logo
 
 

 

temat

EVOLUCIONI JO VETËM QË NUK SHPJEGON EKZISTENCËN TONË, POR ËSHTË ABSURDITETI MË I MADH QË SOT BOTA ËSHTË DUKE E QUAJTUR: “MIT I ATEIZMIT DHE SHKENCËS”

Ateistët inkurajojnë pamjen që shkenca e ka “hudhur poshtë” Zotin, duke pretenduar që mënyra e tyre e të menduarit është “shkencore”. Me këtë pretendim ata thjeshtë ri-definojnë ose ri-përcaktojnë shkencën që të përjashtojë Zotin. Në fakt, sot edhe nga bota krishtere dhe nga fetë e tjera tregojnë se involvimet e tyre si shkencëtarë për të besuar Kur’anin kanë bërë që ata të zhvillojnë pothuajse çdo fushë dhe degë të shkencës. Për më tepër, sot ka shumë shkencëtarë të cilët besojnë Kur’anin, duke pohuar se kjo është plotësisht llogari e besueshme e origjinës dhe historisë

Sot studentët në shumë vende të botës mësojnë se si para miliarda viteve “asgjë” ka eksploduar në “Big Bang” dhe ka prodhuar çdo gjë në univers, duke përfshirë këtu edhe mua dhe ty - thjesht nga një proces i pastër natyror.
Si pasojë e kësaj, shumë njerëz besojnë që “Çdo gjë është krijuar nga vetvetja”. Kjo është pikpamja evolucioniste e shpërndarë në mbarë botën. Në këtë udhëtim të të menduarit nuk ka hapësirë për Krijuesin, i Cili aktualisht ka krijuar çdo gjë - që është zotërues i çdo gjëje, duke përfshirë edhe neve. Lojërat tona mendore janë duke na tradhëtuar lidhur me konceptet e Zotit. Një pamje e tillë është e zakonshme tek të quajtuarit inteligjenci.
Nëse çdo gjë e ka krijuar vetveten (evolucioni), duke përfshirë edhe evoluimin e “Zotit”, atëherë nuk do të ketë themele objektive për moralin. Çdo njeri do të bëjë çka është e drejtë sipas rregullave të tij. Kjo është ajo se çka do të ndodhë. Njerëzit do të mendojnë edhe më shumë: “Ne jemi vetëm shtazë, dhe pse të mos sillemi si shtazë?” Ashtu siç ka thënë edhe Dostojevski: “Pa Zotin çdo gjë do të ishte e lejueshme dhe e pashmangshme”.
Sidoqoftë, logjikisht është absurde të besohet se çdo gjë është krijuar nga vetvetja. Kjo është e kundërt me eksperiencën tonë dhe në të njëjten kohë shkatërron principet e shkakut dhe pasojës.
Ekzistojnë shumë shkencëtarë që nuk besojnë evolucionin.
Evolucioni është prodhim - mit i ateistëve. Shumë shkencëtarë sot pranojnë dhe pohojnë që evolucioni është i pamundur.1 Është llogaritur se sot, një numër i madh i shkencëtarëve në botë, dhe së paku 10 000 në SHBA, e praktikojnë shkencën të ndarë, duke i refuzuar plotësisht tregimet evolucioniste, si dhe se disa prej tyre veçse kanë filluar t’i pranojnë shpjegimet e Kur’anit se si jemi krijuar ne në këtë planet.
Shkenca është dobët dhe mbrapsht e përgatitur që të merret me të kaluarën.
Kur vijmë tek e kaluara, ne fuqishëm mbështetmi në sistemin tonë të besimit për të besuar se çka ka ndodhur. Kjo mënyrë realizohet përmes këtij sistemi duke besuar në Zotin - i Cili di çdo gjë dhe i Cili ka qenë që nga fillimi i krijimit, e që ne mund ta mësojmë këtë gjë edhe nga Kur’ani. Mendjemadhësia ose hamendja që “e tashmja është qelës për të kaluarën” vjen nga një filozofi ateiste që mohon shpjegimet kur’anore të kësaj historie të shenjtë.
Shkencëtarët kanë problem, sepse vetëm e tashmja është në dispozicion për matje dhe teste, kurse e kaluara nuk është. Observimet në kohën e tashme janë ekstrapolime për të argumentuar të kaluerën. Graviteti mund të hetohet dhe hulumtohet në të tashmen, por çka ka ndodhur miliona vite më parë në tokë nuk është eksperimentalisht e vërtetuar.
Ka shumë evidenca shkencore të cilat në përgjithësi janë në kundërshtim me idenë, duke filluar nga molekula deri tek evolucioni i njeriut:
1. Informacioni dhe ndërlikueshmëria. Njohuritë moderne të biokimisë (gjenet, ADN-ja, proteinat, etj) tregojnë se të ashtuquajturat  “bakteriet e thjeshta” janë jashtëzakonisht të ndërlikuara - shumë më të ndërlikuara sesa makinat e sofistikuara që lloji njeri ndonjëherë i ka krijuar - dhe ato mund ta riprodhojnë dhe shumëfishojnë veteveten në një kohë prej më pak se 20 minutave! Një makinë e tillë bakteriale përmban një barasvlerë prej dy librave të mëdha me informacione të koduara për ADN-të e tyre. Librat nuk shkruhen nga vetvetja dhe poashtu bakteriet nuk kanë mundësi që ta krijojnë vetveten. Nëse librit i nevojitet një krijues inteligjent, bakteries i nevojitet një gjë e tillë edhe më shumë. Burimi i këtij informacioni është një problem i pakapërcyeshëm për origjinën e jetës pa krijues - si dhe zhvillimin e formave tjera më të ndërlikuara jetësore. Njeriu ka rreth 1000 libra me informacione të rëndësishme për ADN-të e tyre në çdo qelizë. Si do t’ia shtosh 998 libra me informacione në bakterie që të marrësh informacione nga qeniet njerëzore - njeriu, ashtu siç evolucionistët pretendojnë se ka ndodhur më se njëqind milion vite më parë?2
