Vepra


VEPRA 99

EDITORIAL


Sërish erdhi, edhe këtë vit, me të gjitha dobitë dhe mirësitë që ngërthen në vete, për të freskuar shpirtrat e besimdrejtëve, të cilët me padurim e pritën për njëmbëdhjetë muaj të tërë... Dhe, dalëngadalë edhe po largohet përsëri, me synimin për të na braktisur edhe njëherë, në udhëtimin e vet të pandërprerë... Deri në çastin dhe ditën kur Krijuesi i gjithçkaje të vendosë ndryshe, ndaljen e rrjedhës së kohës dhe shuarjen e jetës së kësaj bote.
Besimtarët e vërtetë gjithandej rruzullit, me mikpritjen më të ngrohtë të mundshme, ia hapën edhe sivjet portën e zemrës këtij mysafiri të ndershëm e të bereqetshëm të Zotit.
Dhe, radha i erdhi që ky muaj i bekuar të bie në stinën më të ngrohtë, në muajin më me vapë, në ditët më të nxehta të vitit. Megjithatë, edhe kjo nuk paraqet shumë problem dhe përballohet me dinjitet nga shpirtrat që synojnë lartësitë, nga zemrat e lidhura për Zotin, nga trupat të cilët i kanë caktuar vetes për t’u ushqyer sa për të jetuar, e jo për të jetuar për t’u ushqyer...


PROCESET GLOBALISTE NË BOTË

Dr. Mersel BILALLI

Zhvillimi i hovshëm i tregtisë botërore dhe këmbimi tejet dinamik i mallrave dhe shërbimeve të ndryshme, prej viti në vit shënon dinamizëm më të madh zhvillimor, kështu që këta komponentë të fuqishëm të ekonomisë botërore objektivisht determinojnë ushtrimin e presionit ndaj shteteve jo aq të fuqishme, duke i detyruar ato që t’i nënshtrohen liberalizimit të këmbimit tregtar, duke zvogëluar apo hequr fare doganat në këmbimin me jashtë dhe duke thjeshtëzuar procedurat e kalimeve kufitare për mallrat dhe kapitalin, por edhe duke krijua tregje të përbashkëta, tregje të lira, zona të lira doganore, struktura integruese në mes shteteve etj.
Lexo më tepër...

JETA BASHKËKOHORE DHE QENËSIMI I VLERAVE ETIKE

Doc. dr. Bashkim SELMANI

Koha që po kalojmë është e përmbushur përplot me strese, emocione të ndryshme të pasigurisë së përgjithshme shoqërore, dhe shprehjeve shpeshherë të papranuara nga publiku dhe qytetarët në përgjithësi. Prandaj është e kuptueshme edhe retorika e përditshme mediale, që çdo fjali dhe informacion lajmesh të fillojë dhe mbarojë me shprehjen e rrezikimit të sigurisë njerëzore dhe funksionimit të sajë, sharje dhe ofendime të natyrave të ndryshme si ato politike, partiake, ndërnjerëzore, pa i kushtuar një rëndësi të veçantë mënyrës së komunikimit me publikun dhe përkujdesjen e shprehjeve të pazgjedhura në dëm të oratorisë dhe mënyrës së komunikimit.
Lexo më tepër...

PËRMBAJTJA E TË DREJTËS PËR ARSIMIM, DETYRIMET  SHTETËRORE DHE MËSIM - NXËNIA

 Mr. Xhemile SELMANI

E drejta për arsimim ka bazë solide në të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kjo ishte shtruar me kujdes në disa dokumente Regjionale dhe Universale për të Drejtat e Njeriut. Si shembuj të tillë janë: Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (Neni 26), Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (Neni 13 dhe 14) Konventa për Eliminimit e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Gruas (Neni 10) dhe Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës (Neni 28 dhe 29).
Lexo më tepër...

 

PËRGJEGJËSIA PENALE E PERSONAVE JURIDIKË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Doc. Dr. Afrim OSMANI

Personat juridik paraqesin formë të institucionalizuar të të vepruarit të përbashkët të më shumë personave. Nëse personi juridik përbëhet prej dy apo më tepër personave fizik, atëherë përgjegjësia e tij eventuale penale, domethënë përgjegjësi kolektive e çdo anëtari të personit juridik, kurse dënimi i cili do të shqiptohej, do ta godet, po ashtu, çdo anëtar të tij. Lidhur me pozitën e personave juridik ndeshen dy koncepte: teoria e fiksionit apo romane, dhe teoria e realitetit apo gjermane.
Lexo më tepër...

