Faqja që gjendet para jush, është një përmbledhje e rrëfimeve në veten e parë të një numri të madh të personaliteteve të konvertuar në Islam viteve të fundit.
Shpresojmë se këto rrëfime do t’i përfitojnë zemrat tuaja dhe do të zgjojnë kërshërinë tuaj, për më tepër, kur kihet parasysh se bëhet fjalë për një çështje vërtetë interesante: përqafimin e Islamit, në kohën kur dikush mundohet me çdo kusht që Islamin ta paraqet si fé terroriste, të prapambetur dhe shtypëse, si dhe kur anekënd botës po udhëhiqet një politikë e ndyrë për ta paraqitur Fenë e All-llahut në mënyrën më të shëmtuar, gjë që ka bërë që pjesa dërrmuese e perëndimorëve të mos kenë pasqyrë të realtë dhe të drejtë mbi Islamin.
Megjithatë, këta personalitete treguan një guxim të pashoq dhe dinjitet të lartë në ballafaqimin e tyre me përditshmërinë, ngase bindja e tyre se kanë zgjedhur rrugën e vërtetë ishte ajo që i udhëhoqi në ditët e vështira të jetës.
Në këto rrëfime do të mund të lexoni për personalitete të ndryshme nga pothuajse të gjitha kontinentet e botës. Kurse do të hasni po ashtu edhe profesionet dhe lëmenjtë e ndryshëm të cilëve ata u përkasin.
Shpresojmë që rrëfimet e tyre mbi rrugën e përqafimit të Islamit dhe përqendrimi i tyre në këtë besim, përkundër maltretimeve, do të jenë një mësim i mirë për të gjithë ata që do t’i lexojnë këta rreshta…