BASHKËKOHORE
(PJESA E DYTË)

Fetvatë kanë një pozitë të lartë në fe, për këtë edhe Ibn Kajjimi këtë veprimtari e krahasoi me imzanë-nënshkrimin e vendimeve të Zotit të botëve.
Nisur nga kjo, shumë prej dijetarëve të gjeneratave të para, fetvanë e shihnin punë shumë të madhe dhe me përgjegjësi, për këtë edhe i iknin fetvasë apo pyetësin e dërgonin te tjetri. Në mesin e tyre u për­hap thënia: “Ai që merr guxim t’i futet fetvasë, ai merr guxim t’i futet zjarrit”. Kjo ishte si rezultat i vetëdijesimit të tyre për seriozite­tin e çështjes dhe për përgjegjësinë e madhe para All-llahut të Madhëri­shëm,
Duhet ditur faktin se prej krimeve më të mëdha në Islam është krimi i atyre të cilët thonë për All-llahun atë që nuk e dinë, duke e lejuar në këtë mënyrë të ndaluarën apo duke e ndaluar të lejuarën, duke mos pasur për këtë leje prej All-llahut të Madhërishëm.
Fundin e botës e përshpejton ajo që njerëzit të marrin prijës injorantë, ashtu që kur do të pyeten, do të përgjigjen pa dituri, e me këtë do të humbin edhe vetë e do t’i humbin edhe të tjerët.
Me të vërtetë, sot është për keqardhje dhe të ngushtohet zemra kur sheh se sa fetvaja është marrë si punë e vogël dhe e parëndësishme, ashtu që fetva japin ata që nuk kanë lidhje me fik’hun (të drejtën isla­me), apo thirren në ixhtihad ata që nuk dinë më tepër se t’i numërojnë kushtet e ixhtihadit. Ndodh që njerëzit e këtillë të bien në kundërshtim me konsensusin e dijetarëve të hershëm dhe të vonshëm, por atyre nuk u intereson asnjëra palë. Madje, disa njerëz marrin guximin që t’u hynë fetvave që kanë të bëjnë me gjërat më të ndërlikuara të besimit, shkencës, atyre indivi­dua­le dhe shoqërore, ashtu që vlerësojnë për gjëra se janë të lejuara, për disa të tjera se janë të ndaluara, disa i shpallin mosbesimtarë, disa të tjerë mëkatarë, i nxjerrin në gabim të hershmit, i paraqesin të lajthitur të mëvonshmit, hapen me bisedat e tyre në shumë anë, ndërkaq ata ende janë të njomë, nuk janë lidhur ashtu si duhet!
Autori sqaron se nuk mjafton që të jepen për­gjigje koncize se një çështje është e lejuar apo e ndaluar, është valide apo jovalide, sikur që kanë vepruar disa prej atyre që japin fet­va, në të kaluarën dhe sot. Por, duhet të jepen përgjigje të hollësishme të cilat nuk mjaftojnë vetëm me përmendjen e argumenteve më të pë­rafërta apo me sqarime të pakta, por duhet të mundohet të mbledhë argumente të cilat do ta mbështesin fuqishëm çështjen në fjalë dhe do ta kënaqë palën që kërkon përgjigje.
Autori, përgjigjen në çështjet fetare e kupton si formë të thirrjes islame, e cila përmban, krahas sqarimit të dispozitës fetare si: hallalli, harami, e preferuara, e urryer apo e lejuar, edhe ele­mente të domosdoshme për përmirësimin e botëkuptimeve, për zbardhjen e të vërtetave, për demantimin e paragjykimeve të ndrysh­me, për eliminimin e dyshimeve, për zbulimin e urtësive dhe fshehtë­sive, duke synuar në këtë mënyrë që të bëhet ndriçimi i mendjeve, ringjallja e zemrave, drejtimi i veprimtarisë...

Të dhëna mbi librin:

Titulli:   Fetva bashkëkohore (pjesa e dytë)
Autor:    Dr. Jusuf Kardavi
Përkthyes:  Bashkim Aliu
Numri faqeve:  655
Formati:  B5
Viti i botimit:  2007 
Çmimi:
800 den / 13,5€