RAMAZANI, MUAJ I VEÇANTË

Falënderimi i takon All-llahut të Madhërishëm, i Cili na e mësoi Librin e qartë, i Cili na bëri të jemi prej atyre që udhëzojnë në të vërtetën e pamposhtur dhe na dalloi me dituri e cila i nxjerr njerëzit nga errësira në dritë. Bekimet dhe selamet e All-llahut qofshin mbi të parin nga mesi i të zgjedhurve, shëmbëlltyra dhe i dashuri ynë, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen e tij të ndershme, as’habët dhe të gjithë ata që do ta ndjekin atë në rrugën e vërtetë.
Lexo më tepër...

KUR’ANI PËR HATËR TE AGJËRIMIT APO AGJËRIMI PËR HATËR TË KUR’ANIT?

Mr. Sabahudin JASHARI

Pyetja se cili është zbritur, në Ramazan, për hatër të tjetrit, Kur’ani për hatër të agjërimit apo agjërimi për hatër të Kur’anit, në aspektin formal nuk ka shumë rëndësi, por me rëndësi është të dihet se ç’raporte kanë me njëri-tjetrin këta dy elementë shumë të dalluar të muajit të bekuar të Ramazanit.
All-llahu i Madhëruar thotë në Kur’anin Fisnik: “ … zemrat e tyre janë pushtuar nga veprat (e këqija) që bëjnë.” (El-Mutafifin: 14)
Lexo më tepër...

 

BEDRI, ANIJE E HISTORISË

Mr. Bashkım ALIU

Po, mu kështu, sepse Bedri me mesazhet, porositë dhe reflektimet e tij të vlerave madhështore, lundron në kohë, i viziton gjeneratat, i pret periudhat historike dhe ndalet në limanin e çdo brezi dhe etape, për t’u lënë margaritarë të çmueshëm nga thesari i tij i shumtë, e pastaj vazhdon rrugën për në kohë dhe gjenerata tjera, me thesar të madh porosish e mësimesh, i cili, edhe pse zbarkon nga një pjesë të tij në limanet e brezave dhe periudhave historike, mehgjithatë mbetet i njejtë, i paprekur.
Lexo më tepër...

AGJËRIMI, FIJA QË I BASHKON DHE AFRON NJERËZIT

Mr. Semir Imamoviq

Mbinatyrshmëria (paarritshmëria e mrekullive) e Kur’anit, mes tjerash, manifestohet edhe përmes asaj se, shprehjet e tij të lehta për t’u njohur dhe për t’u kuptuar në çdo kohë, shpesh fshehin fakte të cilat nuk është e mundur të zbulohen në çdo kohë, kurse ai me kujdes të madh i ruan gjatë kohës kur njerëzimi kalon nëpër krizë dhe bredhje, dhe atëherë, me zbulimin dhe ndriçimin e tyre, sërish ndërron rrjedhën e historisë, duke shkëlqyer si triumfues ndaj prapambetjes njerëzore, shkencore dhe shpirtërore...
Lexo më tepër...

PYETJE DHE PËRGJIGJE (18)

Mr. Bashkim ALIU

PYETJA: A ka mundësi që kur të jap sadaka, ta bëj nijet për më tepër persona?

PËRGJIGJA: Sadakaja është prej veprimeve të preferuara të cilat e avancojnë besimtarin, e humanizojnë shpirtin e tij dhe ndikojnë pozitivisht në jetën shoqërore.
Marrë parasysh se sadakaja është prej punëve të mira, në Kur’an ka shumë ajete që urdhërojnë në punë të mira dhe që konfirmojnë se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira janë të shpëtuar prej humbjes dhe devijimit.
Lexo më tepër...

 

SI TA LË FENË TIME, KUR JAM MUSLIMANE KUDO QË SHKOJ!

Quhem Alijeta (Alijeh), jam muslimane. Islamin e kam pranuar para rreth njëzet viteve. Dua t’ju tregoj rrëfimin për kalimin tim në Islam. Kam jetuar jetë të rëndomtë në një qytet të vogël në Gjermani. Për Islam kam ditur shumë pak. Asgjë tjetër, përveç asaj që ka arritur deri te ne përmes lajmeve dhe që kam dëgjuar në shkollë - se është fe e arabëve. Për Islamin nuk kemi menduar si për fe, sepse feja në shoqërinë tonë edhe nuk është aq e rëndësishme.
Lexo më tepër...