2. Limitet e variacionit (kufinjtë e ndryshueshmërisë). Llojet e shtazëve dhe bimëve tregojnë se ekzistojnë kufi deri ku mund të arrijë seleksionimi - qoftë ai artificial apo natyror. Shumimi i shtazëve sjell variacione - ndryshime, por asnjëherë nuk mund ta ndryshojë qenin apo ujkun në një lloj tjetër të shtazës. Shumimi i kuajve nuk do t’i bëjë kurrë ata që të fluturojnë.3 Gjërat janë të krijuara që të prodhojnë të vërteten e llojeve të tyre ngjashëm se si është përshkruar në Kur’an. Kufinjtë e barabartë të ndryshimeve natyrore janë duke e shtyrë biologjinë molekulare që të mundohet të marrë gjenet nga një lloj i organizmit dhe t’i bëjë ato që të funksionojnë në llojin tjetër. Çdo gjë është e lidhur rreth transformimit të informacionit dhe shumë koka inteligjente janë duke kërkuar që ta bëjnë këtë gjë (me shumë dështime!). Proceset (jo inteligjente) natyrore nuk munden dhe asnjëherë nuk do të kenë mundësinë që të krijojnë diçka që do të përmbajë informacione që do të jenë me kuptim.
3. Mutacionet (ndërrimet). Mutacionet rastësisht ndërrojnë në informacione gjenetike. Supozohet që krijojnë informacione, kështu që tiparet e reja si këmbët, puplat, trutë, sytë dhe kështu më radhë, mund të evoluojnë. Sidoqoftë ndërrimet e rastësishme në informacione nuk krijojnë kapituj të rinj me informacione të cilat do të kenë kuptim. Ato vetëm dëmtojnë. Mutacionet shkatërrojnë, ato nuk krijojnë. Ato janë të njohura për sëmundjet të cilat i shkaktojnë tek njerëzit si p.sh: kanceri. Rezistenca antibiotike nuk është përgjegjëse për një rritje të informacioneve që do të kenë kuptim ndaj mutacioneve. Në të gjitha studimet e mutacioneve është hasur në një numër të madh të funksioneve të humbura duke shkaktuar rezistencë - për shembull humbjen e kontrollit mbi prodhimin e enzimeve, gjë kjo që shkakton ndërprerjen e penicilinës, kështu që prodhimi i enzimeve është edhe më i madh. Mutacionet asnjëherë nuk do të prodhojnë informata të reja dhe komplekse të nevojshme për të vazhduar më tutje evolucionin. Përveq kësaj, hulumtimet kanë nxjerrë në dritë shumë shembuj të karakteristikave në qeniet e gjalla, e që ato janë të përbëra nga pjesë shumë të ndërlikuara, ku çdo pjesë duhet të jetë prezente që të funksionojë në tërësi. Ato nuk mund të jenë të thjeshta dhe të funksionojnë. Nuk është e mundur që me këta hapa të vegjël të mutacionit dhe seleksionimit natyror të krijohet një sistem i tillë, sepse vargu i ndërmjetëm funksional është i pamundur. Shembuj janë bakteriet, sistemi mpikës i gjakut, ATP-ja, sistemi informues në qeliza, ADN-ja, sistemi i sintezës së proteinave të koduara etj.
4. Fosilet. Fosilet nuk tregojnë se një lloji i organizmave ka ndërruar nga njëri në tjetrin. Së paku duhet të ketë miliona modele dhe lloje të ndërmjetme të fosileve të cilat tregojnë këtë periudhë kalimi apo ndryshimi, po të ndodhte evolucioni. Dr. Colin Patterson nga muzeu Britanik i historisë natyrore thotë: “Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një gjë… për të cilën ju mund të bëni një argument të fortë”. Sot ne kemi me qindra lloje të krijesave shtazore në rekordin e fosileve të cilat janë ende prezente edhe sot. Peshqit xhelatin (kandilat e detit - meduzat), yjet e detit, kërmijtë, për shembull, janë të pranishëm në shkëmbinj supozohet me qindra miliona vite të vjetër dhe ende janë shumë të ngjashëm me këta të llojit të cilët ne sot i kemi në oqeane. Gjërat zhvillohen ngjashëm ashtu siç janë të përshkruara në Kur’an.
5.   Vitet e tokës. Tregimi rreth viteve të tokës është rritur gjithnjë e më shumë. Sidoqoftë, fosilet në përgjithsi tregojnë evidencen e varrosjes ose groposjes së shpejtë në ujë, duke bartur baltën si në një përmbysje apo vërshim të madh. Rrjedhimisht shtresat e shkëmbinjëve që përmbajnë këto fosile nuk janë shtresuar ngadalë dhe gradualisht - kështu që fosilet nuk japin mbështetje për miliona vite më parë, ashtu siç mësohet sot. Për më tepër, sot poashtu kemi shume fakte të ndryshme të cilat flasin kundër kësaj teorie që ka të bëjë me vitet e universit, duke filluar nga raporti i erozioneve të kontinenteve në tokë, prishja e fushave magnetike në tokë, mungesa e heliumit në atmosferë, numri i banorëve në tokë, shkurtësia e rekordeve historike, këmbëngulja rreth spiraleve galaktike, numri i vogël i tipit II supernova dhe mungesa e tipit III supernova në galaktikën tonë, ekzistenca e periudhës së shkurtër të kometave dhe shumë të tjera.
Mirë, pra, dikush mund të pyesë: Pse shumë njerëz të cilët janë mirë të edukuar besojnë në evolucionin? Njerëzit mund të besojnë në evolucionin dhe kundërshtojnë krijimin sepse:
1. Ata janë injorues të fakteve dhe ka shumë prej tyre që e bëjnë këtë gjë.
2. Ata me qëllim zgjedhin që të mohojnë dhe përgënjeshtrojnë të drejtat e Zotit në jetën e tyre. Zoti ka informuar duke na treguar neve se asnjëri nga ne nuk do të ketë falje, sepse faktet janë të vendosur  përballë  neve:
“E ata që i mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë.”  (Kur’an, 2:39)

