logo
 
 

 

temat

BAZAT E IMANIT NË DRITËN E KOHËS BASHKËKOHORE

Muhammed KUTUB

Të vërtetat e Islamit janë të përhershme dhe ato nuk ndryshohen qëkur i janë shpallur Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e deri në Ditën e Gjykimit. Ky shkrim ka për qëllim të sqarojë bazat e imanit në dritën e kohës bashkëkohore dhe që në mënyrë më efikase t’ia ofrojë njeriut bashkëkohor. Në këtë vazhdim flitet mbi ateizmin dhe pasojat e tij

Ateizmi, i cili edhe sot e kësaj dite është shumë i përhapur, nuk mbështetet as në baza logjike e as shkencore. Krejt kjo ndodhë në kohën për të cilën pohohet se njeriu bashkëkohor nuk bën asgjë pa bazë logjike apo shkencore.
Ateistët sot, kur ballafaqohen me pyetjen e krijimit nga asgjëja, pyetjen e cila gjunjëzon çdo mohues të Krijuesit, përgjigjen se “natyra” është ajo që krijon gjithçka!
Është ky pohim i cili nuk ka kurrfarë baze shkencore, edhe krahas asaj që dëgjohet shpesh nga gojët e atyre të cilët në xhahilijetin bashkëkohor quhen dijetarë.

Ç’është natyra?!
Darvini thotë se natyra krijon gjithçka dhe se aspak nuk ekzistojnë kufij në krijimin e saj. Pastaj pohon se natyra nuk vepron sipas ndonjë mendimi, por krejt kjo ndodh pa kurrfarë rendi.
Subhanallah! Ai krijues, për të cilin thonë se krijon gjithçka, nuk ka as mendje e as urtësi. Ai, siç thotë Darvini, punon pa kurrfarë rendi dhe nuk ka ndonjë plan të paramenduar gjatë krjimit. Si atëherë, krijuesi i tillë, i cili nuk ka aspak mendje, mundet me një saktësi aq mahnitëse, të cilën e vërejmë në të gjitha detajet përreth nesh, të drejtojë me kozmosin dhe jetën në të?! Si arriti krijuesi i tillë të krijojë njeriun me të gjitha cilësitë që ai posedon? Njeriu është qenie e cila vepron me mençuri, ka vullnet të vetin dhe qëllim qartë të caktuar të veprimit të vet. Vallë është e mundur që dikush që nuk ka vullnet dhe qëllim të vetin të krijojë dikë që ka vullnet të vetin dhe qëllim të qartë?! Vallë a mundet dikush që nuk ka mendje të krijojë dikë që ka mendje?!
Ndërsa sa i përket shkencës, të dëgjojmë vetëm disa dëshmi të atyre punonjësve shkencorë të cilëve All-llahu i Madhërishëm ua ka ndriçuar zemrat dhe mendjen vetëm me të vërtetën e pjesshme, edhe pse kanë mbetur të jetojnë jetën e injorancës bashkëkohore e cila plotësisht zotëron me Perëndimin.
Biologu i njohur Rasel Çarls, profesor në Universitetin e Frankfurtit, thotë: “Ekzistojnë më shumë teori mbi formimin e jetës nga materia e vdekur. Disa hulumtues pohojnë se jeta është formuar nga protonet, apo viruset, apo me bashkimin e disa pjesëve proteinike... Ndoshta dikujt mund t’i duket se ato teori kanë plotësuar boshllëkun e njohur ndërmjet botës së vdekur dhe botës së gjallë. Megjithatë, është fakt se të gjitha përpjekjet e gjetjes së shembullit të formimit të botës së gjallë nga bota e vdekur kanë dështuar plotësisht dhe kanë ngelur pa kurrfarë suksesi. Ai i cili mohon ekzistimin e Zotit nuk është në gjendje të sjellë asnjë argument se vetëm bashkimi i rastësishëm i grimcave të imta të caktuara të materies mund të shkaktojë jetën e cila do të vazhdojë të zhvillohet sipas ligjshmërive rreptësishtë të caktuara, ashtu siç ndodh në qelizën e gjallë. Megjithatë, edhe krahas kësaj, njeriu ka të drejtë të pranojë sqarimin e tillë për formimin e njeriut, sepse kjo është çështje e tij personale. Por, nëse ai pranon atë, duhet ta dijë se ka pranuar diçka që është fenomen më i madh dhe shumë më e ndërlikuar për mendjen e njeriut sesa pranimi i Zotit të Plotfuqishëm i Cili ka krijuar gjithçka dhe drejton me gjithçka.
Mendoj se çdo qelizë e gjallë është aq e ndërlikuar, saqë shumë vështirë mund ta kuptojmë. Me miliona qeliza të gjalla të cilat ekzistojnë në tokë dëshmojnë madhështinë e Tij në mënyrën që është e mbështetur në baza logjike. Prandaj unë fuqimisht besoj në ekzistimin e Zotit”.