PASTRIMI PARA ZBUKURIMIT

Me zemër i kryejmë adhurimet më të madhërishme. Në zemër është ruajtur qëllimi i sinqertë pa të cilin adhurimet e humbin qëllimin primar dhe vihen në nivelin e ulët të formalitetit. Shumë janë ata që e përgatisin stomakun për uri, por të përgatitet zemra për robërim të sinqertë ndaj Zotit kërkon më shumë përpjekje. Vallë, a e vëren se ligjëratat dhe këshillat e para Ramazanit nga viti në vit përsëriten? A depërtojnë ato fjalë në zemrën tënde? A lëshon syri yt ndonjë pikë loti kur i dëgjon fjalët melodike nga Libri i All-llahut? A ndjen dëshirë që të ndryshohesh dhe më pas të mundin përtacia dhe pavendosmëria? Ty të duhet një zemër e re, e rilindur dhe e spastruar nga përtacia, pavendosmëria dhe mashtrimi i përhershëm për një jetë të gjatë.
Lexo më tepër...

MISTERI NË ERRËSIRËN E ZEMRËS

 Fatma DERVISHI


Gjithkush ka fjalë të shumta për  të thënë në këtë botë të zhurmshme dhe plot probleme. Unë, po ashtu, doja të ngrij mendimet e mia në shkrim, të derdh ndjenjat e mia në fjalë. Por, e shqetësuar  në strukturën që unë u jap atyre, se esencat e mia të lëngshme do të marrin formën çfarëdo në frazat që kam zgjedhur, se mendimet e mia do të përcaktohen nga fjalët  që  përdor me kuptim të  ngurtë, nga kufijtë e një gjuhe të paaftë për të akomoduar rrjedhshmërinë  e mendjes  sime, se ato do të kufizohen në një rrugë të veçantë, kur një drejtim linear nuk do të mjaftojë për të shprehur  gjithçka unë dua të shpreh...
Lexo më tepër...

 

ISLAMI - FE E MODERUAR DHE RRUGËS SË MESME

Abdulvaris RIBO

Islami është fé që thërret në butësi, tolerancë dhe mesatari. Mesataria është tipari më i dalluar prej veçorive të besimit islam, e me këtë edhe karakteristika më e rëndësishme e pjesëtarëve të tij – myslimanëve:
“Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në Ditën e Gjykimit) ndaj njerëzve…” (El-Bekare: 143)
Lexo më tepër...

KULTURA ISLAME E JETESËS

Dr. Jusuf KARDAVI

“Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi se do t’i bëjë mëkëmbës në atë tokë...” (En-Nur: 55) Mëkëmbja nënkupton administrimin, popullzimin, ndërtimtarinë, qytetërimin. Në çfarë mënyre Islami i zgjidh problemet e kulturës së jetesës në dritën e kohës moderne dhe sfidave me të cilat përballet bota moderne. “... Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij...” (Hud: 61)
Lexo më tepër...

TË USHQYERIT E MUSLIMANIT

Mr. sci. Faruk ÇENGIQ

Ajo që është karakteristikë për të gjithë muslimanët, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të botës gjenden, është mënyra e caktuar, specifike e të jetuarit, e cila manifestohet në të gjitha sferat e punës dhe sjelljes. Duke pasur parasysh këtë, edhe të ushqyerit, por edhe gjithçka në lidhje me të, është një nga aspektet e rëndësishme në jetën e muslimanit. Muslimani nuk ha për t’i kënaqur nevojat trupore apo prej kënaqësisë, ai ha dhe pi për ta ruajtur shëndetin e trupit të vet që i mundëson për të bërë ibadet All-llahun e Madhërishëm, ibadet i cili do ta bëjë të denjë për nderë dhe lumturi në botën tjetër.
Lexo më tepër...

 

KUSHTETUTA HISTORIKE E MEDINËS

Abdullah KLINAKU

Rrethanat historike

Profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], që nga mosha dyzet vjeçare kur iu bë i obligueshëm transmetimi i shpalljes hyjnore, vazhdimisht punoi që atë ta përhap ndër njerëz. Shpallja me të cilën u obligua ai ishte Islami, i cili pas plot 23 vjetëve do të merr formën e fesë universale që rregullon jetën dhe veprimtarinë e njeriut, duke filluar nga ajo individuale, familjare, shoqërore, shtetërore, e deri te rregullimi i marrëdhënieve ndërkombëtare. Për të marrë formën e duhur kjo fe, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu nevojit një periudhë 23 vjeçare e thirrjes në të. Kjo periudhë është e ndarë në dy epoka kryesore: e para, mekase, gjegjësisht periudha përderisa Pejgamberi bëri thirrje në Mekë, e cila përshin 13 vjet; dhe e dyta, periudha medinase, e cila përfshin 10 vjet të qëndrimit të tij në Medine që nga emigrimi, periudhë kjo e cila mund të quhet edhe koha e ndërtimit të shtetit islam.
Lexo më tepër...