Ngjashmëritë?
Ne jemi të ngjashëm në shumë aspekte me shtazët, e posaçërisht me shimpanzat, dhe evolucionistët mundohen të argumentojnë që, si rrjedhojë, ne jemi të lidhur me ta, kështu që ne duhet patjetër edhe të kemi paraardhës të përbashkët.
All-llahu i Madhërishëm e përmend në Kur’an krijimin e njeriut:
“Ai është që ju krijoi nga balta, e mandej ju caktoi një afat (për vdekje) dhe një afat është i caktuar pranë dijes së Tij, dhe pas (gjithë kësaj të vërtete) ju dyshoni.”  (Kur’an,  6:2)
Disa dëshirojnë që ta alegorizojnë procesin e krijimit që është përmendur në Kur’an, që ta bëjnë më të përshtatshëm ndaj modës së tanishme, që njeriu ka prejardhje nga majmunat. Kur’ani e sqaron qartë këtë gjë:
“Për All-llahun, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!”  (Kur’an,  23:12-14)
Evolucionistët besojnë që jo vetëm njerëzit kanë zanafillë nga majmunat, por çdo gjë ka evoluar nga një  organizëm i vetëm qelizor, për të cilin mendohet se ka ndodhur të vijë nga një formë e pa jetë. Ata pretendojnë se ngjashmëritë mes gjallesave vërtetojnë që ato kanë origjinë nga njëra tjetra. Ata shkojnë edhe më larg duke përmendur se ekzistojnë ngjashmëri në mes ADN-së së njeriut dhe shimpanzës, duke supozuar ngjashmëri embrionale, ndërsa fosilet pretendohet të jenë rrugë kalimi në mes llojeve të ndryshme – siç është duke u supozuar për lidhshmërinë njeri - majmun. Le të ekzaminojmë disa nga këto pretendime:

Njeriu - shimpanza, ngjashmëritë e ADN-it
Ideja që njerëzit dhe shimpanzat kanë një afërsi prej 100% në ADN-të e tyre shpesh herë mbrohet me ngulm. Ngjashmëria sipas tyre variron nga 97%, 98% apo edhe 99%, dhe krejt kjo varet se kush është duke e treguar këtë tregim. Cilat janë bazat për këto pretendime? Këto të dhëna a më të vërtetë dëshmojnë se nuk ekziston dallim i madh mes njeriut dhe shimpanzës? A jemi ne vetëm (pak) majmunë të evoluar – shndërruar?
Së pari, ngjashmëria nuk është fakt për paraardhje të përbashkët (evolucioni), por më shumë për dizajnuesin e përbashkët (krijimin). Mendo për Porshen dhe Volksvagenin e mirëfilltë “Beetle”. Që të dy këto automjete kanë air-kondicioner, janë të ulura në aspektin horizontal, motori 4 cilindrësh është i vendosur në pjesen e pasme, pika të pavarura të mbajtjes së pasme, dy dyer, bagazhi te këto është i vendosur në pjesën e përparme dhe shumë ngjashmëri të tjera. Pse këto dy automjete shumë të ndryshme kanë aq shumë ngjashmëri? Sepse ato kanë të njëjtin dizajnues - njeriun. Në qoftë se ngjashmëria është morfologjike (trajtë, formë) apo biokimike, kjo nuk është argument për evolucionin mbi krijimin.
Nëse njeriu do të ishte krejtësisht i ndryshëm nga çdo gjallesë tjetër e gjallë, apo realisht çdo gjallesë e gjallë të ishte krejtësisht e ndryshme, a do zbulonte kjo Krijuesin për neve? Jo! Ne do të mund të besonim se ka më shumë se një Krijues. Mirëpo ne duhet ta kujtojmë madhërinë e Tij që është përshkruar në Kur’an: 
“E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, edhe ç’ka nën dhé.”  (Kur’an,  20:6)
“Ai është All-llahu (që adhurohet e madhërohet prej çka ka) në tokë; Ai i di fshehtësitë dhe publikimet tuaja dhe Ai e di atë që bëni.”  (Kur’an,  6:3)