Profesor Krisi Morison, kryetar i Akademisë së shkencave në Nju Jork, në librin e tij Njeriu nuk ekziston vetvetiu, thotë: “Ajo që nxit habinë është rendi i saktë mahnitës i cili sundon në natyrë. Sikur korja e tokës të jetë më e trashë vetëm për disa putë se sa është, dioksid karboni do të neutralizonte oksigjenin dhe nuk do të ishte e mundur jeta e bimëve. Sikur ajri të jetë pak më i rrallë, miliona meteorë të imët të cilët digjen për çdo ditë nga ana e jashtme e mbështjellësit tokësor do të goditnin Tokën nga të gjitha anët me shpejtësi ndërmjet gjashtë dhe dyzet milje në orë dhe do të kishin ndezur gjithçka që ndizet në Tokë. Sikur këta meteorë të shkonin me shpejtësi të fishekut, të gjithë do të ishin ndeshur me Tokën dhe pasojat do të ishin të tmerrshme. Po të ndeshej njeriu me meteorin shumë të imët i cili lëviz me shpejtësi nëntëdhjetë herë më të madhe se sa fisheku, do të shkatërrohej plotësisht vetëm nga ngrohtësia të cilën e lëshon meteori gjatë kalimit të vet. Atmosfera e Tokës është e trashë aq sa është e nevojshme për kalimin e kontrolluar të rrezeve të dritës, në të cilat ndodhin reaksione kimike të cilat mbytin bakteret kurse prodhojnë vitamine të domosdoshme për botën bimore. Krejt kjo zhvillohet pa pasoja të dëmshme për njeriun, me përjashtim nëse ai i nënshtrohet tej mase ndikimit të këtyre rrezeve. Përkundër avullimit konstant të gazrave nga Toka, të cilat kryesisht janë të dëmshme, ajri mbetet i pa helmuar dhe pa çrregullime të përqindjeve të elementeve përbërëse të tij, e të cilat janë të domosdoshme për jetën e njeriut. Ky ekuilibrim habitës është rezultat i ekzistimit të potencialit të madh të ujit në oqeane, prej të cilëve nxirret jeta, ushqimi, shiu, klima mesatare, bimësia dhe, përfundimisht, prej tij varet jeta e vetë njeriut”.
Në një vend tjetër të librit të sipërpërmendur, profesori thotë: “Ne, me të vërtetë, po i afrohemi botës së madhe të së panjohurës, pasi që jemi njoftuar se materia e tërësishme, shikuar shkencërisht, është vetëm reflektim i universit unik, i cili në bazën e vet mbështetet në parimin e elektricitetit. Megjithatë, ajo që aspak nuk është kontestuese, është fakti se nuk ka vend për rastësi kur është në pyetje formimi i kozmosit, sepse, në një botë kaq të madhe, gjithçka zhvillohet sipas ligjshmërive rreptësishtë të caktuara.
Evolucioni i njeriut deri në shkallën e qenies së mençur e cila është e vetëdijshme për ekzistimin e vet, është një hap shumë i madh për të ndodhur si përparim i materies vetvetiu, pa ide novatore. Po qe se pranojmë se qëllimi ka ekzistuar, në atë rast njeriu mund të konsiderohet si aparat. Megjithatë, kush drejton me atë aparat? Sepse, aparati pa drejtim nuk ka asnjë vlerë. Shkenca aspak nuk merret me atë që drejton njeriun, por gjithashtu nuk pohon se ai ka natyrë materiale. Arritëm shkallë të mjaftueshme të përparimit që të kuptojmë se Zoti i ka dhuruar njeriut pjesë nga drita e Vet”.
Artur Tomson, shkrimtar i njohur skocez, në veprën e vet Shkenca dhe feja, thotë: “Ne pranojmë se shërbimi më i madh të cilin shkenca ia ka bërë njeriut është se e ka sjellë deri te ideja për Krijuesin - Zotin e Lartësuar. Nuk do ta teprojmë nëse themi se shkenca ia ka zbuluar njeriut qiellin e ri dhe tokën e re, si dhe e ka shtyrë që të investojë mund maksimal intelektual. Megjithatë, njeriu shpesh nuk gjen rehati, me përjashtim nëse shkel kufijtë e arsyes dhe me bindje të plotë i dorëzohet Zotit”.
Unë nuk po përmendi këta shembuj si argument për ekzistimin e All-llahut të Madhërishëm, sepse ne kemi Librin e All-llahut i cili na mjafton dhe natyrën njerëzore në të cilën All-llahu krijoi njerëzit që vetë të dëshmojnë ekzistimin e Tij. Këta shembuj po i përmendi vetëm për shkak të atyre të cilët mendojnë se përparimi shkencor i kohës bashkëkohore nënkupton mohimin e besimit në All-llahun e Madhërishëm.

