logo
 
 

 

temat

ISLAMI DHE PROVOKIMI GLOBAL: INTERPRETIM I SHËMTUAR I ISLAMIT NGA ANA E MEDIAVE GLOBALE


Louay M. Safi

HYRJE

Ky punim hulumton periudhën aktuale të kampanjës së mediave, e cila ka për qëllim prezentimin e Islamit në një pamje të shëmtuar, duke i identifikuar disa taktika nga ana e atyre që e përçmojnë Islamin dhe demonstrojnë simbolet e atyre taktikave. Ky punim, gjithashtu, paraqet përgjigje të posaçme ndaj provokimeve të cilat i vendosin mediat globale.
Mendoj se kampanja e mediave kundër Islamit është e motivuar politikisht, e udhëhequr nga qendrat e fuqisë së shoqërive perëndimore, të cilat në Islamin shohin fuqinë globale potenciale dhe civilizimin alternativ i cili është i aftë që hegjemonizmin perëndimor ta vë në pikëpyetje. Duke i hulumtuar disa shembuj të mediumeve globale, pohoj se kampanja e paraqitjes së Islamit në formë të shëmtuar përfundon duke e barazuar Islamin me dhunën dhe agresionin, përderisa dhuna dhe agresioni mbi muslimanët arsyetohet. Punimin e përfundoj duke i propozuar disa masa si përgjigje ndaj nxitjeve të mediave globale.