Nëse njerëzit do të ishin krejtësisht të ndryshëm nga çdo gjallesë tjetër, atëherë si do të mund të jetonim? Ne duhet që të ushqehemi më organizma tjerë, në mënyrë që të fitojmë ushqimin dhe energjinë për të jetuar. Si do të kishim mundur t’i tretim ushqimet dhe si do t’i kishim përdorur aminoacidet, glukozën - sheqernat etj, nëse ato do të ishin të ndryshme me ato që ne i kemi në trupin tonë? Ngjashmëritë biokimike janë të rëndësishme për neve që të marrim ushqimin dhe kjo e fundit na mundëson që ne të shijojmë mrekullinë më të madhe në këtë galaksi të quajtur jetë.
ADN-ja në qeliza përmban shumë informacione të rëndësishme për zhvillimin e një organizmi. Kështu që, nëse dy organizma janë të njëjtë, ne presim poashtu që aty të ketë edhe ngjashmëri gjenetike në ADN-të e tyre. ADN-ja e dy gjitarëve, lopës dhe e balenës, është më e ngjashme sesa ADN-ja e lopës dhe krimbit. Po të mos ishte kështu, atëherë ideja e ADN-së që është bartëse e informacionit gjenetik në gjallesat e gjalla do të ishte e dyshimtë dhe e pasigurtë.4
Njerëzit dhe majmunët kanë disa ngjashmëri, kështu që ne normalisht që do të presim këtë afërsi edhe në aspektin gjenetik. Disa kapacitete biokimike janë të përbashkëta tek të gjitha gjallesat e gjalla, kështu që edhe shkalla e ngjashmërisë gjenetike është e përbashkët, duke përfshirë këtu edhe njeriun. P.sh sekuencat e ADN-së së njeriut dhe tharmit janë pothuajse identike dhe kryejnë funksion të ngjashëm duke u koduar për proteinat të cilat janë të involvuara në strukturën e kromozomeve.
Çka pretendohet me 97% të ngjajshmërisë në mes njeriut dhe shimpanzës? ADN-ja bart informacionin e saj në sekuenca prej katër përbërësve të njohur si nukleotide me shkurtesa C-G-A-T. Grupi prej këtyre tre kemikaleve shkronja lexohet nga një makinë e ndërlikuar përkthyese në qelizë për të determinuar sekuencat e aminoacideve, prej nga kemi 20 lloje të ndryshme të cilat janë të inkuadruara në proteina. ADN-ja e njeriut ka 3 milionë nukleotide. ADN-ja e njeriut dhe shimpanzës nuk është sekuentuar plotësisht që të bëhen krahasime të duhura. Natyrisht një gjë e tillë do merrte kohë të gjatë, si dhe ne mund të kemi sekuencat e plota sa i përket ADN-së së njeriut, kurse ato të shimpanzës kanë shumë më pak prioritet.5
Nga erdhi, pra, që ne të kemi 97% ngjashmëri? Ishte konkluduar nga një teknikë e papërpunuar e quajtur hibridizimi i ADN-së. Sidoqoftë, gjatë kohës kur është bërë një eksperiment i tillë fletat origjinale nuk përmbanin të dhëna të sakta dhe lexuesit duhej t’i pranonin interpretimet e te dhënave “duke iu besuar” ashtu siç i shihnin. Një nga shkencëtarët i njohur me emrin Sarich dhe bashkëpunëtorët e tij kishin marrë këto të dhëna dhe kishin zbuluar rrëmujë dhe pakujdesi të madhe në gjenerata të të dhënave dhe në analiza statistikore. Edhe po të pranohej çdo gjë tjetër edhe përkundër kriticizmit, ngjajshmëria 97% vinte nga një gabim i të dhënave statistikore - duke nxjerrur mesataren e dy formulave gjenetike të ADN-së (njeriut dhe shimpanzës) pa i vendosur këto të dyja që të bëhen llogaritjet që të dihet vështrimi i ndryshimit të numrave që përmbajnë këto dy molekula. Kur është bërë në mënyrë të duhur matja, d.m.th është llogaritur në mënyrë të drejtë shkencore, është vërtetuar se kjo ngjashmëri është 96% e jo 97%.
Po çka edhe nëse njeriu dhe shimpanza të jenë 97% homolog? Çka do të paraqiste kjo? A do të thoshte kjo se njerëzit kanë burim apo rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët me shimpanzat? Kurrsesi jo! Si rezultat i përbërjes së informatave në 3 miliardë qifte bazike në ADN-të e çdo qelize të njeriut, është vlerësuar që këto të jenë ekuivalente me 100 libra, ku çdo njëra ka nga 500 fleta. Dhe nëse njerëzit janë vetëm 3% të ndryshëm, sërish kjo paraqet një përbërje prej 90 milion qifte bazike të barabarta me 30 libra të mëdha me informacione. Kjo është një barrierë e pamundshme që të kalohet për mutacionet (ndërrime të rastit), edhe po t’i jepej në dispozicion me miliona vite, duke pretenduar se kjo kohë është e mjaftueshme për të ndodhur një gjë e tillë. Prap se prapë kjo gjë nuk do të ndodhte kurrë.
Po çka edhe nëse njeriu dhe shimpanza të jenë 97% homolog? Çka do të paraqiste kjo? A do të thoshte kjo se njerëzit kanë burim apo rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët me shimpanzat? Kurrsesi jo! Si rezultat i përbërjes së informatave në 3 miliardë qifte bazike në ADN-të e çdo qelize të njeriut, është vlerësuar që këto të jenë ekuivalente me 100 libra, ku çdo njëra ka nga 500 fleta. Dhe nëse njerëzit janë vetëm 3% të ndryshëm, sërish kjo paraqet një përbërje prej 90 milion qifte bazike të barabarta me 30 libra të mëdha me informacione. Kjo është një barrierë e pamundshme që të kalohet për mutacionet (ndërrime të rastit), edhe po t’i jepej në dispozicion me miliona vite, duke pretenduar se kjo kohë është e mjaftueshme për të ndodhur një gjë e tillë. Prap se prapë kjo gjë nuk do të ndodhte kurrë.
A ka mundësi që shkalla e lartë e ngjashmërisë të nënkupton që këto dy sekuenca gjenetike kanë të njëjtin kuptim apo funksion? Jo, kurrsesi jo. Krahaso këto dy fjali:

Sot ka shumë shkencëtarë të cilët dyshojnë në paradigmën evolucioniste dhe është një pasojë logjike e filozofisë ateiste.       

Sot nuk ka shumë shkencëtarë të cilët dyshojnë në paradigmën evolucioniste dhe është një pasojë logjike e filozofisë ateiste.

Këto dy fjali kanë 97% ngjashmëri dhe ende kanë kuptim plotësisht të kundërt. Ekziston këtu një analogji e fortë në të cilën sekuencat e mëdha të ADN-së mund të aktivizohen ose nxjerren nga funksioni vetëm me një kontroll të vogël të sekuencave.
Ne edhe po të pranojmë të dhënat të cilat janë llogaritur në të kaluarën si legjitime, nuk ka mundësi dhe rrugë që mutacionet mund të mbyllin këtë hendek, të çarë dhe boshllëk në mes shimpanzës dhe njeriut. Shimpanzat janë vetëm shtazë. Ne jemi të krijuar nga ZOTI. (Asnjë shimpanzë nuk mund ta lexojë këtë që kam shkruar unë këtu, apo që ta diskutojë këtë temë timen me shimpanzot tjera).
Sa i përket ngjashmërive embrionale, nëse shkojmë nëpër fazat e zhvillimit të evolucionistëve, atëherë ne do të kemi velëza të hapura ngjashëm sikurse peshqit, bisht sikurse të majmunit dhe të gjitha këto ndodhin gjatë zhvillimit tonë në mitër.
Qesharake, por jo edhe për evolucionistët që këtë koncept e kanë quajtur “Ligj biogjenetik”, të cilin shkencëtari Gjerman Ernst Haeckel e kishte popullarizuar në vitin 1860. Poashtu është njohur edhe si përmbledhje embrionale apo ontogjeneza e përmbledhjes filogjenike, e cila ka kuptimin e zhvillimit të një organizmi që është supozuar se ri-gjurmon historinë evolucioniste, kështu që embrioni është menduar se kalon në faza duke filluar nga etapa e peshkut, etapa amfibiane, etapa reptile - zvarranike dhe kështu me radhë.
Pas disa viteve të këtij publikimi të punës së Ernst Haeckel më 1868, profesori i zoologjisë krahasuese dhe anatomisë në universitetin e Baselit tregon se kjo gjë është gënjeshtër dhe falsifikat.6 Një profesor tjetër i famshëm nga universiteti i Leipzigut, i njohur në embriologjinë krahasuese, vërteton këtë gjë duke qitur në shesh se Haeckel kishte falsifikuar dhe ndryshuar vizatimet e embrionit të tij në mënyrë që t’i bënte ato më të ngjashme. Haeckel kishte printuar disa herë të njëjtën gjë, d.m.th të njëjtin embrion, duke e bërë atë që të duket absolutisht i ngjashëm, e pastaj kishte pretenduar që embrionet janë të llojeve të ndryshme. Edhe përkundër këtij ekspozimi, punimet e tij ishin shfaqur edhe për shumë vite nëpër libra. Poashtu, të mos harrojmë të përmendim se shkrimet evolucioniste dhe eugjenika (shumimi) i Haeckelit ka inspiruar Hitlerin që të praktikojë dhe tmerrojë botën me pastrime etnike.
A ka ndonjë meritë ligjshmëria biogjenetike? Më 1965 G.G. Simpson kishte thënë: “Tani definitivisht është zbuluar se ontogjeneza nuk e përsërit filogjenin”. Profesor Keith Thompson nga universiteti Yale thotë: “Sigurisht periudha e evolucionit ka vdekur ngjashëm sikurse gozhdat e vdekura të cilat janë të ngjitura në derë”. Sidoqoftë, disa i kanë shfrytëzuar librat dhe idetë false deri në vitet 1990, duke mësuar gënjeshtra dhe histori evolucioniste të cilat nuk janë asgjë më tepër se nonsense - marrëzira dhe pakuptim. Ja një shembull i vitit 1990, kur i vonshmi Late Sagan kishte publikuar një artikull me titull: “Është e mundur që të keshë jetë të përkohshme vetëm sa për formë dhe rast të përkohshëm?”, duke e përshkruar zhvillimin e embrionit si vijon:
“Në javën e tretë… duket si një krimb i segmentuar… gjatë fundit të javës së katërt… diçka si velëza harkore të peshkut apo të amfibeve dhe vjen duke u bërë i dukshëm… duket si një fulterëz… në javën e gjashtë… fytyrë zvarraniku… nga fundi i javës së shtatë… fytyra është e gjitarit, por e ngjajshme si e derrit… nga fundi i javës së tetë fytyra i ngjan primatëve, por ende nuk është njerëzore”.7
Çka i thoni ju kësaj të dashur lexues? Embrioni njerëzor asnjëherë nuk ka pamje të zvarranikëve apo të derrit. Embrioni njerëzor është gjithmonë njerëzor, ashtu siç e ka përshkruar All-llahu i Madhërishëm që e ka krijuar njeriun në formën më të bukur. Poashtu, në Kur’anin Fisnik janë dhënë detajet e procesit të krijimit që ne do t’i sjellim më poshtë:
“O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t’ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e tharë - të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritën bimë të këndshme.”  (Kur’an,  22:5)
Specialistët në embriologji tregojnë në librat e tyre se embrioni nuk përmban asnjë nga ato që janë përshkruar gjatë evolucionit, si dhe nuk ka mundësi që ne të kemi velëza të hapura. P.sh. Longman thotë: “Pasi që embrioni asnjëherë nuk ka pasur velëza - të degëzuara sikurse të peshqëve, këto terme janë të marrura, që do të thotë se asnjëherë nuk janë vërtetuar dhe janë gënjeshtra”.