Pasojat e ateizmit në shoqërinë bashkëkohore
Vala e tërbuar e ateizmit ka shkaktuar pasoja dhe çrregullime që nuk mbahen mend në tërë bashkësinë njerëzore. Kjo ka ndodhur për atë se njerëzimi ka arritur në situatë që çdo ndodhi, në cilëndo pjesë të planetit, të ndikojë në pjesët tjera të tij, sidomos nëse bëhet fjalë për një dukuri aq të rëndësishme dhe aq të rrezikshme siç është kjo.
All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik thotë: “Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).” (Er-Rum: 27)
A ka ndonjë vepër tjetër të cilën njerëzit mund ta bëjnë, e të jetë më e keqe se ateizmi? Dhe cili çrregullim mund të jetë më i madh sesa ai që shkaktohet përmes tij?
Ja vetëm disa nga pasojat të cilat janë rezultat i atij mëkati të rëndë ndaj All-llahut të Madhërishëm:

1. Goditja e vlerave shpirtërore dhe idealeve universale
Njeriu i cili nuk beson në ekzistimin e All-llahut doemos vjen në situatë që parametrat dhe vlerat e tij të humbin rëndësinë dhe që shikimi i tij ndaj jetës dhe gjithçkaje që e rrethon të ndryshojë. Kjo ndodhë për shkak të asaj se besimi forcon dimensionin shpirtëror të njeriut dhe e lidh për vlerat universale, ashtu që zemra e njeriut lidhet për All-llahun e Madhërishëm.
Besimtari e di qëllimin e vërtetë të jetës në këtë botë. All-llahu i Madhërishëm thotë: “Unë nuk i krijova xhinnët dhe njerëzit për tjetër, pos që të më adhurojnë.” (Edh-Dharijat: 56)
Besimtari nga ky ajet e kupton se All-llahu i Madhërishëm e ka krijuar që ta adhurojë Atë, e jo të adhurojë dikë tjetër.
Njeriu duhet dikë apo diçka të adhurojë. All-llahu i Madhërishëm e ka krijuar të tillë. Adhurimi është pjesë kyçe e qenies së tij. Prandaj, ose do ta adhurojë All-llahun, ose dikë tjetër përveç Tij. Nëse adhuron All-llahun, është obliguar që të jetë i nënshtruar ndaj urdhrave dhe ndalesave të Tij, dhe kështu jeta e tij në Tokë rrjedh në rrjedhën e vërtetë, kurse në botën tjetër do të kënaqet në dhuntitë e All-llahut dhe kënaqësinë e Tij. All-llahu i Madhërishëm në Librin e Tij të urtë dhe Sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e udhëzon njeriun drejt cilësive më të bukura, kryerjen e veprave të mira dhe largimin nga çdo lloj i të keqes. E orienton që t’ia dëshirojë vëllait të vet atë që ia dëshiron vetes, të jetë i sinqertë dhe besnik, të jetë i drejtë ndaj vetes dhe të tjerëve. E udhëzon që të jetë i pastër në veprimet publike dhe sekrete, të ketë veshmbathje, trup dhe ndjenja të pastra dhe me sjellje të pastër.
E nëse nuk e adhuron All-llahun, sigurisht do të adhurojë diçka tjetër.
Do ta adhurojë njeriun, të ngjashëm me veten, i cili do t’i caktojë ligje me të cilat diçka do t’i lejojë e diçka do t’i ndalojë, sipas gjykimeve të veta, kurse ai do të sillet konform kësaj.
Ose do të adhurojë epshet dhe dëshirat e veta: pasurinë, seksin, pushtetin...
Apo, në realitet, do ta adhurojë shejtanin, sepse ai është orientimi kryesor i secilit që adhuron dikë tjetër përveç All-llahut: “O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!? (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!” (Ja Sin: 60-61)
T’i shohim mosbesimtarët përgjatë botës, çfarë adhurojnë dhe në çka shpie adhurimi i tyre!
Komunisti ishte rob i shtetit, partisë, sistemit dhe prijësit, sepse nuk ishte në gjendje që të flasë asnjë fjalë të vetme kundër dikujt nga të lartpërmendurit, përndryshe do të ishte i vdekur. Ai, i pëlqeu apo jo, ishte i nënçmuar para këtyre hyjnive për shkak të një kafshate ushqimi, ashtu që të përjetojë.
Perëndimori është rob i parave dhe epsheve. Paratë janë fuqia e tij lëvizëse. Ai aktivizohet vetëm për të arritur paranë. Paraja është masa përmes të cilës ai vlerëson të tjerët. Statusi i njeriut në shoqëri varet nga sasia e parave që posedon. All-llahu i Madhërishëm thotë: “... te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat)...” (El-Huxhurat: 13), kurse ata thonë: “Më i ndershmi prej nesh është ai që është më i pasur”. Pa marrë parasysh se ajo pasuri a është fituar me plaçkitje, fajde apo padrejtësi - në llogari të qindra të shkelurve në protektoratet e Perëndimit, pasurinë e të cilëve e harxhojnë në të gjitha mënyrat e mundshme, apo me thithjen e gjakut të miliona punëtorëve të mjerë të cilët punojnë ditë e natë, kurse rezultatet e punës së tyre i blen perëndimori, i cili për këtë shkak sillet kryelartë në Tokë.
Pastaj, në çka e harxhojnë pasurinë të cilën e mbledhin në këtë mënyrë dhe në fund bëhen robër të dëshirave të veta?
E harxhojnë në kënaqjen e epsheve të tyre trupore të cilat i bastardojnë deri në nivelin shtazor, apo i harxhojnë në rrënim dhe shkatërrim, duke ndihmuar konflikte të ndryshme të cilat në Tokë zgjasin përherë. Këto janë adhurimet e tyre dhe kjo është sjellje e cila është rezultat i adhurimeve të tilla. Kur ata do t’i ndjejnë vlerat universale dhe do tu përgjigjen thirrjes së tyre?

2. Çrregullimi i baraspeshës në jetën e njeriut
All-llahu i Madhërishëm thotë: “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. Pastaj e zbritëm atë në më të ulëtin e të ulëtëve. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.” (Et-Tin: 4-6)
Njeriu nuk është në gjendje ta ruajë natyrën e vet të pastër në të cilën e ka krijuar All-llahu i Madhërishëm, po qe se largohet nga rruga e All-llahut. Atëherë ai humb baraspeshën dhe bie në nivelet më të ulëta. Vetëm imani mund ta ruajë baraspeshën ndërmjet dy elementeve kryesore të qenies njerëzore. All-llahu i Madhërishëm thotë: “Kur Zoti yt u tha engjëjve: Unë po krijoj një njeri nga balta, dhe kur ta kem përsosur atë dhe t’i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuluni atij (në sexhde).” (Sad: 71-72)
Njeriu është krijuar, siç na lajmëron All-llahu i Gjithëdijshëm, nga balta dhe shpirti të cilin All-llahu i Madhërishëm e frymëzoi në të dhe kështu ia dha jetën. Kur ta mohojë njeriu Zotin e vet, ai mbyll dritaren nëpër të cilën i vjen drita e shpirtit dhe mbetet në errësirën e dheut dhe ashpërsinë e materies. Atij i mbetet vetëm bota materiale - ndijore, në të cilën ai i realizon të gjitha dëshirat e veta, jep tërë mundin e vet, dhe në fund, shndërrohet në të. Këtë njeri e tërheq Toka dhe ai aspak nuk është në gjendje që të mbajë baraspeshën, sepse mënyra e vetme që, në këtë rast, të mbajë baraspeshën, është ngritja shpirtërore e cila e lidh zemrën e tij për All-llahun dhe e përforcon imanin e tij në botën e ardhshme. I tilli në çdo hap të jetës së vet do ta ketë parasysh rezultatin e vet përfundimtar në këtë botë dhe nuk do të lejojë që të bijë në nivele të ulëta. Po qe se njeriu e humb atë komponentë shpirtërore, ai humb baraspeshën dhe vjen në situatë që të bijë deri në nivelet më të ulëta, siç na lajmëron mbi këtë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an.
Ajo për çka sot jemi dëshmitarë, në injorancën bashkëkohore, është vërtetim më i mirë i kësaj. Për çka sot përpiqen njerëzit dhe për çka zhvillohen betejat? Për shkak të nevojave trupore dhe dëshirave të ulëta të kësaj bote. Dhe, në fund, njeriu e humb njerëzinë dhe bëhet kafshë, apo edhe më keq se kafsha: “Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.” (El-A’raf: 179)