Rendi global dhe provokimi global
Tendenca jonë që t’i kuptojmë rrënjët e sulmeve aktuale ndaj Islamit dhe tentimin që ta prezentojnë atë në mënyrë të gabuar është e domosdoshme të fillohet me studimin e raporteve në mes Islamit dhe realitetit të njohur në botën bashkëkohore. Ngase, siç do të demonstroj edhe në fund, përpjekjet e kësaj natyre nuk janë rastësi e thjeshtë që fushata kundër Islamit të përvetësojë impulset e veta pikërisht nga disa qendra të caktuara të vendosjes në shoqëritë perëndimore - qendra të cilat i japin pikëmbështetje rendit global sot. Fushata kundër Islamit është orvatje e vetëdijshme dhe e menduar mirë e rendit të vendosur global, ashtu që ta diskreditojë sistemin univerzal i cili paraqitet si alternativë civlizuese ndaj shekularizmit perëndimor. Kjo është tendencë që të minohet lëvizja historike e cila, siç e pranojnë kritikët e saj, ka potencial që të bëhet fuqi globale. Interesi aktual i Perëndimit për dhe rreth Islamit nis kah mesi i viteve 70-ta të shek. XX, kur mënyra e të jetuarit të Islamit u bë zgjidhje për një numër të madh të pjestarëve të shoqërive muslimane. Ripërtrirja e ideve dhe praktikës islame është ndier në të gjitha sipërfaqet brenda shoqërisë, përfshirë edhe rrafshin e procesit të edukimit, i cili ka marrë forma të ndryshme duke përvetësuar rrafshin politik dhe intelektual.
Një dinamikë e këtillë e ngjarjeve është parë si befasi për shumë shkencëtarë dhe politikanë perëndimorë, të cilët një dekadë më herët e shpallën triumfin e liberalizmit perëndimor dhe fundin e Islamit dhe botës muslimane. Daniel Lemeri, në librin Lindja-zanafilla e shoqërivë tradicionale (The Passing of Traditional Society), ka paraqitur vlerësimin vijues mbi rolin e Islamit në shoqërinë e Lindjes së Mesme: “Edhe nëse bëhet fjalë për Lindjen apo Perëndimin, modernizimi paraqet elementin e ngjashëm provokues - ‘shpirtin racionalist dhe pozitivist’, kundër të cilit, siç duket, shkencëtarët pajtohen, mirëpo edhe Islami konsiderohet i pafuqishëm. Fazët dhe modalitetet e procesit të modernizimit përnjëmend kanë ndërruar dhjetë vjetëshin e fundit. Atje ku dikur evropeizimi ka depërtuar vetëm në nivelet e larta të shoqërisë së Lindjes së Mesme, ka ndikuar rëndom te klasa jopunëtore, sot modernizimi zgjerohet tek pjesa e konsiderueshme e popullatës, duke ndikuar në institucionet publike si dhe në jetën private të njerëzve gjithnjë e më tepër të shqetësuar për “shpirtin e vet pozitivist”.
Gjithnjë deri kah fundi i viteve 80-ta të shekullit të kaluar, të përceptuarit perëndimor të Islamit ka pasur krejtësisht formë tjetër. Me zgjerimin e mësimeve moderne që prezentojnë Islamin, si ndaj Lindjes ashtu edhe ndaj Perëndimit, brenda dhe jashtë shoqërisë muslimane - dukuri e cila shpesh ndërlidhet me revitalizimin islam - shumë shkencëtarë eminent perëndimorë kanë filluar që Islamin të mos e konsiderojnë fé të vdekur me rëndësi kryesisht historike, por si fuqi kolosale e cila potencialisht e kërcënon globalizimin perëndimor. Në librin e tij shumë të cituar dhe lartë të vlerësuar, Fundi i historisë (The End of History), Francis Fukayama kur flet mbi Islamin thotë kështu: “Është e vërtetë se Islami përmban ideologjinë koherente dhe sistematike, njësoj sikur liberalizmi dhe komunizmi, me kodet vetanake të moralit dhe doktrinën mbi politikën dhe drejtësinë sociale. Thirrja e Islamit ka potenciale univerzale, duke arritur te të gjithë njerëzit si krijesa njerëzore, e jo vetëm deri te pjestarët e caktuar të një grupi etnik dhe nacional. Islami, në të vërtetë, ka mundur liberalizmin demokratik në shumë vende të botës islame, duke u bërë kërcënim serioz për praktikën liberale, madje edhe në vendet në të cilat nuk ka arritur fuqinë direkte politike. Fundi i luftës së ftohtë në Evropë papritur është zëvendësuar me provokimin e Irakut ndaj Perëndimit, në të cilën Islami, kuptohet, ishte faktor i rëndësishëm”.
“Derisa Fukayama shpejt kalon në kaptinën vijuese në të cilën e minimizon aspektin relevant të Islamit në Tokë, ngase “ai  praktikisht nuk tërheq vëmendjen jashtë rajoneve të cilat janë me kulturë islame”, megjithatë “mbetet fakti se Islami nga ana e autorit është kuptuar si kërcënim për globalizimin perëndimor, e në të njëjtën kohë ai është në gjendje të ofrojë ‘ideologjinë koherente’ dhe ka ‘potenciale univerzale që të arrijë te njeriu si qenie njerëzore’”.
Qëndrimet e sipërshënuara i ka theksuar Zbigniev Brzezinski, shtetar amerikan dhe strateg i politikës së jashtme. Në librin Jashtë kontrolle (Out of control), i paraqitur menjëherë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Brzezinski kumbon në mënyrë shumë alarmante kur tërheq vërejtjen ndaj ekspanzionit islam në Azinë Qendrore. Ai mendon se ky ekspanzion është duke marrë hov, sepse pas ramjes së Bashkimit Sovjetik ka rezultuar një lloj vakuumi i fuqisë ne këto hapësira: “Duke patur parasysh që natyra nuk duron vakuum, është evidente që fuqitë nga jashtë, e veçanërisht vendet fqinje islame, janë të disponuara që të provojnë ta përmbushin zbraztirën gjeopolitike në Azinë Qendrore, të paraqitur pas shkatërrimit të pushtetit imperial rus. Turqia, Irani, Pakistani veç nxitojnë në zgjerimin e ndikimeve të veta, përderisa Arabia Saudite e largët finanson pjesën më të madhe të përpjekjeve me qëllim të revitalizimit të kulturës muslimane dhe trashëgimisë fetare në regjion. Andaj, Islami përparon drejt Veriut duke përmbysur inercionin gjeopolitik nga dy shekujt e fundit”.
Përderisa Brzezinski nuk e lë anash aftësinë e Islamit në transformimin socio-politik të proporcioneve globale, ai me të drejtë tregon kufizimet momentale të revitalizimit bashkëkohor islam, i reflektuar në mungesë të zbatimit të modelit konkret të idealeve islame në realitetin social.