Islami ne mijevjecarin

ISLAMI NË MIJËVJEÇARIN E TRETË

Mijëvjeçari i ri erdhi. Porsa kaloi dehja dhe dita e dytë e janarit ishte ditë e rëndomtë. Vallë a ndodhi diçka? A thua brenga jonë e vetme ishin kompjuterat tanë dhe adaptimi i tyre në mijëvjeçarin e ri? A thua sistemet e shoqërive tona, të cilët i mbajnë në jetë, gjenden para kolapsit? Vallë, a thua përsëri, ardhshmëria është ajo që, tanimë, ishte një herë?
Me fillimin e mijëvjeçarit të ri nuk munguan simptomat e krizës, të cilat stimuloheshin nëpër media, e që mund të shkak­tonin përhapjen e histerisë për shkak të Fundit, për shkak të frikës para mijëvjeçarit të ri. Por, disi, viteve të fundit, në shoqëritë perëndimore erdhi një kohë kur më tepër manifestohej indiferenca e pajtueshmërisë, se sa ajo optimiste ndaj katastrofave të parashikuara. Frikën apoka­liptike, irracionale nga Fundi, që deri para pak kohe ishte simbol i kulturës së “gjelbër”, e zëvendësoi shkatërri­mi i ri. Kush frikësohej ende nga gjendja e jashtëzakonshme më 31 dhjetor të vitit 1999? Kush frikësohej nga lufta atomike, nga bombat nukleare, nga shkatërrimi i pyjeve, nga vrimat e ozo­nit, Çernobili, nga të ndryshuarit e klimës, Sida, nga lopët e tërbuara?
Muslimanët e kësaj bote reaguan në mijëvjeçarin e ri, edhe pse pa shampanjë dhe pa birrë, prapëseprapë më të lirshëm. Së pari, mijëvjeçari i ri ndodhi pikërisht në mes të vitit 1420 të llogaritjes së vitit islamik. E dyta, është një nu­mër i vogël i muslimanëve, të cilët në radhitjet e numrave gjej­në ndonjë mistikë të llojit të Kabalës çifute. Madje, mijë­vjeçari i ri nuk guxon t’i brengosë myslimanët, edhe pse mo­menti i fundit mund të vijë në çdo çast, fakt në të cilin besojnë edhe të krishterët edhe muslimanët. Atë e di vetëm Zoti.
A thua do të modernizohet bota isla­me, ose do ta pranojë American way of life, apo do të refu­zojë çdo integrim të mëtejmë? A do të përhapet Islami edhe më tej me një shpejtësi të madhe në Perëndim, siç ndodhi edhe në pjesën e tretë të shekullit të kaluar? A thua do të rrjedh qetë një proces i këtillë? Cilat janë pasojat, të cilat do t’i përjetojë Perëndimi, po qe se bota islame nuk korr sukses në ripërtëritjen morale dhe struk­turale? Cilat do të jenë pasojat nëse, në këtë sferë, Islami korr sukses dhe po qe se në Perëndim fiton pres­tigj? A thua ky religjion, i cili çdo herë në aspektin kon­ceptual ka qenë edhe religjion botëror, atëherë edhe de facto do të bëhet vërtetë religjion botëror, madje, si i atillë do të bëhet edhe dominues? A thua atëherë Islami mund të paraqitet si terapi, e cila do ta shpëtojë Perëndimin? Dhe, a do të jetë atëherë Perëndimi i aftë që ta njohë Islamin si një ilaç të hidhur, i cili është i domosdoshëm, për ta tejkaluar krizën si qytetërim i sukses­shëm?
Kjo është prapavija, këto janë pyetjet për të cilat flitet në këtë libër. Përgjigjet, siç thotë vetë autori, nuk do të jenë aspak popullore, sepse, “nëse njeriu flet për problemin, atëherë ai bëhet josimpatik”.

Të dhëna mbi librin:

Titulli:   Islami në mijëvjeçarin e tretë
Autor:    Dr. Murad Hofman
Përkthyes:  Behxhet Jashari
Numri faqeve:  303
Formati:  A5
Viti i botimit:  2007 
Çmimi:
350 den / 6 € 

Gjurmeve

GJURMËVE TË TË DASHURIT TONË

Amër Halid, ligjërues dhe thirrës bashkëkohor, sot zë një vend meritor në skenën e thirrjes islame.
Kjo dëshmohet edhe nga libri i tij, “Gjurmëve të të Dashurit tonë”, ku Amër Halidi me një narracion elokuent dhe të rrjedhshëm shkëput fragmente nga jeta e bujshme e të Dërguarit të Islamit, Muhammedit, paqja e All-llahut qoftë mbi të.
Me tërë zellin e tij të thirrësit, autori gjeti mënyrë se si lexuesit t’ia bëjë më të afërt jetën e Muhammedit, të Dërguarit të fundit të All-llahut.
Ky libër nuk është vetëm një jetëpërshkrim klasik i biografisë së Muhammedit [alejhis-selam], sikur që ndoshta edhe jemi mësuar të lexojmë nëpër libra tjerë të kësaj natyre, por paraqet një mënyrë shumë më të veçantë dhe më tërheqëse të përshkrimit të jetës së njeriut që ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë njerëzore, gjurmë këto që me dekada e shekuj po përcillen prej pasuesve të tij.
Libri në fjalë na tregon më për së afërmi bëmat dhe peripecitë që e përshkuan të Dërguarin e All-llahut. Në këtë libër do ta njohim të Dërguarin e All-llahut si njeri modest, besnik, tregtar, bashkëshort, prind, udhëheqës shpirtëror dhe shtetëror.
Nga ngjarjet dhe ndodhitë e përshkruara për mrekulli në këtë libër, autori ka nxjerrë edhe urtësitë dhe mësimet që mund të vlejnë për njerëzit në ditët e sotme.  