3. Shkatërrimi i ndërgjegjes së njeriut
Ndërgjegjja e njeriut është “shpirt i cili qorton vetveten” dhe me të All-llahu i Madhërishëm betohet në Kur’an: “Betohem në Ditën e Kijametit; Betohem në shpirtin që është shumë qortues!” (El-Kijame: 1-2)
Ky betim i All-llahut ka mesazhin e vet, sepse All-llahu i Madhërishëm betohet vetëm në atë që është me rëndësi dhe me vlerë. Nëse All-llahu betohet në shpirtin i cili qorton vetveten, shpirtin i cili qorton njeriun për shkak të veprave të tija të këqija dhe e shtyn që të bëjë vepra të mira, nuk ka dyshim se ai shpirt ka vlerë të vet posaçme tek All-llahu i Madhërishëm. Me të vërtetë ai është shumë i vlefshëm, sepse ai është bazë për ngritjen shpirtërore dhe morale të njeriut, si dhe për përqendrimin e tij në ruajtjen e vlerave të larta. Gjithashtu, ai segment i qenies së njeriut është bazë e përqendrimit të tërë njerëzimit në rrugën e vërtetë. Ç’vlerë ka njeriu nëse e humb “shpirtin i cili qorton vetveten”? Në këtë rast ai posedon vetëm shpirtin i cili e kthen kah e keqja dhe vetë bëhet burim i së keqes dhe çrregullimit në Tokë.
Të riedukohet shpirti i cili kthen në të keqe dhe të sjellurit e tij deri në gradën e shpirtit i cili qorton vetveten, këtë mund ta bëjë vetëm imani në All-llahun. Imani me të cilin njeriu meriton mëshirën e All-llahut të Madhërishëm, e cila është mënyra e vetme që shpirti i njeriut të pastrohet nga fëlliqësirat e veta: “Unë nuk e shfajësoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im...” (Jusuf: 53)
Ateizmi dhe mosbesimi plotësisht mënjanojnë shpirtin i cili qorton vetveten dhe me njeriun e tillë mbetet vetëm shpirti i cili kthen në të keqe.
Ndoshta, në shikim të parë, do të na duket se Evropa e pafé ka ndërgjegjen e vet, sepse tregtari në Perëndim nuk mashtron dhe nuk vjedh, punëtori nuk gënjen dhe nuk shkel premtimet, marrëdhëniet shitblerëse ndërmjet individëve mbështeten në sinqeritet dhe mirëbesim...
Krejt kjo është e saktë, por kjo është vetëm formë dhe aspak nuk ka të bëjë me vlerat e vërteta morale, por bëhet fjalë për aftësitë e tregtarit i cili përpiqet të përfitojë besimin e blerësit të vet deri në maksimum. Për këto arsye ai i vardiset me sinqeritet, mirëbesim dhe cilësi. Megjithatë, treguesi i vërtetë i ndërgjegjes është diç krejtësisht tjetër.
Ku ishte ndërgjegjja në raportin e amerikanëve ndaj indianëve, të cilët janë nocion i ashpërsisë dhe barbarizmit, deri në atë masë saqë mbytja e indianit në mes të rrugës pa kurrfarë arsye ishte diç krejt normale?
Ku ishte ndërgjegjja e perëndimorëve kur është në pyetje kolonizimi i popujve tjerë dhe plaçkitja e të mirave të tyre, krahas ndaljeve të vetëdijshme të tyre në padituri, prapambetje, sëmundje dhe dobësi?
Ku është ndërgjegjja në raportin e OKB-së ndaj problemit palestinez dhe shndërrimit të një populli të tërë në refugjatë?
Ku është ndërgjegjja e bashkësisë ndërkombëtare kur janë në pyetje vrasjet e muslimanëve në vende të ndryshme të botës?
Ku është ndërgjegjja kur një vend i fuqishëm e hedh drithin e vet në lumenj dhe dete, vetëm të mos bie çmimi i drithit në tregun botëror, përderisa njëkohësisht me miliona njerëz në botë vdesin urie?
Ku është ndërgjegjja në mashtrimin e botës dhe përhapjen e haptë të imoralitetit për shkak të përfitimit material të disa mijëra individëve? Në këtë projekt shpenzohen milionë e milionë për zbukurime, makijazh, filma, pornografi, alkool dhe drogë!!!