Relacioni armiqësor në kreimin e politikës dhe raportimit
Është evidente që sulmi i hapët ndaj Islamit paraqet përgjigjen reakcionare të grupeve të fuqishme nga Perëndimi kundër revitalizimit islam i cili konsiderohet rrezik për rendin botëror. Sulmi ndaj Islamit dhe simboleve të tij zhvillohet në dy fronte:
1. Në politikën e jashtme liderët perëndimorë kanë ardhur në përfundim qysh herët se fuqitë e Islamit në botën muslimane patjetër duhet të zvogëlohen. Andaj, në vendet në të cilat grupet islame kanë arritur sukses në arritjen e ndikimit politik në politiken shtetërore, fuqitë perëndimore praktikojnë strategjinë e “rrethimit”, e cila ka për qëllim izolimin e regjimeve me orientim islam. Gjithashtu, në rast se grupet islame arrijnë që të shprehin popullaritet të konsideruar, por jo edhe forcë politike, Perëndimi i kundërvihet, madje edhe i inkurajon regjimet sekulare të ushtrojnë masa represive me qëllim që të pengojnë popullaritetin dhe ndikimin e mëtutjeshëm.
2. Fronti i dytë është ai i mas-mediave, sulmi i të cilave ka formë shumë më dinake. Mediat perëndimore anojnë të barazojnë tolerancën dhe humanitetin e lartë gjithëpërfshirës islam me fanatizmin religjioz dhe përpiqen që me anë të dhunës religjioze të njësojnë rëndësinë e pikpamjeve të ndryshme që i përfaqësojnë grupet islame. Ajo që është gjithnjë e më shumë shqetësuese, mediat perëndimore fuqishëm e kundërshtojnë atë që gabimisht pezentohet si dhunë apo agresion islam, kurse në të njëjtën kohë në çdo aspekt arsyetojnë dhunën dhe agresionin sekular i cili pamëshirshëm zbatohet nga fuqitë sekulare, diktatorët militant anembanë botës muslimane. Para se t’u kthehemi t’i analizojmë disa taktika të cilat argumentonë strategjinë e lartëpërmendur të mediave perëndimore, është me rëndësi që të demonstrohet raporti reciprok në mes mediave perëndimore dhe politikës së jashtme. Rëndësia e aktiviteteve të ndërmara nga raportet e mediave të huaja dhe pjesmarrësve në aplikimin e politikës së jashtme është dukur në vet faktin se ata njëri-tjetrit i ndihmojnë dhe kompletojnë në eskalimin e vazhdueshëm dhe të pandërprerë të përleshjeve në mes Islamit dhe Perëndimit. Kreatorët e politikës perëndimore, me përkrahjen e diktatorëve ushtarak në botën muslimane, kultivojnë bindjet e disa grupeve të caktuara islame drejt dhunës. Në anën tjetër, duke u koncentruar në grupet radikale dhe me tendenca për t’i paraqitur si përfaqësues të rizgjimit bashkëkohor islam par exellence, reporterët medial përforcojnë frikën e kreatorëve politik dhe i trimërojnë që t’i përmbahen vijës së fortë të injorimit.