NDIKIMI I SHKENCËS DHE DIJES ISLAME NË ANGLI

Salah Zaimeche

Von Grunebaum thotë se “shoqëria moderne muslimane si një tërësi, e cila është në gjendje të mjerë, nuk e njeh prejardhjen, zhvillimin dhe të arriturat e qytetërimit të vet. Kjo mosnjohje është pjesërisht për shkak të sistemit arsimor me defekte, ndërsa pjesërisht edhe për shkak të problemeve mbizotëruese të “përputhjes” në këtë kohë. Për më tepër, metodat kërkimore shkencore ende nuk janë bërë të pranuara nga të gjithë.”
Kjo deklaratë me vete bart dy gjëra interesante. E para, që është e qartë: shoqëria muslimane, si një tërësi, nuk ka kurrfarë parafytyrimi për ndikimin që e ka bërë qytetërimi i saj ndaj botës moderne, shkencës moderne dhe qytetërimit. Rrallë ndonjë musliman do të shohë se bota angleze, e cila dominon me civilizimin tonë modern, më shumë përmes Amerikës, në një moment shkencën dhe diturinë e vet e merrte nga muslimanët. Dhe gjëja tjetër, po aq e qartë: nëse vetë muslimanët janë të pakujdesshëm në aspektin e kontributit të tyre, atëherë pse tjerët do ta pranonin atë kontribut për ta? Lexo më tepër...

   

SI TË SHPËTONI NGA PAGJUMËSIA

Muhamed JONUZI

Disa njerëzve u nevojitet më shumë gjumë, e disave më pak. Nëse dikush fle vetëm pesë orë, ka kaluar në gjumë një të pestën e jetës, ndërsa nëse një njeri bën gjumë dhjetë orë, kalohet gati gjysma e jetës në gjumë.
Shqetësimi për shkak të pagjumësisë e dëmton organizmin shumë më tepër sesa vetë pagjumësia.
Në të shumtën e rasteve, gjatë bisedave tona, njerëzit brengosen dhe flasin për fenomenin e pagjumësisë. Nuk ka njeri i cili nuk ka qenë ndonjëherë ‘rob’ i pagjumësisë, mirëpo ka të tillë të cilët pjesën më të madhe të jetës e kalojmë së bashku me këtë gjendje. Por, a thua vallë duhet të brengosemi dhe të rrimë duarkryq, apo ka nevojë të ndërmarrim diçka për të parandaluar pagjumësinë. Për këto dhe të tjera informacione, po i qasemi kësaj teme me rreshtat në vijim.
Lexo më tepër...

A E NDRYSHON TEKNOLOGJIA MËNYRËN E FUNKSIONIMIT TË TRURIT TË NJERIUT?

Si duket truri i adoleshentit në Google? Vallë gjitha ato orë të kaluara në internet e ndryshojnë mënyrën se si funksionon truri?

Në shikim të parë duket se këto pyetje vijnë nga prindërit e brengosur, megjithatë, këto janë pyetje të hartuara nga shkencëtarët që hulumtojnë punën e trurit. Edhe pse çështja e lojërave të dhunshme ka zënë vëmendje të konsiderueshme nga opinioni, disa probleme aktuale janë shumë më të thellë. Disa shkencëtarë mendojnë se bota elektronike ndryshon mënyrën se si lexojmë, mësojmë dhe komunikojmë me njëri-tjetrin.
Edhe më tej nuk ka përgjigje definitive për këto pyetje. Megjithatë, Dr Gary Small, psikiatër në Universitetin UCLA, thotë se ekspozimi i përditshëm ndaj teknologjive digjitale sikurse interneti dhe telefonat me funksione të shumta, mund të ndryshojë mënyrën e funksionimit të trurit tonë.
Lexo më tepër...


Të gjitha të drejtat i takojnë Shtëpisë Botuese "Furkan ISM" © 2007-2011