ATEIZMI
Ateizmi i cili sot po përhapet në Perëndim dhe mburret me mohimin e të ekzistuarit të All-llahut, mohimin e faktit se Ai është i vetmi që krijon, furnizon, ngjallë, vdesë gjallesat tjera dhe se Ai është krijuesi dhe drejtuesi i vetëm i kozmosit, është fenomen i cili aspak nuk është i njohur për historinë e deritanishme njerëzore në këtë vëllim dhe ndikim në jetën e njerëzve, idetë e tyre dhe rezonët e pasojat të cilat shihen në përhapjen e amoralitetit dhe anarkisë.
Në periudhat e lashta të historisë kanë qenë të njohura rastet e paraqitjes së ateizmit në llojin e Dehrijjunëve, të cilët kanë mohuar ringjalljen dhe vdekjen ia kanë përshkruar kohës, e jo All-llahut. Për ta All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Ata edhe thanë: Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë.” (El-Xhathije: 24)
Këto janë fillimet e para të njerëzve të sotëm të cilët përdorin fjalën “natyrë” në vend të fjalës All-llah, dhe kështu bien në gabimin e njëjtë sikurse paraardhësit e tyre.
Gjithashtu, ka pasur raste të amoralitetit dhe shfrenimit, krahas ateizmit, siç ka qenë rasti me Mazdakizmin, që ka qenë i përhapur në Persinë e lashtë. Pasuesit e tij kanë lejuar që të gjithë në mënyrë të barabartë të marrin pjesë në pasuri dhe në gra. Kanë prodhuar amoralitet dhe shfrenim i cili aspak nuk ka qenë i njohur në shekujt para tyre. Ata kanë qenë fara e parë e komunizmit bashkëkohor të cilin e kanë plasuar Marksi dhe Lenini.
Megjithatë, këta dhe të ngjashëm si ata, kanë qenë pakicë te popujt e mëparshëm.
Kjo është për shkak se lloji më i shpeshtë i largimit nga rruga e vërtetë në aspektin ideor, siç thamë, ka qenë shirku e jo ateizmi. Natyra e njeriut, edhe nëse devijon, ajo beson në të ekzistuarit e All-llahut, por krahas Tij konsideron edhe tjerë të barabartë me Atë. Kurse ateizmi, mohimi i haptë i të ekzistuarit të All-llahut, është përjashtim i rrallë, madje edhe te natyra e shfrenuar njerëzore. Arsyeja për paraqitjen e ateizmit në këtë aspekt është ngecja jo e zakonshme e intuitës njerëzore, e cila njeriun e ka sjellë në situatë që të jetojë plotësisht i dorëzuar ndaj kësaj bote, duke adhuruar vetëm atë që mund t’ia ofrojë shqisave të veta dhe duke mohuar Zotin për të cilin thuhet: “... Ai i di fshehtësitë dhe publikimet tuaja dhe Ai e di atë që bëni.” (El-En’am: 3)
Ateizmi, siç thamë, është rrallësi e vërtetë në historinë e njerëzimit.
Gjendja e njerëzimit të kohës bashkëkohore është ngarkuar me përhapjen e ateizmit me përmasa që nuk mbahen mend. Për një gjendje të tillë të njerëzimit duhet të ekzistojnë arsye jo të zakonshme të cilat kanë sjellë në përhapjen e ateizmit në këtë mënyrë brutale.
Megjithatë, neve na intereson se prej nga kjo përhapje e jashtëzakonshme e kësaj dukurie e cila është shumë më e madhe se ndonjëherë më parë gjatë historisë. Përse sot kemi një numër kaq të madh të njerëzve që kanë humbur orientimin e drejtë në jetë, plotësisht i janë dorëzuar jetës së kësaj bote dhe kanë mohuar të ekzistuarit e All-llahut? Duke pasur parasysh se natyra njerëzore, madje edhe ajo që është në devijim, shumë rrallë arrin deri te ky nivel, sigurisht ekzistojnë arsye të posaçme të cilat kanë sjellë deri te përhapja aq e madhe e ateizmit dhe ngecja e plotë e natyrës njerëzore në Evropë, deri në atë masë saqë kanë tejkaluar shirkun dhe kanë shkuar në ateizëm të plotë, i cili në vete përmban edhe shirk edhe kufër bashkërisht.
Për të kuptuar këto shkaqe duhet që shkurtimisht të shqyrtojmë gjendjen e njeriut në Evropë para paraqitjes së ateizmit.

Shkaqet e ateizmit
1. Roli i kishës evropiane në shtrembërimin e krishterizmit i cili është shpallur nga All-llahu i Madhërishëm: All-llahu ka dërguar Isain [alejhis-selam] me të Vërtetën, ia shpalli Inxhilin përmes të cilit njerëzve ua ka sqaruar thelbin e teuhidit dhe ua ka treguar dispozitat praktike të cilave janë të obliguar t’u përmbahen në jetën e përditshme:
“... E vetë Mesihu, (Isai), tha: O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” (El-Maide: 72)
“Dhe (kam ardhur) që t’ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t’ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua.” (Ali Imran: 50)
Këshillat e ndryshëm të formuar nga Kisha për përcaktimin e çështjeve të besimit kanë shtrembëruar këtë fé të shpallur nga All-llahu në dy segmente të rëndësishme të saj:
- Në segmentin e besimit, ashtu që kanë bërë tre zota në vend të Një të Vetmit, pastaj Mesihun, birin e Merjemes, e shpallën për zot, në vend se njeri, ashtu siç ishin edhe të Dërguari tjerë. All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes...” (El-Maide: 72)
“Gjithashtu bënë kufër (mosbesim) ata që thanë: All-llahu është i treti i treve. S’ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu...” (El-Maide: 73)
- Në segmentin e mosrespektimit të dispozitave të cilat janë shpallur në Inxhil, ashtu që janë larguar nga gjykimi sipas Shpalljes së All-llahut të Madhërishëm, me përjashtim në fushën e së drejtës familjare. Në të gjitha segmentet tjera të jetës janë udhëhequr sipas kodit romak, e jo sipas vullnetit të All-llahut. All-llahu i Madhërishëm  thotë:
“Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më pranë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit. (E zbritëm) Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që All-llahu e zbriti në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit”. (El-Maide: 46-47)
Në këtë mënyrë Kisha plotësisht ka shtrembëruar krishterizmin i cili ka qenë i shpallur nga All-llahu dhe kështu Evropa është gjetur në shirk që nga fillimi i krishterizmit. Ai shirk ka qenë vetëm hyrje për çrregullime edhe më të mëdha në jetën e Evropës.