Taktikat e mediave globale në luftë kundër Islamit
Shëmtimi i shfaqjes mbi Islamin dhe muslimanët nga ana e mediave globale kap forma të ndryshme. Nganjëherë shëmtimi ndaj Islamit rrjedh prej njohurive të mangëta mbi Islamin dhe tendenca e raportuesve që t’i gjeneralizojnë Islamin dhe muslimanët, duke u mbështetur në përvojat personale të religjionit dhe grupeve religjioze në shoqërinë perëndimore. Shumë shpesh shëmtimi paraqet orvatje të paramenduar nga agjenci të caktuara dhe reporterë të cilët i përdorin disa taktika që ta deskreditojnë Islamin dhe të lëkundin muslimanët.
Katër taktika mund të veçohen:
1. Demaskimi i aspektit gjithpërfshirës të Islamit dhe informacionet e mediave perëndimore janë të harmonizuar në qëndrimet e tyre për shëmtimin e të shfaqurit të Islamit. Natyrisht, disa shembuj të paraqitur në vijim e argumentojnë këtë:
Në artikullin gazetaresk të paraqitur më 15 shtator të vitit 1990 me titullin Egzodusi i krishterëve arab, revista The Economist ka tentuar, në mënyrë shumë dinake, ta ndërlidh, siç e ka quajtur, “ekzodusin krishter” me dominimin e Islamit në botën arabe. Pohimet fillestare në artikullin e përmendur përdorin nocione dramatike: “Në realitet krishterizmi vdes ne vendin e lindjes së tij. Krishterët lëshojnë Palestinën dhe Libanin, edhe atë me numër të madh, sa që kishat lokale frikësohen për ardhmërinë e vet. Siç duket, nga të gjitha vendet arabe, vetëm bashkësia krishtere egjiptase zhvillohet”. Mirëpo në vend që “ekzodusi krishter” të përshkruhet si keqësim i kushteve ekonomike dhe të sigurisë, të shkaktuara nga ekceset cioniste dhe maronite në Palestinë dhe Liban, artikulli drejton gishtin kah Islami, duke u mbështetur në deklaratën e përmendur të muslimanëve se bëhet fjalë për “hakmarrjen e të gjithë krishterëve” për shkak të humbjes që kishin pësuar në luftën e kryqëzatave. Artikulli, në vazhdim, aludon në migrimin e shumë krishterëve në Evropë dhe Amerikë pas tërheqjes së fuqive koloniale nga territoret muslimane. Si duket, artikulli bën lëshimin kardinal kur nuk thekson se bashkësitë krishtere kanë vazhduar të fuqizohen në shoqëritë muslimane. Përpara, gjatë dhe pas luftërave të kryqëzatave, madje edhe pas pastrimit brutal etnik të Spanjës muslimane nga barbarët krishterë. Artikulli, gjithashtu, nuk paraqet faktin që shumica e emigrantëve të cilët janë larguar së bashku me fuqitë koloniale ishin musimanët të cilët kanë bashkëpunuar dhe përkrahur fuqitë invaduese. Për këtë edhe u larguan duke u frikësuar nga dënimet e merituara.
2. Veprimtaria e bashkuar e individëve dhe grupeve radikale islame. Madje as të gjitha aktivitetet e mediave globale nuk e marrin formën e hapët të shëmtimit të fakteve. Një pjesë të madhe të fushatës së mediave kundër Islamit paraqesin mesazhet dhe taktikat e shkurtëra. Mbiemri “islame” gjerësisht shërbehet për të përshkruar aktet terroriste të cilat i kanë ekzekutuar individët ose grupet radikale. Titujt qëndror të cilët proklamojnë se, për shembull, “procesi gjyqësor në Francë tregon sa është vështirë të përmbyset aktakuza për terrorizmin islam”, të gjitha këto nuk janë të rralla. Natyrisht dhuna e individëve dhe grupeve hebreje ose krishtere asnjëherë nuk mund të ndërlidhet me terrorizmin hebrej, respektivisht krishter. Fraza “terrorizmi katolik” kurrën e kurrës nuk do t’i bie ndërmend botuesit të The Economist kur përshkruajnë sulmet e Armatës Republikane Irlandeze (IRA) me auto-bombë. Një praktikë e këtillë është e rezervuar vetëm për Islamin. Ndodh ndonjëherë që edhe kur ndonjë artikull nuk ka disponim armiqësor ndaj Islamit dhe muslimanëve, të përdoren tituj armiqësor, si p. sh. Shtiza islame e vdekjes ose Religjioni me shumë fytyra.
3. Prezentimi i Islamit si burim kërcënimi dhe rrezik për shoqërinë perëndimore. Në një artikull të botuar në Herald Tribune, në numrin e 6 qershorit të vitit 1995, Richard Cohen hulumton rritjen e popullaritetit të Partisë së Virtytit në Turqi. Duke e vlerësuar fuqinë e prezencës islame në Turqi dhe mundësinë e implikimeve të tij në Perëndim, Cohen ka paraqitur si vijon: “Roli i Perëndimit në këtë rajon është i fuqishëm, ndërsa ekziston rreziku që Turqia të niset rrugës së Iranit, gjë që asaj i jep rëndësinë që nuk e ka patur që nga përfundimi i luftës… Nëse Turqia do të bëhej Republikë Islame, suksesi i politikës ndaj Iranit nuk do të japë rezultate, ose politika ndaj Irakut… Turqia do ta lëshonte NATO-n me sentimentalitetin që të ikë nga Evropa, në mënyrë që t’i bashkohet Lindjes së Afërt. Pa dyshim ajo do t’i bashkohej bllokut të kombeve islame antiizraelite. Andaj nuk do të ishte vështirë të supozohet se çka do të bënte me Bosnjën ose me Greqinë e përgjumër”.
Fjalët e lartpërmendura janë sinjalizuese. Partia e Virtytit nuk mund të akuzohet për luftënxitje dhe ushtruese e dhunës, orientimi i saj islam në kreimin e Republikës islame turke në horizont është një fakt alarmues i mjaftueshëm. Sepse, siç e konsideron këtë Coheni, në këtë rastë Turqia do të ikte nga “Perëndimi në Lindjen e Afërt” dhe tani e tutje nuk do të mund të llogaritet në Turqinë, ngase ajo më me dëshirë do t’i përmbante interesat e Lindjes së Afërt muslimane, se sa të Evropës Perëndimore.
Mediat amerikane e kanë shërbyer të njëjtën metodë pas sulmit auto-bombë në një ndërtesë të Oklahoma City në prill të vitit 1995, me ç’rast Seattle Post e ka cituar Robert Heibelan, ish-drejtorin e seksionit të FBI-së për kundërvënien ndaj terrorizmit, i cili ka thënë: “Ndjenja ime është e njëjtë sikur kur diçka duket ngjashme me patën, shpallet sikur pata dhe lëvizë sikur pata, atëherë me të vërtetë bëhet fjalë për patën… Sulmet me autobomba janë mjet i fundamentalizmit islam”. Ditën e nesërme, The Vall Street Journal shpalli deklaratën vijuese për bashkësitë muslimane në Shtetet e Bashkuara: “Bashkësitë muslimane të shpërndara në rajonet tjera të Shteteve të Bashkuara, si në New York, Detroit dhe Oklahoma City, gjithashtu, në mesin e tyre kanë anëtarë ekstrem të cilët do të mund t’i favorizonin terroristët, thonë analitikët”.         