Të dhëna mbi librin:

Titulli:   Gjurmëve të të Dashurit tonë
Autor:    Amër Halid
Përkthyes:  Elmaz Fida
Numri faqeve: 438
Formati:  B 5
Viti i botimit:  2006
Çmimi: 500 den / 8 €

Permiresimi

PËRMIRËSIMI I ZEMRAVE

Karakteristikë e këtij libri të autorit Amër Halid, një ligjërues i shkëlqyer bashkëkohor, është se ai në këtë libër mundohet që nëpërmjet shembujve konkretë të na ofrojë një material të bollshëm të cilin mund ta marrim si model sipas të cilit do të vepronim në jetën tonë të përditshme.
Meqë jeta i ka sfidat e veta, për një besimtar të vërtetë këtu mund të gjenden zgjidhje sipas të cilave do të mund të organizohej vetë jeta.
Për një ngritje shpirtërore besimtari duhet që të jetë sa më afër Krijuesit të vet. Adhurimet e përditshme janë vetëm se një hap më afër një morali të lartë dhe të çiltër.
Namazi, kujtimi i Zotit, respekti ndaj prindërve, mirësia, modestia, ruajtja e sekreteve dhe amaneti janë vetëm disa nga segmentet kryesore të cilat autori i përmend në këtë libër.
Edhe ky libër është botim i Shtëpisë Botuese “Furkan ISM”, Shkup e cila për vizion të vetin ka ngritjen e vetëdijes fetare dhe morale te besimtarët muslimanë.

Të dhëna mbi librin:

Titulli:   Përmirësimi i zemrave
Autor:    Amër Halid
Përkthyes:  Elmaz Fida
Numri faqeve: 484
Formati:  B 5
Viti i botimit: 2007
Çmimi: 500 den / 8 €

Rizgjimi

RIZGJIMI ISLAM NGA ADOLESHENCA DREJT PJEKURISË

Ummeti islam ka kaluar nëpër periudha të ndryshme e të vështira, me ç’rast njerëzit hamendin lloj-lloj mendimesh. Aty sprovohen besimtarët dhe pësojnë dridhje të forta. Disa të tjerë mendojnë se dielli i Islamit ka perënduar përgjithmonë dhe se shkëndija e Ummetit është shuar dhe nuk do të ndizet më kurrë. Por, shumë shpejtë pastaj shikojnë se ngjarjet i përgënjeshtrojnë hamendjet, sikur kur i sëmuri papritmas shërohet, ai që dukej i vdekur fillon të lëvizë.
Pas shumë betejash, sprovash dhe sakrificash, All-llahu i Madhërishëm nuk i çoi në dëm përpjekjet e besimtarëve, sepse Ai nuk e humb mundin e të mirëve, ashtu sikur që nuk u jep sukses përpjekjeve të të shthururve. Si rezultat i këtyre përpjekjeve është edhe ky rizgjim i bekuar, drita e të cilit ka përfshirë lindjen dhe perëndimin, frymëzimet e të cilit janë përhapur në veri dhe jug, brenda dhe jashtë botës islame. Ka përfshirë qytetet dhe fshatrat, burrat dhe gratë, kurse shtylla e tij kurrizore janë të rinjtë, e sidomos ata që janë të shkolluar nëpër shkolla, institute dhe universitete. Ky është një rizgjim mendjesh dhe idesh, zemrash e ndjenjash, i vullnetit dhe synimeve të larta, I punës dhe sjelljes, senzibilizues dhe ftues. Ai ka përfshirë të gjitha fushat, atë edukative, kulturore, shoqërore, ekonomike, politike…
Por, këtij rizgjimi i janë shfaqur disa mangësi që turbullojnë kthjelltësinë e tij, duke i vendosur perde thelbit dhe prishur imazhin e tij. Të gjitha këto i kemi konsideruar si sëmundje që duhet të kurohen dhe të mos neglizhohen.
Këto u dukën qartë në disa shfaqje të teprimit dhe ekstremizmit, me një­fa­rë nxitimi dhe reagimesh të pakontrolluara, duke u marrë më shumë me pamjen e jashtme sesa me esencën. Në disa raste janë shfaqur edhe disa forma të prirjes drejt ngurtësimit në mendime dhe mbylljes në vetvete, me prirje për të imituar, duke i vështirësuar gjërat dhe duke i larguar njerëzit, duke qenë emocional dhe të prirë më shu­më drejt fjalëve sesa veprave, duke u kushtuar rëndësi degëzimeve anësore në vend të bazave të përgjithshme, si dhe duke u dhënë pas formave të dhunshme dhe hakmarrëse në vend të butësisë dhe mëshirës.
Libri në fjalë ka për qëllim udhëzimin dhe orientimin e këtij rizgjimi, ta drejtojë këtë devijim, të realizojë këtë objektiv, të mësojë dikë që nuk di, t’i tërheqë vëmendjen ndonjë të pavëmendshmi, të kujtojë ndonjë që ka harruar, të forcojë vullnetin e ndonjë të pavendosuri, të realizojë objektivat e tij dhe me lejen e All-llahut të Madhërishëm të japë frutat e tij në çdo kohë.