2. Raporti i kishës ndaj shkencës
Evropa në Mesjetë ka jetuar në errësirat e paditurisë dhe besëtytnive. Për këtë arsye evropianët atë pjesë të historisë së vet e quajnë “epoka e errët”.
Pas kësaj ka ardhur deri te luftërat e mëdha të cilat i kanë zhvilluar krishterët kundër muslimanëve dhe që janë të njohura si “luftërat e kryqëzatave”, kurse kanë zgjatur dy shekuj të plotë, prej shekullit 11 deri në shekullin 13.
Në këto luftëra krishterët për herë të parë për së afërmi njoftohen me jetën e muslimanëve dhe karakteristikat e tyre qytetëruese dhe shkencore. Kjo pati ndikim të madh tek ata, andaj u munduan që jetën e tyre në Evropë ta rregullojnë në bazë të vlerave të caktuara që i panë te muslimanët. Lloji tjetër i ndikimit islam në Evropë ishte kontakti i tyre me muslimanët në Andaluzi, pjesën veriore të Afrikës, Sicilinë islame dhe jugun e Italisë, i cili gjithashtu ka qenë islam. Në këto vise kanë lulëzuar universitetet islame në të cilat kanë studiuar njerëz nga të gjitha pjesët e botës. Shumë evropianë kanë qenë mysafirë të atyre universiteteve për të fituar dituri nga profesorët muslimanë. Mësonin gjuhën arabe, e cila ishte gjuhë e shkencës, në mënyrë që të përkthejnë veprat shkencore në gjuhët e tyre amtare.
Përmes këtyre dy ndikimeve Evropa fillon të zgjohet dhe të dalë nga “errësira e Mesjetës”. Megjithatë, Kisha u ngrit kundër rilindjes shkencore e cila ndodhi në Evropë për dy arsye:
a. Nga frika për pozitën e saj në shoqëri. Autoriteti i kishës te populli bazohej në disa iluzione të papranueshme të cilat i mbillnin në trutë e njerëzve, duke u thënë se në fé ekzistojnë fshehtësi të cilat i dinë vetëm njerëzit e kishës. Njerëzit tjerë duhet verbërisht t’i nënshtrohen klerit kishtar dhe aspak mos të pyesin për ato fshehtësi. Ata vetëm mund të kërkojnë bekim nga pushteti kishtar, ashtu që do t’u jenë plotësisht të nënshtruar dhe t’i kënaqin kërkesat e tyre. E ata (pushteti kishtar), për shkak të nënshtrimit të tyre, do t’i afrojnë te Zoti i cili do t’ua falë mëkatet. Kisha është frikuar se nëse përhapet shkenca, njerëzit do t’i hapin sytë dhe do t’i zbulojnë legjendat e kishës, dhe kështu njerëzit e kishës do të humbasin autoritetin dhe vendin të cilin e kanë pasur në shoqëri, kurse Kisha do të humbte shenjtërinë të cilën e ka pasur në masat e gjera.
b. Për arsye se ajo dituri, para së gjithash, ka qenë muslimane. Evropianët të cilët kanë shkuar për të fituar dituri në qendrat islame, kur janë kthyer, me vete kanë marrë dijen e muslimanëve, vlerat islame dhe normat e jetës në përgjithësi. Kisha është frikuar se Islami në Evropë do të përhapet përmes rilindjes shkencore e cila ka ardhur prej universiteteve islame dhe prej dijetarëve muslimanë. Për këtë shkak Kisha filloi që pamëshirshëm të përndjekë dijetarët evropianë të cilët i kishin pranuar shkencat islame. Janë kërcënuar me vrasje, me djegie dhe mundim deri në vdekje, po qe se nuk heqin dorë na shkenca të cilën e kishin sjellë prej dijetarëve muslimanë. Ky ishte fillimi i projektit të rrezikshëm i cili kishte jehonë të thellë në jetën evropiane, projekti i ndarjes së shkencës nga feja dhe lindja e armiqësisë ndërmjet fesë dhe shkencës, apo ndërmjet të diturve dhe fesë. Kjo përçarje në Evropë përherë është shtuar me kohën, përderisa nuk ka ardhur deri në atë masë saqë në ndërdijen e njeriut të arsimuar feja është bërë simbol i besëtytnisë dhe prapambetjes. Nga ana tjetër, teza shkencore ka qenë: të eliminohen të gjitha botëkuptimet fetare nga fusha e hulumtimit shkencor dhe aspak të mos tregohet në Zotin në asnjë prej fakteve shkencore lidhur me gjithësinë, jetën dhe njeriut.

3. Padrejtësia të cilën Kisha me njerëzit e vet ia ka bërë popullit
Kisha nuk është kënaqur me shtrembërimin e fesë së shpallur prej All-llahut dhe mohimin e shkencës dhe zbulimeve të saj eksperimentale, por kësaj i ka shtuar padrejtësinë edhe më të madhe ndaj jetëve njerëzore, arsyes dhe pasurive të tyre:
-  Kisha u ka imponuar njerëzve monopol në ndërmjetësim në mes tyre dhe Zotit. Asnjë njeri nuk është gjendje t’i drejtohet Zotit, përveçse përmes priftit. Prej njeriut të thjeshtë nuk do të pranohet pendimi, e as mëkatet nuk do t’i falen, pa u rrëfyer para priftit në “karrigen e pranimit” dhe lajmërimit të tij se mëkatet i janë falur.
- Kisha njerëzve u ka imponuar bindje të caktuara lidhur me formën e Tokës dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në të, të cilat kanë qenë në kundërshtim me zbulimet më të reja shkencore. Kisha u ka thënë: “Këto janë njohuri të shenjta, sepse janë shpallur nga Zoti. Ai i cili i mohon është bërë mosbesimtar-ateist”.
- Ua ka imponuar një të dhjetën. Çdo njeri ka qenë i obliguar që një të dhjetën e pasurisë së vet “vullnetarisht” t’ia dhurojë kishës. Jo Zotit, as të varfërve, por që prej asaj të jetojnë priftërinjtë jetë luksoze, për të cilën edhe sunduesit më të pasur të cilës do kohë vetëm do të mund të ëndërronin.
- Kisha ua ka imponuar njerëzve edhe “kullukun”, që një ditë në javë të punojnë në pronën e kishës pa pagesë.
- Ua ka imponuar nënshtrimin nënçmues ndaj njerëzve të kishës, sipas së cilës kanë qenë të obliguar që t’i përulen priftit kur të kalojë pranë tyre, aq thellë, saqë ballët e tyre të prekin për toke, edhe pse toka shpesh ka qenë me baltë apo fëlliqësira.
Krahas të gjitha që i përmendëm, duhet theksuar edhe atë se Kisha, pasi që masat në Evropë janë ngritur kundër padrejtësisë së feudalëve dhe kanë kërkuar të drejtat e tyre, është pozicionuar nga ana e feudalëve dhe u është kërcënuar masave të shkelura se Zoti do të hidhërohet ndaj tyre po qe se ngrihen kundër padrejtësisë së zotërinjve të tyre!
Krejt kjo ka pasur ndikim të madh në raportin negativ të masave të gjera ndaj kishës, e me vetë këtë edhe ndaj vetë fesë në përgjithësi.

4. Asketizmi
“... ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre...” (El-Hadid: 27)
All-llahu i Madhërishëm e pranoi asketizmin e tyre, edhe pse atë nuk e caktoi, sepse ata në fillim e bënë këtë për shkak të All-llahut. Megjithatë, ata asketizmit nuk ia dhanë vendin që i takon, por manastiret në të cilat gjenden murgët dhe murgeshat janë shndërruar në qendra amoraliteti dhe shfrenimi në parametra edhe më të mëdha sesa ajo që ndodhte në shoqëri nga ana e epshorëve plotësisht të shfrenuar.
All-llahu i Madhërishëm për këtë thotë: “... ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm ta arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne ua dhamë shpërblimin e tyre, po shumë prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë). (El-Hadid: 27)
Faqet e pandershme mbi njerëzit e kishës rreth kësaj çështje janë bërë sekret publik për të cilin flasin të gjithë dhe shumë shpejtë janë bërë objekt i përqeshjes dhe refuzimit nga Kisha dhe feja në përgjithësi.