4. Arsyetimi i sulmit dhe agresionit ndaj muslimanëve. Një nga taktikat tjera me të cilat shërbehen mediat globale është arsyetimi i një pjese të sulmeve dhe agresionit kundër muslimanëve. Prapë, çdonjëri që dëshiron mund të gjejë shembuj të shumtë të këtyre taktikave në gazetarinë perëndimore. Në artikullin e shpallur në Le Monde me datë 13 shtator të vitit 1994, i cili u shfaq në verzionin anglez në The Guardian më 25 shtator, Robert Sole vihet në mbrojtje të vendimit të disa shkollave të caktuara franceze për ndalimin e bartjes së hixhabit (mbulesë e femrës muslimane) te nxënëset muslimane. Përderisa nxënësve krishterë dhe hebrej nuk u është ndaluar, në shkollat franceze, bartja e simboleve religjioze (siç është, për shembull, lënda e cila simbolizon kryqëzimin), ata me këtë rast bëjnë përjashtim vetëm veshjen muslimane. Bartja e hixhabit, siç e parasheh ai, nuk është kurrfarë akti që simbolizon simbolet fetare dhe as që është akt i cili ka për qëllim ruajtjen e pastërtisë islame, por është një akt i cili “simbolizon pabarazinë e gjinive dhe kufizimin e gruas”. Kështuqë, në vend që të orientohet në drejtim të frenimit të shkollave të cilat i ndalojnë muslimanet në praktikimin e një obligimi fetar shumë të rëndësishëm, ai dhe të tjerët si ai i akuzojnë viktimat e këtyre sulmeve.
Shembulli tjetër i arsyetimit të sulmeve ndaj muslimanëve mund të gjendet në raportin e paraqitur në revistën Newsweek, numër 26, dhejtor, 1994, me titullin “Kërcënimet e sërishme”. Raporti hulumton suksesin e Kombeve të Bashkuara në Bosnje dhe përfundon se bëhet fjalë për një mision të kobshëm. Në vend që të apelojë në marrjen e masave më të vendosura për pengimn e agresionit serb, artikulli insiston në atë se dërgimi i trupave paqësore dhe shpallja e qyteteve të caktuara boshnjake si “zona të mbrojtura” është e vetmja gjë që mund të kontribojë në vazhdimin e agonisë së boshnjakëve. Siç thotë Kenet Auchincloss, autor i artikullit: “Në retrospektivë, edhe më tutje nuk është e qartë se a do të mundej që kombet perëndimore të bënin diç në parandalimin e kësaj lufte, krahas intervenimit ushtarak të cilin asnjëra prej tyre nuk ishte e gatshme ta ndërmarrë. Ajo që është e qartë është se masat, krahas embargos në importimin e armatimit  dhe të “ashtuquajtur zonë e mbrojtur”, vetëm se e prolongojnë fundin e kësaj lufte. Helmetat e kaltërta vetëm që kanë lehtësuar tragjedinë në Sarajevë, kurse, në anën tjetër, ekzistimi i tyre vetëm se ka përforcuar situatën pa shtegdalje të cilën e ka imponuar rrethimi i Sarajevës.
Kjo mezi ka qenë një shërbim për banorët e Sarajevës në rrethim. Ajo që rëndom prehet në zemër gjatë vlerësimit të gabuar rreth Bosnjës është një lloj i ndjenjës në të cilën Perëndimi posaçërisht është mbështetur. Jemi ngutur duke u munduar që të tregojmë gjestin humanitar, pa mos menduar shumë për pasojat. Kur ndeshemi me vuajtjet spektakulare njerëzore, ndiejmë një impuls të pakontestuar të nevojës për të tentuar të ndihmojmë. Kur të paraqitet vuajtja në një zonë, e vetmja mënyrë për të ndihmuar është përkrahja e fuqisë ushtarake. E kur dërgohen fuqitë ushtarake, është e pashmangshme që të inkuadrohen në përleshje, gjithnjë duke patur parasysh mundësinë e aftësisë për ta penguar konfliktin”.
Artikull i ngjashëm është paraqitur në magazinën Time, në numrin e 26 Qershorit të vitit 1995, me titullin “Përse nuk funksionon të ruajturit e paqes”, i cili paraqet propozim shumë bindës. Henry Grunwald, autor i këtij artikulli, propozon që forcat për ruajtjen e paqes nuk do të duhej të angazhohen në rajonet siç janë Bosna dhe Somalia, atje ku prehen muslimanët, dhe se më mirë do të ishte që ato forca të dërgohen në ato vende ku diktatorët luftojnë me grupet ekstremiste islame, me qëllim që të ndihmohen kundër atyre grupeve.
Me apo pa Kombet e Bashkuara, në çfarë rrethanash Shtetet e Bashkuara do të intervenonin? Në rregull, jo në Somali, jo në Bosnje, mirëpo ku dhe si?
Në disa raste Shtetet e Bashkuara janë të detyruara të kufizohen vetëm në ndihmën humanitare, duke u munduar që t’i ikin ndërhyrjeve ushtarake. Në rastet tjera, intervenimi i Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj do të ishte i domosdoshëm. Fjala vjen, sulmi ose rreziku nuklear i Irakut, Iranit ose Koresë Veriore, erupcioni i fundamentalizmit islamik, i cili madje edhe tani e destabilizon Algjerinë, në të njëjtën kohë do të mund të ishte rrezik edhe për Turqinë. Në këtë rast do t’i sillte presion të vazhduar Evropës. Ghjithashtu edhe “luftërat lokale”, krahas atyre në Indi dhe Pakistan, të cilat shumë lehtë do të mund të shndërroheshin në nukleare. As Shtëpia e Bardhë, as kritikët e saj, nuk parashohin për amerikanët se si në ardhmëri këto zhvillime, ose të ngjashme me to, do të ndikojnë në interesat e Shteteve të Bashkuara. Ky lloj i kizave sigurisht se do të kërkonte më shumë se sa “trupat për mbajtjen e paqes”. Kështu që tani disa nocione të reja kanë hyrë në kanalet e komunikimit “kultivimi i paqes, zbatimi i paqes” etj. Mirëpo, si duket, përsëri do të duhet të përdoret nocioni i “qetësimit”, në kuptimin të cilin romakët kishin ndërmend kur “qetësuan” fiset gjermane të hunëve, apo kur britanikët qetësuan kufirin veriperëndimor. Kjo nuk mund të kuptohet si përkrahje për imperializmin e ri, por vetëm një lloj përpjekje që të kuptohet se për zbatimin e paqes nganjëherë nevojitet edhe forca adekuate.