Majmuni - njeri?
Shumë njerëz janë mashtruar duke besuar se të parët tanë kanë pikënisje të përbashkët me majmunat. Sidoqoftë, asnjëherë nuk është vërtetuar e as që ka ardhur në shprehje që të dokumentohet kjo gjë. Sot ende kemi, sipas evolucionistëve, të vërtetën lidhur me trungun, nga i cili supozohet se Homo Sapiens (lloji njeri i cila ka mendje dhe dituri) vjen nga shimpanza si një lloj i ri krijese. Le të analizojmë këtë gjë:
Austrolapithecus. Ekzistojnë disa lloje të tilla që është pretenduar se ne i kemi paraardhës njerëzor. Sidoqoftë, studimet tregojnë se veshët e brendshëm, kafka dhe eshtrat kanë dëshmuar se pamja e tij kurrë nuk do të ketë mundësi që të jetë e ngjajshme me atë të njeriut.
Homo Habilis. Këtu kemi të bëjmë me një rritje të atyre që besojnë se si kemi lidhshmëri me këtë lloj. Ky është një klasifikim i pavlefshëm, sepse asnjëherë nuk është gjetur ndonjë lidhshmëri, e edhe nëse është gjetur, kjo ka qenë jo e vlefshme.  
Homo Erectus. Shumë njerëz flasin për këtë lloj që është gjetur në pjesë dhe vende të ndryshme të botës. Ky klasifikim përfshin Java njeriun (Pithecan-thropus) dhe Peking njeriun (Sinan-thropus), për të cilët mendohet se janë hallka që kanë munguar në këtë proces. Disa nga evolucionistët kanë shkuar aq larg, sa që pohojnë se Homo Erektusi ka qenë plotësisht njeri. Nuk është gjetur asnje evidencë e fosileve që njeriu është produkt i evolucionit. I tërë zingjiri i kësaj hallke apo lidhshmërie që është duke munguar ende mungon, sepse thjesht asnjëherë nuk ka ekzistuar.

Përfundimi
Faktet e supozuara nuk mund t’ju përballojnë kritikave ekzaminuese. Faktet janë më mirë të kuptuara nga konteksti sesi Zoti i ka krijuar llojet e ndryshme të organizmave të cilët e kanë mundësinë e adaptimit në ambiente të ndryshme, që bëhet përmes renditjes origjinale të quajtur informacion gjenetik ( ri-lëvizjes nga riprodhimi seksual), që shkenca e quan edhe si rrugë natyrore të seleksionimit.
Mutacionet kanë gjeneruar disa ndryshime, por kjo gjë është aq e vogël sa që faktet vërtetojnë kërkesen e një Kreatori - Zoti, i Cili është shumë larg më superior sesa inteligjenca jonë njerëzore e të menduarit në aspektin e kreativitetit të aftësisë, fuqisë, diturisë dhe njohurive të tjera - Zot i Kur’anit që thërret njerëzimin që të largohen nga përrallat e llojit se “çdo gjë e bën vetveten”, si dhe që t’i jepet nderi dhe lutja e duhur Atij që e ka krijuar gjithë këtë.
Ateistët inkurajojnë pamjen që shkenca e ka “hudhur poshtë” Zotin, duke pretenduar që mënyra e tyre e të menduarit është “shkencore”. Me këtë pretendim ata thjeshtë ri-definojnë ose ri-përcaktojnë shkencën që të përjashtojë Zotin. Në fakt, sot edhe nga bota krishtere dhe nga fetë e tjera tregojnë se involvimet e tyre si shkencëtarë për të besuar Kur’anin kanë bërë që ata të zhvillojnë pothuajse çdo fushë dhe degë të shkencës. Për më tepër, sot ka shumë shkencëtarë të cilët besojnë Kur’anin, duke pohuar se kjo është plotësisht llogari e besueshme e origjinës dhe historisë.
Shpesh kemi dëgjuar që dikush ende pyet: Kush e krijoj Zotin?
Po kush janë këta që pyesin? Jobesimtarët pyesin. Këta njerëz janë skeptik dhe ne i quajmë dyshues, sepse këta thonë: “Nëse Zoti e krijoi gjithësinë, atëherë kush e krijoi Zotin?” Megjithatë Zoti sipas definicionit është i pakrijuar, kështu që pyetja kush e krijoi Zotin është jologjike, ngjashëm sikurse të pyetet: “Me kënd është i martuar beqari?”
Pyetje tjetër edhe më e sofistikuar mund të jetë kjo: “Nëse universit i nevojitet shkaku, atëherë pse Zotit nuk i nevojitet shkaku? Dhe nëse Zotit nuk i nevojitet shkaku, pse universit i nevojitet?”
Lexo më poshtë:
Çdo gjë që ka fillimin, ka edhe shkakun.
Universi ka fillimin.
Kështu që universi ka edhe shkakun.
Gjithësisë i kërkohet shkaku, sepse ka fillimin. Zoti nuk ka fillim, kështu që Atij nuk i nevojitet shkaku. Teoria e relativitetit të Ajnshtajnit, që ka shumë mbështetje eksperimentale, tregon që koha është e lidhur ngushtë me substancën dhe hapësirën. Kështu që koha ka filluar diku vetëm me substancën dhe hapësirën në fillim të universit. Përderisa Zoti është Krijues i gjithësisë, Ai është gjithashtu Krijues i kohës. Andaj Ai nuk është i limituar - i kufizuar me dimenzionin kohë të cilin Ai vet e ka krijuar, që do të thotë se Ai nuk ka fillim në kohë. Prandaj Ai nuk ka nevojë, duke ditur se Atij nuk i nevojitet nevoja që të ketë shkak.
Në kontrast me këtë ne kemi fakte të mjaftueshme që universi ka fillim. Kjo mund të tregohet nga Ligjet e Termodinamikës të cilat janë ligje fundamentale të fizikës.   