5. Komedia e quajtur “falja e mëkateve”
Kjo ndodhi kur Papa ka filluar të pohojë se mund të garantojë për falje të mëkatit te Zoti dhe hyrje në Parajsë për ata të cilët paguajnë një shumë të caktuar të hollash. Papa bëri vërtetime me shkrim për një gjë të tillë dhe në to qëndronte: “Unë papa (ky dhe ky) dhuroj faljen (atij dhe atij) prej të gjitha mëkateve të cilat i ka bërë dhe do t’i bëjë. Ai bëhet i pastër nga mëkatet sikur në atë ditë kur e ka lindur nëna, do të hyjë në Parajsë në atë botë dhe do të jetë i bekuar nga Zoti”. Papa këto falëse në formë të shkruar ua ka shitur njerëzve për shuma të caktuara të hollash. Njerëzit kanë bërë mëkate edhe më të mëdha, e pastaj i kanë blerë ato falëse duke besuar se me ndihmën e tyre do të hynë në Parajsë dhe do të fitojnë faljen dhe bekimin e vërtetë nga Zoti.
Çështja është përkeqësuar edhe më shumë atëherë kur Papa ka autorizuar nëpunësit tjerë kishtarë që të mund të japin falëse në vend të tij, deri në atë masë saqë, bashkë me kishën, janë bërë lëndë për përqeshje nga masat e gjera.
Për shkak të tërë kësaj, refuzimi i njerëzve ndaj fesë në Evropë me kohë gjithnjë e më shumë është rritur, përderisa plotësisht nuk kanë hequr dorë nga ndikimi i fesë në jetën e tyre, e që sot është më shumë se e qartë.

6. Nxirja e fotografisë së Islamit tek evropianët nga ana e kishës
Përmendëm se Kisha është ngritur kundër rilindjes shkencore në Evropë sepse ajo ka qenë nën ndikim të madh islam përmes emisarëve evropianë të cilët kanë arritur dituri në vendet islame dhe janë kthyer nën ndikim të qartë të zhvillimit islam dhe përparimit shkencor të qytetërimit islam. Kur Kisha është frikësuar nga ndikimi islam te bota krishtere dhe përhapja eventuale e Islamit në Evropë përmes rilindjes shkencore e cila është bazuar në shkencat islame, ajo fillon me propagandë të madhe kundër atij ndikimi. Në atë kuptim Kisha angazhon shkrimtarët e vet të cilët shkruajnë kundër Islamit dhe mundohen të shtrembërojnë dhe nxijnë fotografinë e tij në sytë e evropianëve. Ata filluan haptazi të sulmojnë personalitetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], t’i përshkruajnë atij shumëçka që nuk është e saktë dhe t’i akuzojnë muslimanët për të gjitha krimet në Tokë, në mënyrë që të pengojnë pranimin e Islamit nga ana e evropianëve.
Kjo propagandë e dyfishtë kundër “shkencave islame” dhe kundër vetë muslimanëve ka pasur pasoja të thella në jetën e Evropës.
Propaganda kundër Islamit ka pasur ndikim të madh te evropianët dhe ka arritur që t’i kthejë ata nga kalimi në Islam. Në këtë u kanë ndihmuar humbjet e përhershme të kryqtarëve kundër muslimanëve. Sa i përket rilindjes shkencore e cila ka qenë nën ndikim të shkencave islame, ajo arriti ta gjejë rrugën e vet, sepse njerëzit kanë dashur rezultatet e përparimit shkencor, pasi që janë zgjuar dhe kanë dalë nga padituria në të cilën gjendeshin. Kanë dashur frytet e përparimit qytetërues, pasi që në realitetin e vet kanë ndjerë dhuntitë e tyre. Megjithatë, ajo rilindje shkencore-qytetëruese është bazuar në parimet të cilat nuk kanë pasur kurrfarë lidhje me fenë, por kanë qenë plotësisht refuzues ndaj saj. Ky ishte rezultat i veprimeve të kishës që përmendëm më lartë, për shkak të cilave intelektualët përparimtarë në Evropë kanë ikur nga feja krishtere të cilën ua ka ofruar Kisha. Propaganda kishtare kundër Islamit, nga ana tjetër, ka bërë ndikim tek ai intelektual që mos ta pranojë Islamin, edhe pse bazat e përparimit të vet qytetërues i ka marrë prej muslimanëve.
Për këto arsye, është krijuar një gjendje jo e shëndoshë e cila ka sjellë deri te kriza e tanishme e njerëzimit bashkëkohor, e që shihet në përparimin e madh shkencor dhe teknologjik plotësisht të larguar nga feja dhe parimet morale, pa të cilat është e pamundur jeta e drejtë e njeriut në Tokë. Evropianët, me çdo të arritur të re shkencore janë larguar gjithnjë e më shumë nga feja dhe Zoti.