Disproporcioni në përgjigjen e muslimanëve
Përderisa Islami dhe muslimanët vërshohen me reportazhe në mënyrë të shëmtuar, në njërën, nga format e lartpërmenduara, megjithatë, ndonjëherë mund të gjenden disa publikime objektive. Shembulli për këtë mund të haset edhe në ato publikime të cilat janë të njohura me propagandë antiislame. Fjala vie, Le Monde në botimin e 19 prillit të vitit 1995 përhap lajmin me titull “Egjipti ua pengon islamistëve hyrjen në politikë”. Në këtë artikull përshkruhet represioni i regjimit dhe thyerja e të drejtave të njeriut mbi grupet islame në Egjipt. Një nga kryeartikujt e editorialit të The Economist në numrin e 18 marsit të vitit 1995 përmban qëndrimin më liberal ndaj Islamit në artikullin me titullin “Të jetohet me Islamin” dhe gjithashtu tërheq vërejtjen në përfundimet e gabuara kur tentohet që grupacionet e ndryshme islame të nivelizohen në një kategori.
Problemi është se si muslimanët mund të përgjigjen ndaj provokimeve globale?
Pranojmë se përgjigja muslimane në prezentimin e Islamit në mënyrë të shëmtuar nga mediat në të shumtën e rasteve është e mjerë dhe joefektive. Fushata e shëmtimit dhe informimit të gabuar mbi Islamin në mënyrë efektive nuk refuzohet nga ana e mediave muslimane, sepse mediat islame praktikisht edhe nuk ekzistojnë fare. Përveç disa publikimeve të cilat kuptohet se frekuentojnë te një numër i vogël njerëzish, të cilët janë të angazhuar me çështjen e Islamit, për diç tjetër as që mund të flitet se i përngjajnë masmediave islame. Përderisa joefektiviteti i mediave muslimane dhe pamundësia e tyre që t’i kundërvihen fushatës nënçmuese kundër Islamit pjesërisht mund të sqarohet me debalansin ekonomiko-politik në mes të lëvizjes globale të vendosur dhe botës islame, shkaqet e vërteta qëndrojnë në mënyrën se si paraqitet dhe promovohet Islami.
Nocioni i përdorur te muslimanët në lidhje me aktivitetet e ndryshme të cilat kanë për qëllim që t’i përvetësojnë njerëzit për çështjen e Islamit dhe promovimin e besimit dhe vlerave islam është da’veja.
Metoda e da’vetit (thirrjes islame), mbi të cilën diskutohet dhe e cila është pranuar si metodë e bartjes e vlerave të vërteta të Islamit dhe besimit, kuptohet është ndikimi reciprok në mes të transmetuesit të mesazhit islam dhe recepientit të tij. Në të vërtetë, modeli i da’ves është modeli të cilin e ka praktikuar Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe sahabët e tij. Kështu një autor shkruan: “Da’ve nuk është profesion me të cilin merren grupe profesionale të njerëzve, e as që është aktivitet i përhershëm ose i përkohshëm. Ajo nuk konsiderohet reaksion i ndërmarrë kundër misionarëve krishterë apo sulmeve komuniste. Da’ve është përgjegjësi e çdo muslimani, pa marrë parasysh a është sundues ose i sunduar, udhëheqës ose pauses, i pasur ose i varfër, mësues ose nxënës, jeton në Lindje apo në Perëndim, në Veri apo në Jug. Askush nuk ka përgjegjësi më të madhe ose më të vogël në mes daive (thirrësve) dhe atyre që merren me da’ve, e as që ndokush mund t’i ikë ose të shtyejë këtë përgjegjësi në çfarëdo rrethana”.
Ky argument, i cili paraqet aspektin më të gjerë të pranuar, lëshon rastin që të bëjë dallimin për promovimin e Islamit nga ana e individëve muslimanë nga format tjera të jetës si rezultat i karakterit dhe sjelljes së mirë, kultivimin e sjelljeve fisnike, nga njëra anë, dhe promovimin e Islamit përmes programeve të planifikuara të ndërrmarra nga ana e muslimanëvë të trajnuar dhe të ushtruar. Nga këta të fundit kërkohet shfrytëzimi i mjeshtrive dhe teknikave më të përparuara dhe më adekuate, si dhe shkathtësive dhe teknologjive më të njohura. Me shkathtësi, në mes tjerash, nënkuptohet aftësia e të shkruarit të mirë dhe kualitativ, aktrimit dhe recitimit. Me teknologji nënkuptohet përdorimi i mediumeve elektronike, me anë të së cilës transmetojmë videon dhe shkrimet tonike të cilat mund të përdoren në transmetimin e mesazhit islam. Lidhja në mes këtyre dyjave prodhon media të fuqishme, të afta për transmetimin e vlerave, fesë dhe konceptin mbi botën në formë të filmit të luajtur dhe dokumentar, pjesëve teatrale, programeve edukative, emisioneve bashkëbiseduese, filmave të animuar etj.
Përkundër rëndësisë që kanë mediat elektronike dhe rezultatet largëpamëse të cilat të ato mund t’i arrijnë në ndryshimin e realitetit kulturor, ato edhe më tej nuk janë bërë armë dhe instrument për zgjerimin e mesazhit islam. Një shenjë e rëndësishme në mangësitë e të kuptuarit të këtyre mjeteve mund të vërehet në faktin se institucionet e larta arsimore islame nuk i konsiderojnë format e ndryshme të artit dhe teknologjisë si mjete me interes të cilat ndërlidhen me mesazhin e Islamit, por edhe më tutje vazhdojnë të fokusohen në komunikimin interpersonal dhe me një pjesmarrje simbolike në komunikimin publik. Në kohët e fundit në mediat e shkruara kemi një prezentim më të theksuar të islamistëve. Mirëpo, revistat dhe magazinat të cilat i botojnë islamistët shpesh u drejtohen vetëm lexuesve të lëvizjeve islame, përkundër rëndësisë së orientimit të tyre drejt publikut.