 Të dhëna mbi librin:

Titulli:   Rizgjimi Islam nga adoleshenca drejt pjekurisë
Autor:    Dr. Jusuf Kardavi
Përkthyes:  Nasuf Hoxha
Numri faqeve:  367
Formati:  B5
Viti i botimit:  2007 
Çmimi:
500 den / 8 € 

Si te bashkeveprojme

SI TË BASHKËVEPROJMË ME KUR’ANIN FISNIK

Kur’ani, Libri qiellor i cili përmban fjalët e fundit të ardhura për udhëzimin e njerëzimit, të ruajtura nga çdo shtrembërim e ndryshim qoftë në shprehje apo në kuptim. All-llahu e bëri atë të lehtë për përkujtim dhe mësim, andaj nuk është çudi të shohim burra e gra, të moshuar e fëmijë të cilët e kanë mësuar atë përmendësh.
Kur’ani është Drita e All-llahut që u zbriti njerëzve. Përmes saj zhduket errësira, qartësohet rruga dhe e vërteta, largohen dyshimet dhe mëdyshjet, orientohet i humburi, kurse i orientuari edhe më tepër e shton bindjen në rrugën që ecën.
Kur’ani e mban të gjallë lidhjen e njeriut me Zotin e tij, për të qenë adhurues i denjë dhe i bindur, për të qenë mirënjohës dhe falënderues ndaj Krijuesit për të gjitha të mirat që i ka dhënë.
Kur’ani është thirrje drejtuar botës njerëzore, që të njihen e të duhen mes vete, jo të jenë të huaj e të panjohur; të falin e të mirëkuptohen, jo të jenë fanatikë e të pamëshirshëm; të ndihmojnë njëri-tjetrin në të mira, e jo të sillen me armiqësi e urrejtje. Më e mira e të mirave është që të sillemi denjësisht me Librin e All-llahut në lexim e këndim, në zbatim e praktikë, në ligjet e tij, në mënyrën e thirrjes drejt udhëzimit, pasi ai është metodika e jetës njerëzore, ligji i politikave udhëheqëse dhe i thirrjes për te All-llahu.
Kur’ani duhet trajtuar në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu sikur vepruan brezat e parë të muslimanëve, e jo të bëhemi prej atyre që e lanë në harresë dhe u sollën keq me të.
Shpëtimi i vetëm i Ummetit dhe njerëzimit në përgjithësi, është të kthyerit kah Kur’ani, këndimi, kuptimi dhe zbatimi i tij në përpikëri.
Librin në fjalë autori e ka ndarë në katër kapituj themelorë:
Kapitulli i parë: Mbi veçantitë e Kur’anit dhe qëllimet e tij.
Kapitulli i dytë: Mbi bashkëpunimin me Kur’anin në të mësuar, lexuar e dëgjuar.
Kapitulli i tretë: Mbi bashkëpunimin me Kur’anin në kuptim dhe koment, në gjetjen e mënyrave më të arritura në shpjegimin e tij. Zhvillimin dhe kurimin e problemeve e paqartësive në komente.
Kapitulli i katërt: Mbi bashkëpunimin me Kur’anin në zbatimin praktik në thirrje e ligjshmëri.

Të vërtetën e tha All-llahu i Madhërishëm në Librin e TIj: “Dhe ky është libër, dobiprurës. Ne e zbritëm, përmbajuni këtij; ruajuni, ashtu që të mëshiroheni.” (El-En’am: 155)

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Si të bashkëveprojmë me Kur’anin Fisnik
Autor: Dr. Jusuf Kardavi
Përkthyes:  Flori Kola
Numri faqeve:  444
Formati:  B5
Viti i botimit:  2007 
Çmimi:
500 den / 8 €     

 

Të gjitha të drejtat i takojnë Shtëpisë Botuese "Furkan ISM" © 2007-2010