7. Roli i çifutëve në prishjen e mënyrës evropiane të jetës
Këtë gjendje jashtëzakonisht të shfrenuar në Evropë, të cilën e ka shkaktuar Kisha me qëndrimet e saj të gabuara, çifutët edhe më shumë e forcojnë me nxitjen e qëllimshme të përhapjes së anarkisë dhe amoralitetit në botë. Ata janë pikërisht të atillë siç i ka përshkruar All-llahu i Madhërishëm: “... e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. All-llahu nuk i do ngatërrestarët.” (El-Maide: 64) Çifutët kanë parë se u është dhënë rasti që t’i turren krishterizmit - armikut të tyre të vjetër, andaj edhe e kanë sulmuar nga të gjitha anët, duke përhapur ide rrënuese, duke prishur moralin dhe duke popullarizuar çdo lloj të poshtërsisë dhe shfrenimit, nën parullën e përparimit dhe qytetërimit, apo nën parullën e lirisë së individit, derisa nuk kanë arritur plotësisht ta prishin jetën e Evropës me të gjitha ndyrësitë e mundshme që u kanë rënë ndërmend.
Nga njëra anë Marksi, i cili ka qenë çifut, thërriste në komunizëm dhe ateizëm, dhe ai është pronar i parullës së njohur “Feja është opium për popullin”.
Nga ana tjetër Frojdi, gjithashtu çifut, përhap teoritë e veta mbi seksin, në të cilat thërret për hedhjen e plotë të fesë, moralit dhe traditës, me pretekst se ato shkaktojnë depresion në streset psikike dhe nervore.
Çifutët, gjithashtu, kanë qenë prijatarë të lëvizjes së industrializimit kapitalist në Evropë, në mënyrë që në të të shumëfishojnë pasurinë e tyre përmes kamatës. Çifutët në këtë mënyrë kanë sunduar plotësisht me të gjitha segmentet e jetës evropiane dhe në të kanë futur lloje të ndryshme të çrregullimeve:
1. E bindën gruan se duhet të punojë në fabrikë bashkë me burrat. Kur u rrit numri i grave të cilat punojnë bashkë me burrat, i kanë bindur që të zbukurohen me lloje të ndryshme të modës shfrenuese e cila ka prishur moralin e tyre bashkë me moralin e burrave, e sidomos të rinisë. Për këtë shkak shtëpitë e modës fitojnë shuma të mëdha të hollash të cilat në fund u kthehen çifutëve.
2. Çifutët shpallën parullën “liri, vëllazëri dhe barazi”. Me moton e lirisë mendojnë në përhapjen e ateizmit dhe amoralitetit si simbol i lirisë personale të çdo njeriu. E kush do që mos të besojë, le të mos besojë, kush do që të lëshohet më së ulëti dhe t’i dorëzohet anarkisë, le ta bëjë atë, sepse askush nuk ka të drejtë që t’ia kontestojë “lirinë personale”.
3. Ata shkatërruan familjen me atë se bindën gruan se duhet të shkojë në punë dhe që në shtëpinë, amësinë dhe edukimin e fëmijëve, të shikojë sikur në pengesa të pamenduara të cilat e pengojnë që t’i dorëzohet lirisë së vet.
4. Ata prodhuan breza fëmijësh pa prindër, sepse nëna është e zënë me punë jashtë shtëpisë dhe nuk ka kohë që t’i përkushtohet edukimit të fëmijëve të vet. Kjo rezultoi me shkatërrimin e familjes, për çka edhe vuajnë shumë vende evropiane sot.
Këto janë vetëm disa prej pasojave negative të cilat i kanë shkaktuar në jetën perëndimore, kurse rrota e çrregullimit edhe më tej rrotullohet dhe për çdo ditë sjell diç të re.

8. Përgjegjësia e muslimanëve për krejt këtë
Në fund duhet të themi se edhe Ummeti  islam mban përgjegjësi të madhe për këtë çrregullim i cili sot po ndodh në Tokë. All-llahu i Madhërishëm këtë Ummet nuk e bëri që të jetojë vetëm për vete, por të prijë dhe orientojë tërë njerëzimin. All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun...” (Ali Imran: 110)
“Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në Ditën e Gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i Dërguari dëshmitar ndaj jush...” (El-Bekare: 143)
Çdo lloj i të mirës ka qenë i pranishëm në skenën botërore tërë kohën përderisa ky Ummet e kryente rolin e vet: përhapte dritën dhe udhëzimin në të gjitha viset e botës, urdhëronte për të mirë dhe largonte nga e keqja, besonte në All-llahun dhe thërriste gjithë njerëzimin në besim (iman).
Në shekujt e fundit, kur ky Ummet la pas dore rolin e vet në rrjedhat botërore, pasi ai u dobësua dhe u ligështua, udhëheqjen e njerëzimit e mori populli i cili nuk beson All-llahun e Madhërishëm, as Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e as që zbaton dispozitat e All-llahut në jetë. Ishte ky një rast për fuqitë e këqija të xhinnëve dhe njerëzve, të cilët shkaktuan çrregullim të madh në Tokë duke thirrur në mosbesim në vend të besimit.
Rregulli në Tokë nuk do të vendoset sërish përderisa muslimanët me të vërtetë nuk i kthehen fesë së tyre, kur do të realizohet premtimi i All-llahut të Madhërishëm ndaj muslimanëve, se do t’u jep që të sundojnë me Tokën dhe të vendosin siguri, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën e tyre:
“Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit.” (En-Nur: 55)
Ky vështrim i shkurtër në historinë e Evropës do të na ndihmojë që ta kuptojmë situatën momentale në Perëndim dhe përhapjen jo të zakonshme të ateizmit dhe amoralitetit.
Krejt kjo është rezultat i tre arsyeve për të cilat kemi folur: roli i kishës, roli i çifutëve dhe përgjegjësia e muslimanëve. Ai ambient antifetar në Evropë është i përshtatshëm për përhapjen e të gjitha llojeve të viruseve dhe infektimeve.
Me siguri se infektimi më i madh është ateizmi dhe amoraliteti, sepse kur njeriu largohet nga All-llahu i Madhërishëm dhe zbatimi i udhëzimit të Tij në Tokë, nuk ekzistojnë kufij të thellësisë së greminës në të cilën mund të bie. Gjendja e sotme e Evropës është argument për këtë fakt të dhembshëm. Ndarja e fesë nga shkenca dhe jetës së përditshme nga feja, ka rezultuar me shtrembërimin e vetë natyrës së njeriut, të cilën e kanë sulmuar jostabiliteti psikik, çmenduria, vetëvrasja, sëmundjet e ndryshme psikike dhe nervore, rritja e kriminalitetit, përdorimi i alkoolit dhe narkomanisë, madje edhe te të rinjtë adoleshentë.
Arsye për gjithë këtë është largimi nga All-llahu i Madhërishëm dhe feja e Tij, Islami.

 

Të gjitha të drejtat i takojnë Shtëpisë Botuese "Furkan ISM" © 2007-2008