Aftësimi ndaj provokimit global
Provokimi të cilin e paraqesin mediat globale është i fuqishëm dhe shumë serioz. Asgjë nuk mund të jetë më shkatërruese për pasqyrën e një religjioni të njohur me shpirtin e tij tolerant dhe liberal, dhe me pa të drejtë kjo tolerancë dhe ky liberalizëm i Islamit të redukohet në kategorinë e terrorizmit dhe fanatizmit. Kjo është ajo që shpifësit ndaj Islamit shpresojnë që ta arrijnë përmes fushatës së tyre të përgjitshme ndaj muslimanëve. Aftësimi ndaj provokimeve globale kërkon një strategji mirë të menduar dhe të zbatuar.
Përderisa zhvillimi i një strategjie adekuate pretendon polemikë të gjerë dhe debate më mesin e muslimanëve, si dhe kontributin e shkencëtarëve dhe dijetarëve të ndryshëm muslimanë, dëshiroj t’i prezentoj katër tezat vijuese me qëllim që të ofroj përgjigje ndaj nxitjeve globale.
a. Pengesa që paraqitet në zhvillimin e masmediave muslimane rrjedh nga disa qarqe të caktuara të cilat insistojnë në shmangien e artit dhe teknologjisë nga aktiviteti i da’ves. Qëndrimet e forta dhe të ashpra, të inkurajuara nga disa grupe dhe individë, jo vetëm që burojnë nga të kuptuarit statik të disa rregullave islame, të kuptuara jashtë kontestit të tyre dhe pa marrë parasysh në principet dhe qëllimet esenciale të Kur’anit, por edhe nga mosmundësia për të kuptuar dallimin në mes të individëve të cilët bëjnë jetë të lartë sinqeriteti dhe devotshmërie dhe popullit të thjeshtë i cili kënaqet duke i kryer disa obligime fundamentale, si dhe të përmbajturit nga disa gjëra të cilat janë rreptësisht të ndaluara. Është i kuptuar reduktimi i dembelive në masën më të vogël të mundshme për personalitetin e atyre individëve të cilët i kanë angazhuar jetërat e tyre për t’i shërbyer qëllimeve fisnike, mirëpo, në anën tjetër, e njëjta gjë nuk duhet të pritet nga shumica dërrmuese që nuk e kanë motivacionin dhe synimin e këtillë. Për shumicën e njerëzve, argëtimi është diç e natyrshme dhe e domosdoshme, andaj edhe me programet argëtuese duhet të synohet të përfitohet në mënyrë që të bartet mesazhi fisnik islam.
b. Nga ky shkak, organizatat profesionale të masmediave do të duhej të themeloheshin me qëllim të promovimit të vlerave islame dhe prezentimit të hulumtimeve të drejta të synimeve dhe praktikës muslimane. Qëllimi është që mediat e këtilla të ballafaqohen me provokimet globale, ato janë të detyruara që të flasin me “gjuhën globale” dhe t’i drejtohen “opinionit global”. Kjo kërkon që agjencitë e mediave islame të përfitojnë nga të gjitha degët e mundshme të artit dhe teknologjisë, në mënyrë që të arrijnë deri te opinioni më i gjërë i mundshëm dhe të kenë mundësinë që të merren me të gjitha problemet e njerëzimit në tërësi, në vend që të angazhohen me disa çështje të thjeshta dhe zemërngushta. Ata, gjithashtu, duhet të tentojnë të lajmërojnë për të gjitha problemet, polemikat dhe çështjet në mënyrë të strukturuar, e jo vetëm ato çështje të cilat kanë të bëjnë me lëvizjet dhe grupet islame. Për këtë shkak shtëpitë profesionale të mediave është e domosdoshme të jenë autonome nga çdo lëvizje apo grupim politik. Ky kusht është i rëndësishëm për mbajtjen e profesionalizmit të tyre, kurse nënshtrimi i tyre ndaj çfarëdo ndikimi direkt të cilit do grupimi politik ose shoqëror sigurisht se do t’i shndërronte këto qendra të mediave në zëdhënëse të atyre lëvizjeve apo grupimeve politike.
c. Që qendrat e tilla të mediave të veprojnë në mënyrën që u përmend më lartë, ato duhet kërkojnë persona të aftësuar lartë, të cilët do të punojnë me mjeshtritë teknologjike dhe të cilët kanë talentin artistik. Pikërisht për këtë, kontributi i shkollave teknike dhe institucioneve të arsimit të lartë është i një rëndësie vendimtare. Posaçërisht univerzitetet islame bartin përgjegjësinë e zhvillimit të programeve që do të mundësojnë integrimin e njohurive islamike dhe mjeshtrive teknike, në mënyrë që më në fund të prodhojnë gazetarë, dramaturgë, skenaristë, artistë, producentë dhe individë të cilët do të jenë të aftë që në komunikim të kombinojnë mjeshtritë teknike dhe talentin e artit me synimet dhe angazhmanet islamike.
ç. Përfundimisht, me qëllim që mediat muslimane të kapin dimenzione globale, mjetet evidente në gjithë botën muslimane duhet të bashkohen. Bashkimi i mjeteve në dispozicion nuk duhet të ketë për qëllim konsolidimin e kapitalit dhe udhëheqjen. Shkallë e caktuar nga këto të dyja mund të përdoret. Bashkimi i mjeteve në dispozicion duhet të koncentrohet në këmbimin e përvojave, duke e lehtësuar orarin dhe format e ngjashme të bashkëpunimit, gjë që mund te merr formën e ndërlidhjes.