Ligji i parë: Përbërja totale e masës - energjisë në univers është konstante.
Ligji i dytë: Sasia e energjisë e nevojshme për punë është duke u zvogëluar.

Nëse përbërja totale e masës - energjisë është e kufizuar dhe sasia shfrytëzuese e energjisë është duke u zvogëluar, atëherë universi nuk do të ekzistojë përgjithmonë, përndryshe do të kishte ndërprerë aktivitetin e energjisë shfrytëzuese dhe do të kishte arritur atë që është e njohur si “nxehtësi e vdekur”. Për shembull, të gjitha atomet radioaktive do të ishin dobësuar, çdo pjesë e universit do të kishte temperaturë të njëjtë dhe asnjë punë e mëtutjeshme nuk do të ishte e mundur. Kështu që universi duhet që të jetë krijuar me një sasi të madhe të energjisë shfrytëzuese e cila tash është duke u zvogëluar.
A ka pasur mundësi që universi të ketë fillim dhe atij të mos i nevojitet shkaku? Jo. Nga vetvetja është evidente që gjërat kur fillojnë kanë shkakun - dhe askush nuk e mohon këtë thellë brenda në veten e tij. E gjithë shkenca, historia dhe forcat tjera ushtarake dhe policore me gjithë teknologjinë më moderne që njeriu sot i ka krijuar, do të kollapsonin dhe shkatërroheshin po të përgënjeshtohej ky ligj i shkakut dhe pasojës. Poashtu, gjithësia nuk ka mundësi që të krijojë vetveten - asgjë nuk mund ta krijojë vetveten, sepse do t’i duhej që të ekzistonte para se të vinte në ekzistencë, një absurditet logjik që duhet ta kuptojë çdo kush. 
“All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën, që çdo njëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.”   (Kur’an, 13:2)
Si përfundim i kësaj ne mund të themi se gjithësia, duke përfshirë edhe kohën, ka fillimin dhe është shumë e paarsyeshme të besohet në diçka që të fillojë të ekzistojë pa shkak. Zoti është Krijues i kohës, Ai është jashtë kufizimit kohë. Kështu që Ai nuk ka fillim në kohë, Ai gjithnjë ka ekzistuar dhe kjo tregon se Atij nuk i nevojitet shkaku.
“A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me urtësi, e nëse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesë (popull) të re. E kjo nuk është vështirë (rëndë) për All-llahun.” (Kur’an, 14:19-20)
Nga cilado rrugë që të shikosh - faktet nga Kur’ani, ndërlikueshmëria e pabesueshme, informatat e organizuara në qeniet e gjalla apo origjina e gjithësisë - beso në të vetmin All-llah, të Plotëfuqishmin dhe Madhërishmin Kreator të quajtur Zot ashtu siç është sjellur në dritë dhe treguar në Kur’an, ngase kjo jo vetëm që ka kuptim, por është gjëja e vetme logjike, mbijetuese dhe sqarim i kënaqshëm për të gjithë ata që duan ta dijnë dhe njohin Lartëmadhërinë e Tij.