Përfundim
Shëmtimi i pasqyrës mbi Islamin, siç kam tentuar të tregoj, rrjedh nga fakti që Islami shihet nga ana e interesave të grupeve të fuqishme si provokim ndaj rendit të vendosur global. Në pengimin e zgjerimit dhe tërheqjes së Islamit dhe aktivizimin e ndryshimit publik kundër simboleve të tij, Islami patjetër duhet të paraqitet si fuqi negative e cila udhëheq në dhunë e shtypje. Është obligim i të gjithë muslimanëve që ta sqarojnë natyrën e vërtetë të Islamit, si fé e arsyes, tolerancës dhe drejtësisë. Lufta kundër prezentimit të gabuar të Islamit, me qëllim të vendosjes së sërishme të Islamit, është një detyrë e lehtë. Kjo kërkon kooperim të plotë në mes organizatave muslimane dhe institucioneve të larta me qëllim të unifikimit të mjeteve në dispozicion dhe aftësimit. Kjo gjithashtu kërkon zhvillimin mjeshtrive artistike dhe teknologjike dhe aftësimin e nevojshëm për shfrytëzimin e spektrit të gjerë të masmediave për bartjen e mesazhit islam. Më e rëndësishme nga të gjitha është që kjo detyrë kërkon ndryshime të mençura në mbisundimin e raporteve dhe praktikës e cila ka të bëjë me nevojën përdorimit të artit dhe teknologjisë në promovimin e Islamit, si dhe zhvillimin e strategjisë adekuate për shpifësit ndaj Islamit.

Përktheu dhe përshtati:
Nexhmedin ADEMI

 

Të gjitha të drejtat i takojnë Shtëpisë Botuese "Furkan ISM" © 2007-2008