Porosia ime e fundit do të ishte si vijon:
All-llahu është Krijues i njeriut. Njeriu, siç duket, nuk e vëren prezencën e Zotit. Zoti për neve është shpëtim, andaj mësoni që ta respektoni dhe të keni njohuri për këtë gjë. Njeriu nuk do të ekzistonte pa krijues.
Besoj thellë në vete se këta rreshta do të jenë të mirëseardhur tek të gjitha shtresat në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, si dhe në ato vende ku ka shqipëtarë, e posaqërisht tek rinia e cila është e edukuar në frymën islame, në mënyrë që të ketë fakte dhe të mbrohet me nderë ndaj atyre që janë kokëfortë dhe dyshues për ato gjëra që nuk janë të vërteta dhe që kurrë nuk kanë qenë. Dhe assesi nuk do të kenë ardhmëri ato ide të mbrapshta, edhe pse edhe nga përvoja ime e di që akoma ka njerëz tanë që mendojnë se ne e kemi prejardhjen nga majmunët dhe se çdo gjë ka filluar të ekzistojë nga vetvetja. Të të vije keq për ata që mendojnë kështu! Edhe pse edhe sot e kësaj dite në tokat tona, në Kosovë, Maqedoni apo Shqipëri, mësohet nga librat dhe profesorët e ndryshëm që bota ekziston nga “hiq kurrgjë” dhe se ne si krijesa kaq të bukura kemi miqësi me majmunët, duke pohuar se në një të kaluar të largët ishim një, duke mohuar kështu krijimin e Zotit që ne jemi mrekullia më e madhe në krejt atë çka shohim dhe përceptojmë me të gjitha shqisat dhe format tjera që Krijuesi na i ka dhënë në dispozicion që të kemi mundësinë që vërtetë ta shijojmë jetën. Kurse ne prapë jemi dyshues.
E sa për fund, unë kam edhe dy fjalë t’i shtoj, që t’ju tregoj lajmin - myzhden më të mirë jo vetëm juve që jetoni në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri apo diku tjetër, por në mbarë botën, se pikërisht tani, në vitin 2004, të arriturat më moderne shkencore që deri më tani njeriu ka arritur t’i zbulojë dhe njohë tregojnë se ne nuk kemi origjinë nga askush që ka të bëjë me shtazët, por ne jemi të krijuar ashtu siç është krijuar edhe kjo gjithësi dhe këto planete, duke përfshirë këtu edhe planetin tonë në të cilin jemi duke jetuar.
Pas shumë gjurmimeve në Institutin e gjenetikës në Indianapolis, e që është një ndër institutet më të mëdha botërore në lëminë e gjenetikës, shkencëtarë të tërë të kësaj shkolle gjigande të mjekësisë kanë ardhur në përfundim me këto të dhëna që unë jam duke i shfrytëzuar dhe jam duke i sjellur para juve në këtë punim, sepse personalisht, së bashku me studentët tjerë, kam marrë pjesë gjatë një seminari dyjavor në këtë institut, ku studimi ynë ka qenë: “Teknika e rekombinimit gjenetik të zhvillimit të molekulave të ADN-së dhe ngjashmëritë e përfshirjes së faktorëve ekologjik në përspektivën e bashkëveprimit në mes llojeve të ndryshme”, duke mësuar kështu rastësisht se ne jemi shumë të mirë si krijesa njerëzore për të rrjedhë nga shtazët dhe se drita e të vërtetës është duke u shpërhapur në të katër anët e këtij planeti.8
Çdo gjë është e lidhur. Çka do që t’i ndodhë universit së shpejti do t’i ndodhë njeriut. Toka na takon neve. Ne i takojmë tokës. Prandaj mësohuni se ne të gjithë kemi vetëm një Krijues. Ne nuk e dijmë se kur do të shkatërrohet gjithësia. Ku është energjia që e furnizon dhe mban në jetë universin… kurse ajo ka filluar që të zvogëlohet. Ku është njeriu… ditët e tij janë të numëruara.
“I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send. Ai është i pari që s’ka fillim dhe i fundit që s’ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë. Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj mbisundoi Arshin. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qiellit dhe çka ngritet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, All-llahu është përcjellës i asaj që punoni. Vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe vetëm tek All-llahu kthehen të gjitha çështjet.” (Kur’an,  57:2-5)

Përgatiti:
Senad Qosa
Departamenti i Gjenetikës,
Universiteti i Indianës - USA

Fusnotat:

1 Gish, D.T., 1995. Evolution: The Fossils Still Say No! (Evolucioni: Fosilet ende thonë jo!), Institute for Creation Research, San Diego, Ca USA. 
2 Denton, M., 1985, Evolution: Theory in Crisis, (Evolucioni: Teoria në krizë), Burnett Books.
3 Simpson and Beck, 1965. An Introduction to Biology, (Hyrje në Biologji) p. 241.
4 Second Edition. Modern Genetic Analysis. Integrating Genes and Genomes. (Edicioni i dytë. Analiza nga Gjenetika moderne. Integrimi i gjeneve dhe gjenomeve) Anthony J.F. Griffithis, William M. Gelbart, Richard G. Lewontin, Jeffrey H. Miller, 2004.
5 Kjo do të merrte një kohë të gjatë për kompjuterët - imagjinoni krahasimin e dy kompleteve me nga 1000 libra të mëdha, fjali për fjali për të analizuar për ngjashmëritë dhe ndryshimet.
6 Richardson, M., et al., 1997. Anatomy and Embriology, (Anatomia dhe Embriologjia) 196(2):91-106.
7 Keith, A., 1947. Evolution and Ethics, (Evolucioni dhe etika), Potman, New York, p. 230.
8 Genetic Engineering News (GEN), prezentuar së pari më 7 korrik 2004 dhe publikuar për herë të parë në fushën e Bioteknologjisë. Indianapolis USA.

 

Të gjitha të drejtat i takojnë Shtëpisë Botuese "Furkan ISM" © 2007-2008